Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nga Marina e deri te Rudina, ja VIP-at që gjetën dashurinë në internet

2018/12/20 at 7:02 PM
në InstaBIZ
Kohë leximi: 3 min
A A
Nga Marina e deri te Rudina, ja VIP-at që gjetën dashurinë në internet

Disa të ndrojtur, disa nuk gjejnë dot fjalët e duhura, e shumë të tjerë mund të shprehen më mirë me anë të mesazheve. Kjo ka bërë që shumë njerëz t’i shohin njohjet online si një rast i mirë për të krijuar diçka me dikë që pëlqejnë.


E këto njohje kanë kaluar në një nivel tjetër dhe janë kthyer në lidhje dashurie apo martësë. Kjo gjë ka ndodhur edhe me disa çifte të famshëm në vendin tonë, historinë e dashurisë të të cilëve e keni më poshtë:

Armando Sadiku dhe Elona

Historia më e freskët e dashurisë që lindi ‘online’ dhe është zyrtarizuar pak ditë më parë me daljen e tyre të parë publike është ajo e futbollistit të Kombëtares sonë Armando Sadiku! Ai u shfaq në eventin ODA, teksa shoqërohej nga e fejuara e tij, e menjëherë u publikua edhe gjeneza e kësaj historie!

Elona, e fejuara ka qenë fanse e zjarrtë e futbollistit dhe i dërgonte shpesh mesazhe e komente në Facebook derisa i ra në sy Sadikut e që nga aty filluan komunikimet në privatë. Lidhja e tyre u mbajtë e fshehtë njësoj si edhe fejesa e dyshes që u mbajt larg vëmendjes publike.

Por ky nuk është as çifi i parë e as i fundit që u njoh e celebrua në martesë në Facebook!

Rudina Magjistari dhe Xhavit Bajrami

Rudina Magjistari ndoshta s’do e kishte menduar ndonjëherë se do të njihte dashurinë e jetës së saj në rrjetet sociale. Por kot nuk thonë, të ndodh asjo që nuk e pret! Prezantuesja e njohur e pasdites dhe sportisti nisën njohjen e tyre pas një mesazhi që mbërriti në inbox-in e Rudinës në Facebbok nga Xhavit Bajrami, të cilën ajo nuk e njohte asokohe.

Do të ishte fillimi i 2011-ës koha kur ish-kickboksieri i dërgoi jë mesazh përshëndetjeje nga Tokio moderatores duke e intriguar së tepërmi për shkak të kuriozitetit që Rudina ka pasur për kulturën aziatike. Pikërisht kjo ishte shtysa që Rudina të ftonte Xhavitin në emison dhe që nga aty pak nga pak çifti nisi një histori dashurie që fillimisht u mbajt sekret. Sot Rudina dhe Xhaviti janë bashkë prej 7 vitesh dhe në 31 tetor të 2015-ës u bënë prindër për herë të parë të një vazjë që e quajtën Mia.

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi

Të dy ishin të famshëm por ama nuk njiheshin personalisht derisa i njohu Instagrami. Prezantuesja në një intervistë të dhënë pak kohë më parë ka treguar se njohja e çiftit ka nisur nga Instagrami. “Në fillim kemi pasur kontakte nga puna pornuk jemi njohur aty si Marina dhe Geti. Kontakti jonë filloi nëpërmjet Instagramit. Geti më shkruante mua në fillim, më shihte në emision dhe më dërgonte foto ku ishte duke më parë derisa erdhi një moment dhe më tha: Duhet të takohem me ty”, tregon Marina. Sot 5 vite nga njohja e tyre dyshja ka kurorëzuar dashurinë në martesë në një cermeoni gjigande buzëdetit në 10 shtator të 2017-ës.

Blendi Salaj dhe bashkëshortja Anora

Moderatori dhe gazetari i njohur Blendi Salaj është një tjetër personazh publik që dashurinë e jetës së tij, Anorën, e ka njohur në rrjetin sociale Facebook dhe ‘sebep’ për këtë është bërë “1 like” i thjeshtë. Kaq u desh që Blendi, i cili jetonte atë kohë në Amerikë dhe Anora të vijonin bisedat e gjata dhe komunikimin virtual për 2-3 muaj deri në momentin e takimit të parë, sipas bordo. Kjo lloj njohjeje nuk ishte aspak e çuditshme për Salaj-n i cili besonte te lidhjet online. Dashuria e çiftit pak kohë më vonë u kurorëzua në martesë ndërsa tashmë kanë një djalë 7 vjeçar të quajtur Brian.

Etiketa: Anoraarmando sadikubashkeshortjaElonagetoar selimiiBlendi Salajmarina vjollcarudina magjistariXhavit Bajrami


Ju sugjerojmë

Doli në rrugë vetëm me të brendshme, arrestohet këngëtari
InstaBIZ

Doli në rrugë vetëm me të brendshme, arrestohet këngëtari

23 Gusht, 2025 5:07 pm
Kontrata paramartesore e Ronaldos me Georginën, në rast divorci ajo…
InstaBIZ

Kontrata paramartesore e Ronaldos me Georginën, në rast divorci ajo…

23 Gusht, 2025 3:34 pm
Ronaldo dhe Georgina Rodriguez drejt altarit, sa kushtoi unaza
InstaBIZ

Ronaldo dhe Georgina Rodriguez drejt altarit, sa kushtoi unaza

12 Gusht, 2025 7:28 pm
U rrah nga dasmorët, reagon për herë të parë Shpat Kasapi: Ishte keqkuptim
InstaBIZ

U rrah nga dasmorët, reagon për herë të parë Shpat Kasapi: Ishte keqkuptim

10 Gusht, 2025 10:57 am
John Cena tregon arsyen e transplantit të flokëve: Më ndryshoi jetën…
InstaBIZ

John Cena tregon arsyen e transplantit të flokëve: Më ndryshoi jetën…

10 Gusht, 2025 8:10 am
Finem prezanton “Bugatti”, fotoja që po çmend rrjetin
InstaBIZ

Finem prezanton “Bugatti”, fotoja që po çmend rrjetin

1 Gusht, 2025 9:46 pm
Publikohen fotot, Katy Perry dhe ish-kryeministri i Kanadasë në një romancë?
InstaBIZ

Publikohen fotot, Katy Perry dhe ish-kryeministri i Kanadasë në një romancë?

29 Korrik, 2025 7:36 pm
Transformimi i pabesueshëm i “Boratit”
InstaBIZ

Transformimi i pabesueshëm i “Boratit”

26 Korrik, 2025 5:42 pm
Përkeqësohet gjendja e Bruce Wills, nuk mundet më të flasë, të lexojë dhe të ecë
InstaBIZ

Përkeqësohet gjendja e Bruce Wills, nuk mundet më të flasë, të lexojë dhe të ecë

22 Korrik, 2025 9:20 pm
Ndahet nga jeta këngëtari legjendar, Ozzy Osbourne
InstaBIZ

Ndahet nga jeta këngëtari legjendar, Ozzy Osbourne

22 Korrik, 2025 9:12 pm
Para
Berisha lexon raportin e ILDKP: Ku i gjeti Rama sarajet e Surrelit?

Berisha lexon raportin e ILDKP: Ku i gjeti Rama sarajet e Surrelit?

VIDEO OPINION/ Amerikani fals i Unazës se Re!

VIDEO OPINION/ Amerikani fals i Unazës se Re!

Rama shkarkon anëtarët e qeverisë nga Bordet e Universiteteve

Braktisën takimin, studentët e presin jashtë fakultetit kryeministrin
















TE FUNDIT

Turizmi i surprizave në Mal të Zi: Rezervon një vend, fle diku tjetër

Turizmi i surprizave në Mal të Zi: Rezervon një vend, fle diku tjetër
24 Gusht, 2025

“Ky lloj turizmi mund të reklamohet si një lojë surprizash - rezervoni dhe pastaj hamendësoni se ku do të flini”....

Lexo më shumë

Fier/ Aksident me vdekje, dyshohet se drejtuesi pësoi arrest kardiak

Fier/ Aksident me vdekje, dyshohet se drejtuesi pësoi arrest kardiak
24 Gusht, 2025

Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në fshatin Kallm i Vogël, ku ka humbur jetën një 63-vjeçar. Ngjarja...

Lexo më shumë

Trafikonte drogë drejt vendeve të BE, ekstradohet nga Belgjika 41-vjeçari shqiptar

Të shtëna me armë zjarri në parkimin e një lokali në Thumanë
24 Gusht, 2025

Një 41-vjeçar shqiptar është ekstraduar nga Belgjika në Shqipëri, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Bëhet fjalë për shtetasin Edson...

Lexo më shumë

Albin Kurti për ndarjen nga jeta të Zhejit: Gazetar i rrallë!

Albin Kurti për ndarjen nga jeta të Zhejit: Gazetar i rrallë!
24 Gusht, 2025

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurtivka reaguar lidhur me ndarjen nga jeta të gazetarit Artur Zhejit, personalitet i njohur i medias...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com