Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

BIRN: Ka fakte, pas “DH Albania” qëndron “Gener 2”

2018/12/18 at 3:36 PM
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
BIRN: Ka fakte, pas “DH Albania” qëndron “Gener 2”

“Përgjegjësia direkte bie mbi ata që kanë marrë përsipër të bëjnë falsifikimin. Unë inkurajoj me forcë të madhe Prokurorinë ta hetojë këtë çështje deri në fund, për të zbuluar kush janë autorët e vërtetë të këtij falsifikimi dhe ata që fshihen pas tyre.”


Pak ditë pas kësaj deklarate të Ministrit të Infrastrukturës, dalin në dritë të tjera të dhëna që zbulojnë se kush qëndron pas kompanisë “DH Albania”, e cila përmes dokumenteve të falsifikuara fitoi dy tendera me vlerë 30 milionë euro, në harkun kohor të 4 muajve që prej themelimit te saj.

Tenderi i parë lidhet me ndërtimin e lotit të parë të Unazës së Madhe dhe tjetri për ndërtimin e një linje të transmetimit të energjisë për të lidhur Burrelin me Peshkopinë.

Ky dokument i siguruar nga Rrjeti Ballkanik i Gazetarëve Investigativ tregon në mënyrë kronologjike se një prej procedurave bankare në emër të “DH Albania” është kryer dhe paguar nga kompania “Gener 2”, në pronësi të Bashkim Ulajt

Sipas BIRN, më 3 Dhjetor 2018, Avdjol Dobi si përfaqësues i kompanisë “DH Albania” vendosi hapjen e një nipti sekondar në kantierin e punimeve në Unazë të Re. Një ditë më pas ai autorizoi juristen e kompanisë “Gener 2”, Ledi Hyseni për të paguar tarifën prej 150 lekësh në një bankë të nivelit të dytë, ndërsa më pas mandatin bankar e dorëzoi në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Dokumenti zbulon se në vend të kompanisë “DH Albania”, mandati bankar për hapjen e adresës në sheshrrotullimin Shqiponja mban përshkrimin “Aplikim Gener 2”. BIRN thotë s Avdjol Dobi është pjesë e rrethit familjar të Bashkim Ulajt.

Përveç Dobit dhe Hyseni, veprime në emër të kompanisë “DH Albania” kanë kryer edhe noterja Xhevahire Brahaj, përkthyesja Shenda Kruja dhe juristja Blerina Konçi.

Hetimet për skandalin e Kompanisë “DH Albania” janë shtrirë edhe në Shtetet e Bashkuara. Televizioni Klan ka mësuar se grupi hetimor ka nisur drejt SHBA-ve letër-porosi ku kërkon informacione nga autoritetet ligjzbatuese te shtetit të Delawerit mbi mënyrën e regjistrimit të kompanisë mëmë “Dunwell Haberman” atje. Kjo pas konfirmimit se kompania ka falsifikuar firmën e sekretarit te shtetit te Delawer, për datën e themelimit si dhe të dhëna të tjera që kanë të bëjnë me bilancet e saj ndër vite dhe gjendjen financiare të saj.

Fillimisht dyshimet e para se “Gener 2” qëndron pas “DH Albania” I hodhi Zëri i Amerikës, dyshime për të cilat tani BIRN thotë se ekzistojnë edhe prova të pakundërshtueshme. BIRN thotë në shkrimin e tij se tani Autoritetet shqiptare s’kanë arsye pse të presin ndihmën nga SHBA për të zbuluar kush fshihet pas kompanisë fantazmë që fitoi dy tendera përmes falsifikimit, pasi dokumenti i QKB dhe rrethi i njerëzve pas “DH Albania” ekspozojnë kompaninë “Gener 2” të biznesmenit Ulaj.

Ne Shqipëri prokuroria ka hapur hetimet për falsifikim, mashtrim, abuzim me detyrën e shkelje të barazisë në tendera. Hetimet po kryhen nga Prokurorja e Tiranës Elizabeta Ymeraj, ndërsa kryetari i PD Lulzim Basha i kërkoi kryeprokurores Arta Marku të hetoje kryeministrin Rama për këtë aferë korruptive./tvklan

Etiketa: BIRNgener 2tendera


Ju sugjerojmë

Bllokohen 15 mjete lundruese, shpëtohen 39 persona që u rrezikohej jeta
Aktualitet

Bllokohen 15 mjete lundruese, shpëtohen 39 persona që u rrezikohej jeta

8 Shtator, 2025 3:26 pm
Ndeshja Shqipëri- Letoni, rrugët që do të bllokohen në Tiranë
Aktualitet

Ndeshja Shqipëri- Letoni, rrugët që do të bllokohen në Tiranë

8 Shtator, 2025 12:26 pm
112 mijë nxënës më pak në një dekadë
Aktualitet

112 mijë nxënës më pak në një dekadë

8 Shtator, 2025 11:52 am
Elton Ilirjani i ftuar nderi në Mercedes-Benz Iceland Fashion Week 2025
Aktualitet

Elton Ilirjani i ftuar nderi në Mercedes-Benz Iceland Fashion Week 2025

8 Shtator, 2025 11:26 am
Programi Kombëtar i Praktikave të Punës/ Rama:Mundësi konkrete për të rinjtë
Aktualitet

Nisja e vitit të ri shkollor, Rama: Suksese nxënësve

8 Shtator, 2025 7:57 am
Viti i ri shkollor nis më 8 shtator
Aktualitet

Nis viti i ri shkollor në të gjithë vendin

8 Shtator, 2025 7:55 am
Auto-Skicë
Aktualitet

Pensionistët i rikthehen punës, INSTAT: U angazhuan 120 mijë në 2024

7 Shtator, 2025 8:47 pm
Mësuesit pro mbylljes së “Tik-Tok”
Aktualitet

Viti i ri shkollor/ Dhjetëra klasa të para në Korçë nuk patën asnjë regjistrim

7 Shtator, 2025 6:50 pm
“Hëna e përgjakur”/ Sot eklipsi hënor do jetë i dukshëm edhe në Shqipëri
Aktualitet

“Hëna e përgjakur”/ Sot eklipsi hënor do jetë i dukshëm edhe në Shqipëri

7 Shtator, 2025 3:43 pm
Ndërtuan pa leje në zona të mbrojtura të Tropojës, nën hetim 5 persona, 2 në kërkim
Aktualitet

Ndërtuan pa leje në zona të mbrojtura të Tropojës, nën hetim 5 persona, 2 në kërkim

7 Shtator, 2025 3:15 pm
Para
Alarmi/ Si të dalloni fishekzjarrët që rrezikojnë jetën e fëmijëve

Urdhëri i ri: Për të hedhur fishekzjarre duhet të marrësh leje në polici

PD: Ngjarja tragjike me shoferin e Xhafajt është vrasje mafioze

Spaho: Opozita nuk kthehet në Kuvend për punime normale

Publikohet lista me fjalëkalimet më të këqija të 2018-ës

Publikohet lista me fjalëkalimet më të këqija të 2018-ës
















TE FUNDIT

Jo më hotele për azilkërkuesit në Angli: Do të strehohen nëpër kazerma

Jo më hotele për azilkërkuesit në Angli: Do të strehohen nëpër kazerma
8 Shtator, 2025

Qeveria britanike po shikon mundësinë që në të ardhmen, azilërkuesit të strehohen më shumë nëpër kazerma ushtarake e të largohen...

Lexo më shumë

Në prag të mbledhjes së Parlamentit, Berisha thërret në seli Kryesinë

Berisha: Shqipëria u transformua në një shtet autokratik! Rama shkel parimet
8 Shtator, 2025

Në prag të mbledhjes së Parlamentit, që do të mbahet më 12 shtator, lëvizjet duket se kanë nisur edhe në...

Lexo më shumë

Sulmi terrorist në Jeruzalem, Hamasi: Operacion heroik

Sulmi terrorist në Jeruzalem, Hamasi: Operacion heroik
8 Shtator, 2025

6 të vdekur dhe të paktën 7 persona u raportuan të plagosur pas sulmit të armatosur në Ramot, pjesë e...

Lexo më shumë

Sylvinho: Luajmë për fitore, Letonia është skuadër e fortë

Auto-Skicë
8 Shtator, 2025

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho, në konferencën për media tha se përballë Letonisë do përgatisë një formacion, i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com