Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Basha i thotë “m…t” Taulant Ballës në Parlament, kërkon falje në Twitter

2018/12/21 at 6:38 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 4 min
A A
Propozimi i PD/ Basha premton dyfishim të buxhetit për arsimin

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla akuzoi kreun e PD-së si të lidhur me kompanisë Victoria Invest që ka fituar tenderin për ndërtimin e aksit të Unazës së Re. Balla si kumbar të Bashës pronarin e kompanisë, duke përmendur emrin e vajzës së tij, Victoria.


Por, kreu i PD-së, iu përgjigj me një gjuhë jo etike për sallën e Parlamentit të Shqipërisë, duke theksuar se si prind, duhet t’i fusja një grusht Taulant Ballës, por u ndal pasi të “prekësh mu*in, bëhesh vetë pis”.

Për këtë shprehje, Basha kërkoi falje në rrjetet sociale.

Debati në Parlament:

Balla: Njëri prej banorëve të Astirit, erdhi dje dhe na tha se Lulzimi na vjen përditë në protestë me makinën e pronarit të kompanisë së tenderit të Unazës. Sa ka mundësi Lulzim që u shkon banorëve të Astirit. Merre dosjen, kjo është dosja e makinës që ti shkon tek protesta tek Astiri. Po deshe është e kompanisë Victoria Invest që u shkon banorëve të Astirit. Bufa na di ne që nuk e dimë lidhjen tënde Victoria invest? Nuk e dimë ne që njëra nga vajzat e tua e ka emrin Viktoria?

Unë mendoj që sot ne jemi të gjithë të gatshëm që draftin e përgatitur nga ekspertët më të mirë shqiptarë. Mos dilni e thoni që Ilir Rusmajli dhe Viktor Gumi janë ekspertë të kapur nga ne. Pa fund ndeshje futbolli ke parë me Ritvanin dhe i sheh. Edhe ti je dakord që Ritvani i bën mirë Bankës së Shqipërisë, sikurse edhe zonja përfaqësuese nga LSI. Ne me të vërtetë jemi për bashkëqeverisje. Jo me ju por me studentët. Luli, bëhu burrë dhe merre këtë që të sqarosh banorët e Astirit. Mos u shko më me makinën e Firmës. 

Basha: Instikti i parë është instikti i prindit dhe për atë që bëre këtu, instikti i parë ishte të të fusja një grusht, por u ndala nga dy gjëra. E para e punës, që të prekësh m… bëhesh vetë pis.

E dyta, nuk do të arrija dot t’u përcillja qytetarëve 3 pika.

A kuptuan gjë ju pse nuk e votojnë vetingun? Ky thotë ndërhyn me reformën në drejtësi. Ku ndërhyn?! Nuk ndërhyn fare me reformën në drejtësi, as nuk e ngadalëson, as nuk e shpejton, as nuk e pengon reformën në drejtësi. Është proces komplet paralel.

Vetingu është më i madh se hetimi, sepse vetingu i largon politikanët nga politika edhe pa provuar që kanë bërë një vepër penale sa kohë provon afërsinë e tyre me krimin dhe sa kohë ata nuk e justifikojnë pasurinë.

Ky thotë jo, na lini në politikë derisa të na çojë në burg SPAK-u. Pra na lini në politikë që ta kapim SPAK-un.

Pra është fare e qartë. Sot ndahet shapi nga sheqeri dhe nuk ka kovë me m.. si parafolësi që ta ndryshojë këtë.

O e doni vetingun në politikë që të pastroheni nga kovat dhe kryekova ose përndryshe e kuptojnë shqiptarët fare qartë se çfarë keni në bark.

Nuk e do vetingun Balla sepse e ka deklaruar publikisht miqësinë me një të dënuar i cili më pas ka shkelur ligjin për shkak të kësaj miqësie. Pra është i pari që digjet nga vetingu në politikë e kështu me radhë të gjithë duke përfshirë këtë këtu (Ramën). Mjaftojnë tabulatet për të parë se ky (Rama) është çdo ditë në kontakt me krimin e organizuar.

Gjetët simbolin e atij që e largon vetingu nga politika për ti thënë shqiptarëve pse nuk e doni vetingun në politikë!

Shqiptarët mund të jenë të painformuar, shqiptarët mund të jenë rënduar nga propaganda që villni ditë për ditë, por shqiptarët nuk janë budallenj!

Sot, tani, për pak minuta ndahet: ata që duan ta pastrojnë politikën nga politikanët e lidhur me krimin dhe që nuk justifikojnë pasurinë dhe politikanët e lidhur me krimin të cilët do të votojnë kundër e do të marrin edhe ata pak deputetë socialistë që nuk janë anëtarë të organizatës kriminale të rilindjes.

Shikoni dhe mbani vesh. Vota tani do ta ndajë dhe pas kësaj padyshim shqiptarët do të duhet të marrin vendime të mëdha sepse prej atij momenti ky parlament ka humbur shansin për të pastruar politikën me mjete institucionale. Ajo që mbetet pas  është vetëm në dorë të qytetarëve.

Këtë, në kuadër të shpifjeve që je dënuar, unë s’kam ndërmend që gjyqtarëve dhe prokurorëve tu çoj një tjetër shpifje totale. Automjeti im prej 6 vitesh është në lease nga kompania Mektrin, kompani shumë e mirë meqë më dhe rastin ti bëj reklamë dhe në dijeninë time është një kompani që nuk është as e ndonjë oligarku, as ndonjë banditi, është e një durrsaku të ndershëm. 6 vite me lease nga Kompania Mektrin o mashtrues i certifikuar!

Etiketa: Bashakuvendreplikat me ballen


Ju sugjerojmë

“Makineria e parë e akullores demokrate”, si lindi Pastiçeria “Eagle” në Shkodër
Kryesore

“Makineria e parë e akullores demokrate”, si lindi Pastiçeria “Eagle” në Shkodër

17 Qershor, 2025 10:59 pm
“Mori paratë dhe u zhduk”, ‘lumë’ denoncimesh për avokaten e Lushnjes
Aktualitet

“Mori paratë dhe u zhduk”, ‘lumë’ denoncimesh për avokaten e Lushnjes

17 Qershor, 2025 9:26 pm
“I ka hyrë me tullë, u rrëzua duke i rënë burrit”, fqinji godet e nxin gruan
Aktualitet

“I ka hyrë me tullë, u rrëzua duke i rënë burrit”, fqinji godet e nxin gruan

17 Qershor, 2025 9:06 pm
Vihet nën kontroll zjarri në malin e Krastës në Elbasan
Aktualitet

Vihet nën kontroll zjarri në malin e Krastës në Elbasan

17 Qershor, 2025 8:50 pm
Rritet me 23% numri i netëqëndrimeve të turistëve të huaj në Shqipëri
Aktualitet

Rritet me 23% numri i netëqëndrimeve të turistëve të huaj në Shqipëri

17 Qershor, 2025 8:21 pm
Raporti i Eurostat: Mbi 1500 të mitur të pashoqëruar kërkuan azil në mars 2025
Aktualitet

Raporti i Eurostat: Mbi 1500 të mitur të pashoqëruar kërkuan azil në mars 2025

17 Qershor, 2025 7:37 pm
Manja pret Presidentin e Eurojust: Partner i çmuar në drejtësinë ndërkombëtare
Aktualitet

Manja pret Presidentin e Eurojust: Partner i çmuar në drejtësinë ndërkombëtare

17 Qershor, 2025 7:35 pm
Media greke për Samir Manen: Si e ndërtoi suksesin e tij miliarderi i parë shqiptar
Aktualitet

Media greke për Samir Manen: Si e ndërtoi suksesin e tij miliarderi i parë shqiptar

17 Qershor, 2025 6:46 pm
Premtimet ekonomike të Presidentit të zgjedhur Trump
Bota

Trump: Kemi kontroll të plotë mbi qiellin e Iranit!

17 Qershor, 2025 6:34 pm
Luftrat në Lindjen e Mesme, eksperti: Europa ka treguar se ka pasur një rol të vakët
Bota

Luftrat në Lindjen e Mesme, eksperti: Europa ka treguar se ka pasur një rol të vakët

17 Qershor, 2025 6:16 pm
Para
Protesta live/ Studentë dhe qytetarë rrethojnë Kuvendin

Protesta, Këshillat Studentorë japin njoftimin: Rinis në Janar...

PS-PDIU në këshill miratojnë buxhetin e Tiranës për 2019

PS-PDIU në këshill miratojnë buxhetin e Tiranës për 2019

Detaje të reja/ Zbulohet SMS-ja e studentes kur ishte me Aleksandër Lucën

Detaje të reja/ Zbulohet SMS-ja e studentes kur ishte me Aleksandër Lucën
















TE FUNDIT

“Makineria e parë e akullores demokrate”, si lindi Pastiçeria “Eagle” në Shkodër

“Makineria e parë e akullores demokrate”, si lindi Pastiçeria “Eagle” në Shkodër
17 Qershor, 2025

Shpesh herë kur na komplimentojnë për diçka, sidomos për nga dashamirësia dhe ëmbëlsia jonë, ne shqiptarët themi “jemi të ëmbël...

Lexo më shumë

Irani akuzon WhatsApp-in: Po ndan informacione me Izraelin…

Irani akuzon WhatsApp-in: Po ndan informacione me Izraelin…
17 Qershor, 2025

Kompania teknologjike Meta ka reaguar zyrtarisht pas thirrjes së qeverisë iraniane drejtuar qytetarëve që të fshijnë aplikacionin WhatsApp nga telefonat...

Lexo më shumë

DASH konfirmon vdekjen e një shtetasi amerikan në Ukrainë dhe dënon sulmet ruse

DASH konfirmon vdekjen e një shtetasi amerikan në Ukrainë dhe dënon sulmet ruse
17 Qershor, 2025

Shtetet e Bashkuara e kanë dënuar sulmin rus të kryer përgjatë natës në Kiev, ka thënë zëdhënësja e Departamentit amerikan...

Lexo më shumë

Arrestohet kandidati demokrat për kryetar bashkie të New York-ut, Brad Lander

Arrestohet kandidati demokrat për kryetar bashkie të New York-ut, Brad Lander
17 Qershor, 2025

Zyrtari më i lartë financiar i qytetit të Nju Jorkut, i cili kandidon për të qenë kryebashkiaku i ardhshëm i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com