Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dokumentet/Si përfitoi Edmond Bego 30 mijë metra katrorë për pallate

2018/12/19 at 3:57 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Dokumentet/Si përfitoi Edmond Bego 30 mijë metra katrorë për pallate

Ashtu siç ishte folur më herët në media, përpos shtëpive që do shemben për ti hapur rrugë ndërtimit të Unazës së Madhe rrezikojnë të shemben edhe 200 banesa të tjera për rehabilimin e lumit të Lanës. Bëhet fjalë për banesat që janë në anën e djathtë të segmentit rrugor nga Pallati me Shigjeta deri tek Sheshi Shqiponja.


Partia Demokratike ka zbuluar sot se me shembjen e këtyre banesave nuk i hapet rrugë vetëm sistemit të Lanës, por ndërtimit të një blloku të madh pallatesh. PD ka publikuar dokumente se këto pallate do ti ndërtojë Edmond Bego, i dënuar për trafik droge.

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku deklaroi se: “Edmond Bego ka parashikuar të ndërtojë një kompleks rezidencial luksoz tek zona e Unazës së Madhe. Për llogari të tij, Edi Rama dhe Erion Veliaj:

• kanë ndryshuar Planin Urbanistik të Tiranës
• kanë ndryshuar rrjedhën e lumit Lanë në favor të projektit luksoz të trafikantit të drogës
• kanë planifikuar dëbimin nga shtëpitë të të paktën 200 familjeve për pronën e Edmond Begos

Me Planin Urbanistik të vitit 2013 projekti për sistemimin e Lanës prekte një pjesë të tokës ku do të ndërtojë Mond Bego.

Bëhet fjalë për zonën e njohur si ish-Serat, e privatizuar në vitin 2016 me firmën të Arben Ahmetajt.

Plani Urbanistik u ndryshua në vitin 2017 me firmën e Edi Ramës dhe Erion Veliajt.

Plani Rama-Veliaj ndryshoi projektin për sistemimin e Lanës me qëllim mosprekjen e zonës së ish serave, ku trafikanti ndërkombëtar i drogës Edmond Bego, ka planifikuar të ndërtojë kompleksin luksoz rezidencial.

Ndërsa eksperti ligjor i PD-së, Gazmend Bardhi dha të tjera iformacione. Sipas Bardhit, me firmën e Arben Ahmetajt për privatizimin e ish Serave, mikut trafikant droge të Taulant Ballës, Edmond Bego, iu hap rruga qëtë ndërtojë në një sipërfaqe prej rreth 30 mijë metra katror.

“Dokumentet e Hipotekës provojnë se kjo sipërfaqe toke i ka kaluar për ndërtim kompanisë ALSION-ALBANIA, e cila është në pronësi 100 për qind e Mond Begës.

ALSION-ALBANIA do të ndërtojë tek ish Serat një projekt me vlerë fillestare investimi 60 milionë euro.

Të dhënat e projektit të siguruar nga Partia Demokratike tregojnë se vendndodhja e tij është përgjatë Unazës së Madhe, buzë lumit Lanë.

Projekti luksoz i Mond Begës është krijuar nga studio italiane MISALAB, ku si klient paraqitet kompania tjetër e Mond Begës, INERTE EXPRES.

Kompleksi rezidencial, ku do të investohen 60 milionë euro, është paraqitur prej Edmond Begos në Bashkinë e Tiranës, ku kanë nisur procedurat e pajisjes së tij me leje ndërtimi.

Edi Rama dhe Erion Veliaj kanë ndryshuar Planin Urbanistik për ta vënë në funksion të realizimit të projektit të Edmond Begës.

Nga ndryshimi i projektit preken rreth 200 familje,ku pjesa dërrmuese e tyre janë në proces legalizimi. Kjo do të thotë që Edi Rama do të nxjerrë në qiell të hapur mijëra banorë për t’i shërbyer pastrimit të parave të pista që vijnë nga krimi i organizuar dhe trafiku ndërkombëtar i drogës”, tha Bardhi.

Dokumenetet që vertetojne devijimin e Lanes dhe projekti i kompanise per pallate

“>pamje me dron, ja ku do ndertoje edmond bego

Etiketa: Edmond Begopallateunaza e re


Ju sugjerojmë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur
Kryesore

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur

6 Qershor, 2025 7:15 pm
Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë
Kryesore

Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë

6 Qershor, 2025 7:09 pm
Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit
Aktualitet

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit

6 Qershor, 2025 6:52 pm
Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim maksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët
Kryesore

Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim maksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët

6 Qershor, 2025 6:24 pm
Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë
Kryesore

Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë

6 Qershor, 2025 6:04 pm
I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali
Aktualitet

I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali

6 Qershor, 2025 5:52 pm
Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë

6 Qershor, 2025 5:23 pm
(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
Kryesore

(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe

6 Qershor, 2025 4:08 pm
Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, dy balotazhe për Serbinë
Kryesore

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, dy balotazhe për Serbinë

6 Qershor, 2025 3:49 pm
Para
Kadri Veseli paralajmëron shokët e luftës: Gjykata Speciale nuk do të shfuqizohet

Veseli: BE-ja t’i trajtojë barabartë Kosovën dhe Serbinë

Vuçiç: Veprimet e shqiptarëve po çojnë në katastrofë të plotë

Vuçiç: Bisedimet me Prishtinën do të nisin kur të tërhiqen nga taksa

Pamje me dron/Ja ku do ndërtojë Mond Bego.Banorët: Këta të hanë pas shpine

Pamje me dron/Ja ku do ndërtojë Mond Bego.Banorët: Këta të hanë pas shpine
















TE FUNDIT

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
6 Qershor, 2025

Vendet e rajonit të Ballkanit janë përfshirë në kontaktet brenda një strategjie më të gjerë amerikane për dëbimin e shtetasve...

Lexo më shumë

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
6 Qershor, 2025

Një gjykatë në Norvegji ka dënuar një mjek me 21 vite burg për përdhunimin dhe abuzimin seksual të dhjetëra pacienteve,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com