Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vettingu në politikë/ Amendamentet sot në seancë, çfarë pritet të ndodhë

2018/12/21 at 9:19 AM
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Vettingu rikthen opozitën në Kuvend, ja skenari i ditës

Parlamenti pritet të vendosë sot për vettingun në politikë të kërkuar nga opozita, e cila u rikthye në parlament dje pas rreth 6 muajsh mungesë dhe për herë të parë në këtë sesion parlamentar. Sipas rendit të ditës do të votohet për Projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998, “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar” (nenet 77/a dhe 77/b, Rregullore, votim me shumicën e jo më pak se dy të tretave të të gjithë anëtarëve të Kuvendit).


Në seancë do të paraqitet raporti i shumicës parlamentare dhe i pakicës parlamentare, dalë nga mbledhja e përbashkët e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut dhe Këshillit për Legjislacionin

Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998, ‘Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë’, të ndryshuar” ka të bëjë me “Amendamente kushtetuese për vettingun që përfshin vlerësimin e lidhjeve me krimin e organizuar të zyrtarëve të lartë shtetërorë, i depozituar nga opozita që në 7 shtator në parlament.

Pak ditë më parë komisioni i Venecias në opinionin përfundimtar rrëzoi amendamentet e propozuara nga opozita. Duke theksuar se qëllimi i propozimeve është legjitim, Venecia u shpreh se ka boshllëqe në kushtetutshmëri. Megjithatë Venecia ftoi palët për dialog.

Maxhoranca pritet ta rrëzojë propozimin e Partisë Demokratike. Ndërkohë dje Kuvendi rrëzoi me 76 vota pro dhe 22 vota kundër dekretin e Presidentit të Republikës nr. 10997, datë 13.12.2018 “Për kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 99/2018 “Për buxhetin e vitit 2019”.

Po ashtu, me 73 vota pro, Kuvendi rrëzoi dekretin e Presidentit të Republikës nr. 11015, për “Tatimin mbi të ardhurat”, ndërsa me 71 vota pro u rrëzua edhe dekreti nr. 10929, datë 5.11.2018 “Për propozimin e Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit”, të Vitore Tushës.

Ndërkaq me 76 pro, Kuvendi i Shqipërisë votoi projektligjin “Për një shtesë në ligjin nr. 9918, datë 19.5.2008 “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar”.

Kuvendi miratoi edhe projektligjin “Për disa ndryshime në ligjin nr. 9573, datë 3.7.2006, “Për autoriparimin, shitblerjen, depozitimin e mjeteve rrugore me motor, të rimorkiove dhe pjesëve të tyre të dala jashtë përdorimit ose të braktisura dhe për veprimtaritë që lidhen me to”, të ndryshuar.

Po ashtu, Kuvendi miratoi me 76 vota pro projektligjin “Për një shtesë në ligjin nr. 8328, datë 16.4.1998, “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të të paraburgosurve”, të ndryshuar.

Me 76 vota pro, Kuvendi miratoi edhe projektligjin “Për statusin e dëshmorit të atdheut”, projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7829, datë 01.06.1994 “Për noterinë”, të ndryshuar, si dhe projektligjin “Për kadastrën”.

Ndërsa projektligji “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë” u shty për në sesionin e ardhshëm parlamentar.

Kuvendi miratoi edhe projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 108/2014 “Për policinë e shtetit”, të ndryshuar si dhe projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes për bashkëpunimin, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Eurojust-it”.

Kuvendi miratoi po ashtu edhe projektvendimin “Për një shtesë dhe ndryshim në strukturën dhe organikën e Autoritetit të Konkurrencës”.

Në seancën e sotme Kuvendi miratoi edhe projektvendimin “Për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë”.

Kuvendi miratoi kandidaturat e Suela Popës, Edlira Luçit, Ritvan Bodes, Artan Hoxhës dhe Luljeta Minxhozit, ndërsa do të zhvillojë sot seancë dëgjimore me Arben Malajn.

Kuvendi vendosi të shtyjë për sot projektvendimin “Për lirimin nga detyra të anëtarit të Autoritetit të Mediave Audiovizive, Zylyftar Bregu”, ndërsa miratoi projektvendimin “Për Miratimin e Manualit të Monitorimit Vjetor dhe Periodik”.

Etiketa: parlamentpolitikevetting


Ju sugjerojmë

Zjarr në Miras të Korçës, ndërhyn nga ajri helikopteri për të shuar flakët
Aktualitet

Zjarr në Miras të Korçës, ndërhyn nga ajri helikopteri për të shuar flakët

28 Gusht, 2025 5:54 pm
VIDEO/ Aksident te tuneli i Llogarasë, radhë të gjata makinash
Aktualitet

VIDEO/ Aksident te tuneli i Llogarasë, radhë të gjata makinash

28 Gusht, 2025 4:59 pm
Rritet numri i aplikimeve në Universitetin e Tiranës
Aktualitet

Rritet numri i aplikimeve në Universitetin e Tiranës

28 Gusht, 2025 3:30 pm
Tiranë/ Aksioni ndaj punonjësve të IMT, policia zbardh akuzat
Aktualitet

Tiranë/ Aksioni ndaj punonjësve të IMT, policia zbardh akuzat

28 Gusht, 2025 2:53 pm
Gara për “Shef Komisariati”, del lista e pikëve të fituara nga secili konkurrentë
Aktualitet

Policia nis hetimet për skemën piramidale online TXEX: Qytetarët të kenë kujdes!

28 Gusht, 2025 2:11 pm
Skandali i publikimit të pagave/Prokuroria lëshon urdhër-arreste, 2 të arrestuar
Aktualitet

I arrestuar për trafik droge, Prokuroria sekuestrohen pasuritë e një shtetasi

28 Gusht, 2025 12:43 pm
Ndahet nga jeta aktori i njohur, Naun Shundi
Aktualitet

Ndahet nga jeta aktori i njohur, Naun Shundi

28 Gusht, 2025 12:13 pm
Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë: T’i jepet fund luftës në Gaza!
Aktualitet

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë: T’i jepet fund luftës në Gaza!

28 Gusht, 2025 11:52 am
Sherr me thika në Maliq, humb jetën 14-vjeçari
Aktualitet

Aksident në Përmet/ Makina përplas këmbësorin, i moshuari humb jetën në vendngjarje

28 Gusht, 2025 11:00 am
Policia operacion në Durrës, arrestohen dy persona me rrezikshmëri të lartë
Aktualitet

Policia operacion në Durrës, arrestohen dy persona me rrezikshmëri të lartë

28 Gusht, 2025 10:52 am
Para
Ndodh në Itali, e moshuara mashtron karabinierët sepse ishte e vetmuar: Ejani se ka hajdutë

Drogë, vjedhje, dhe dhunë seksuale, arrestohet i riu shqiptar në Itali

Arrestohen dy “skifterë” shqiptarë, vidhnin banesa në Itali

Itali, aksidentohet rëndë shqiptari, humbi kontrollin e makinës

Arrestohet organizatori i sulmit terrorist në “Charlie Hebdo”

Arrestohet organizatori i sulmit terrorist në “Charlie Hebdo”
















TE FUNDIT

Këshilli i Sigurimit i OKB-së rinovon misionin paqeruajtës në Liban

Këshilli i Sigurimit i OKB-së rinovon misionin paqeruajtës në Liban
28 Gusht, 2025

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara të enjten zgjati unanimisht "për herë të fundit" një mision paqeruajtës afatgjatë në...

Lexo më shumë

SHBA: Plan për kufizimin e vizave për studentë dhe gazetarë

SHBA: Plan për kufizimin e vizave për studentë dhe gazetarë
28 Gusht, 2025

Qeveria e SHBA-së do të ashpërsojë edhe më tej rregulloren për lejen e qendrimit për të huajt. Tani janë në...

Lexo më shumë

VIDEO/ Avioni F-16 rrëzohet gjatë provave ajrore, vdes piloti

VIDEO/ Avioni F-16 rrëzohet gjatë provave ajrore, vdes piloti
28 Gusht, 2025

Një avion F-16 i Forcave Ajrore Polake është rrëzuar dhe më pas ka shpërthyer në flakë. Ngjarja ndodhi teksa F-16...

Lexo më shumë

Kancelari Merz nga Franca: E qartë, nuk do të ketë një takim Putin-Zelensky

Kancelari gjerman Merz uron Ramën: Pres me padurim bashkëpunimin tonë
28 Gusht, 2025

Kancelari gjerman Friedrich Merz beson se është se nuk do të ketë një takim midis Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe Presidentit rus Vladimir Putin....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com