Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Taksa ndaj Serbisë, tensione mes Haradinajt dhe Mogherinit

2018/12/17 at 5:29 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 6 min
A A
Taksa ndaj Serbisë, tensione mes Haradinajt dhe Mogherinit

Nuk ka pasur konferencë të përbashkët mes delegacionit të Kosovës të udhëhequr nga kryeministri Ramush Haradinaj dhe atij të Bashkimit Evropian, i cili udhëhiqej nga Federica Mogherini.


Në fjalën e tij para përfaqësuesve të BE’së, Ramush Haradinaj ka folur për dialogun si dhe për idenë për shkëmbim të territorit.

Haradinaj është shprehur se BE po neglizhon perspektivën evropiane për Kosovën edhe pse ky është një nga pritoritetet më të larta që ka shteti.

“Kosova është shoqëri dinamike, që ka rini edhe më dinamike. Ata nuk i gëzojnë liritë që për ju janë normale. Ata nuk mund të udhëtojnë lirshëm, nuk mund të tregtojnë lirshëm, nuk mund të luajnë lirshëm dhe nuk mund të jenë pjesëmarrës të plotë dhe të barabartë në komunitetin e kombeve të lira. Përkundër këtij fakti fatkeq, ata thyejnë barriera, edhe pa pasur viza, duke arritur rezultate të nivelit botëror në sport, muzikë, arsim, inovacion. Dhe kjo shumë lehtë mund të ketë qenë arritje e Europës. Edhe pse Kosova zbatoi të gjitha 95 kriteret e paracaktuara, siç është konfirmuar nga Komisioni në muajin maj, përgjigja që marrim nga BE, është gjysmake dhe e pashpresë”, është shprehur Haradinaj.

Për shtetet antare të BE’së, ai ka pasur edhe thirrje që të përshpejtohen proceset e integrimit.

“Megjithatë, njëzet vjet pas luftës, dhjetë vjet pas pavarësisë, dhe pesë vjet pas Marrëveshjes së Brukselit, realiteti është se, përparimi drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka qenë minimal, dhe në fakt tani ka dalur krejtësisht nga binarët, veçanërisht me diskutimin publik mbi idenë fatale të korrigjimit të kufirit dhe shkëmbimit të territorit; Ka dëmtuar seriozisht kredibilitetin e ndërmjetësuesit, dhe ka dëmtuar arritjet që kemi bërë në dialogun e ndërmjetësuar nga BE për më shumë se 7 vjet. Më lejoni të theksoj edhe një herë, unë si Kryeministër dhe Qeveria e Kosovës, kundërshtojmë fuqishëm dhe e refuzojmë këtë ide, e cila do të sjellë vetëm luftëra dhe tragjedi të reja në Ballkan. Kushdo që flet për kufijtë, territorin, apo çfarëdo korrigjimi tjetër për vendim tim, është armiku ynë”, ka shtuar ai.

Gjithashtu, është përmendur edhe krijimi i ekipit negociator i bashkëkryesuar nga Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti që sipas tij është hap madhor drejt arritjes së marrëveshjes përfundimtare.

Fjalimi i plotë:

E nderuar Përfaqësuese e Lartë Mogherini,

I nderuar z. Danielsson,

Të nderuar përfaqësues të shteteve anëtare të BE-së,

Republika e Kosovës mirëpret Këshillin e Tretë të Stabilizim Asociimit ndërmjet Kosovës dhe BE-së, me qëllim të rishikimit të progresit dhe sfidave në rrugën tonë europiane.

Përkundër neglizhencës dhe mungesës së qartësisë për perspektivën tonë europiane nga ana e BE-së, Republika e Kosovës është fuqimisht e vendosur për anëtarësimin në BE si prioritet i lartë i saj, gjersa vazhdon të punojë pandërprerë për të arritur zbatimin e plotë të MSA-së, dhe të respektojë obligimet e kontratës sonë të përbashkët.

Qëndroj këtu sot si kryeministër i një shteti sovran. Unë përfaqësoj popullin tim që ka vuajtur për besimin e tij në liri – dhe vazhdon të vuajë edhe sot.

Me bindje të plotë mund të them se nuk ka vend në Europë më të përkushtuar ndaj idealeve të Bashkimit Europian se sa Kosova. Vlerat tona janë vlerat tuaja, shpresat tona për fëmijët tanë janë të njëjta me shpresat tuaja për fëmijët tuaj.

Kosova është shoqëri dinamike, që ka rini edhe më dinamike. Ata nuk i gëzojnë liritë që për ju janë normale. Ata nuk mund të udhëtojnë lirshëm, nuk mund të tregtojnë lirshëm, nuk mund të luajnë lirshëm dhe nuk mund të jenë pjesëmarrës të plotë dhe të barabartë në komunitetin e kombeve të lira. Përkundër këtij fakti fatkeq, ata thyejnë barriera, edhe pa pasur viza, duke arritur rezultate të nivelit botëror në sport, muzikë, arsim, inovacion. Dhe kjo shumë lehtë mund të ketë qenë arritje e Europës.

Edhe pse Kosova zbatoi të gjitha 95 kriteret e paracaktuara, siç është konfirmuar nga Komisioni në muajin maj, përgjigja që marrim nga BE, është gjysmake dhe e pashpresë.

Edhe përkundër angazhimit të plotë në Agjendën e Reformës Europiane(ERA), dhe reformave të fuqishme të ndërmarra për të fuqizuar sundimin e ligjit dhe institucionet e tij, Kosova ndjehet e tradhtuar dhe e zhgënjyer nga BE. Njerëzit tanë sprovohen përtej asaj që është e arsyeshme dhe e drejtë. Koha nuk është miku ynë. Duhet të shohim progres konkret.

Të nderuara shtete anëtare të BE-së, kjo është thirrja ime për ju:

Duhet të përshpejtojmë dhe konkretizojmë proceset e integrimit. Caku përfundimtar i rrugëtimit është i qartë – por ende, nuk është i prekshëm për ne.

Kemi nevojë për një sinjal të qartë nga ju se i respektoni arritjet tona dhe se kemi mbështetjen tuaj, në mënyrë aktive, veçanërsiht në realizimin e lëvizjës së lirë për qytetarët e Kosovës.

Qeveria dhe unë, asnjëherë, nuk e kemi vënë në pikëpyetje rëndësinë e dialogut. Kjo është e vetmja rrugë përpara për Kosovën dhe Serbinë, që të bëhemi anëtarë të barabartë të familjes europiane.

Megjithatë, njëzet vjet pas luftës, dhjetë vjet pas pavarësisë, dhe pesë vjet pas Marrëveshjes së Brukselit, realiteti është se, përparimi drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka qenë minimal, dhe në fakt tani ka dalur krejtësisht nga binarët, veçanërisht me diskutimin publik mbi idenë fatale të korrigjimit të kufirit dhe shkëmbimit të territorit; Ka dëmtuar seriozisht kredibilitetin e ndërmjetësuesit, dhe ka dëmtuar arritjet që kemi bërë në dialogun e ndërmjetësuar nga BE për më shumë se 7 vjet.

Më lejoni të theksoj edhe një herë, unë si Kryeministër dhe Qeveria e Kosovës, kundërshtojmë fuqishëm dhe e refuzojmë këtë ide, e cila do të sjellë vetëm luftëra dhe tragjedi të reja në Ballkan. Kushdo që flet për kufijtë, territorin, apo çfarëdo korrigjimi tjetër për vendim tim, është armiku ynë.

Si Kryeministër, ndodhem këtu për t’iu ballafaquar me të vërtetën, realitetin dhe orientimin e vendit tim, jo çfarë doni ju të dëgjoni, ose për çka jeni njoftuar nga dikush tjetër. Realiteti është se ne jemi shtet sovran, demokratik dhe multi-etnik, dhe bazuar në këtë të vërtetë të padiskutueshme, ne duam të arrijmë një marrëveshje përfundimtare me Serbinë. Prandaj, si Kryeministër, unë kam ecur përpara dhe kam paraqitur një draft Marrëveshje Gjithëpërfshirëse që e keni parë, si hap fillestar drejt arritjes së një marrëveshje përfundimtare ligjërisht të obligueshme midis Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë që të ecim përpara. Përveç kësaj, më 15 dhjetor Parlamenti i Kosovës votoi delegacionin e Kosovës për dialog. Delegacioni do të bashkëkryesohet nga Zëvendëskryeministri Limaj dhe kreu i Partisë Social Demokratike të partisë opozitare Shpend Ahmeti. Është delegacion gjithëpërfshirës me synimin që të përfshihen edhe palë të tjera. Ky është hap madhor në demokracinë tonë dhe i përgëzoj të gjithë deputetët e Kosovës që votuan delegacionin.

Marrëveshja përfundimtare synon të sjellë paqe afatgjatë dhe të sigurojë të ardhme prosperuese europiane për të dy shtetet. Përfshirja e Shteteve të Bashkuara në udhëheqjen e dialogut është kyç, përderisa BE-ja ofron garanci, për të mbushur hendekun e mundshëm midis dy vendeve. Le të jemi të sinqertë, të hapur dhe të drejtpërdrejt në këtë mision.

Të nderuara shtete anëtare,

Jemi shumë mirënjohës për ndihmën tuaj përgjatë dekadave. Ju erdhët për të na ndihmuar në kohë të vështira. Ju na ndihmuat të ndërtojmë atë që kemi sot.

Por tani ka ardhur koha për të ecur përpara me vendosmëri dhe me shpejtësi – si partnerë. Dhe ne duhet të veprojmë tani!

Ju faleminderit për organizimin e Këshillit të Tretë të MSA-së ndërmjet Bashkimit Europian dhe Kosovës. Kosova pret që në javët dhe muajt e ardhshëm të thellojmë dhe forcojmë marrëdhënien tonë kontraktuale.

 

 

Etiketa: debatiharadinajmogherini


Ju sugjerojmë

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, e diela shpallet zi kombëtare
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, e diela shpallet zi kombëtare

31 Tetor, 2025 9:31 pm
Tiranë, i hoqi lirinë dhe kanosi 29 vjeçaren, arrestohet i riu në Astir
Kronikë

Vëllai i deputetit të PD dhe 2 persona të tjerë marrin peng dhe dhunojnë një person

31 Tetor, 2025 8:12 pm
Ilir Meta reagon për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos
Aktualitet

Ilir Meta reagon për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos

31 Tetor, 2025 8:08 pm
Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon Sali Berisha
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon Sali Berisha

31 Tetor, 2025 7:24 pm
7 orë në Gjykatën Kushtetuese, përfundon seanca, Veliaj niset drejt paraburgimit
Aktualitet

7 orë në Gjykatën Kushtetuese, përfundon seanca, Veliaj niset drejt paraburgimit

31 Tetor, 2025 5:39 pm
SPAK për Belinda Ballukun: Të pandehurës i është njoftuar akuza
Kronikë

SPAK për Belinda Ballukun: Të pandehurës i është njoftuar akuza

31 Tetor, 2025 4:41 pm
Veliaj: Kryetarët e bashkive, nën presion nga prokurorët për t’i futur fisin në punë
Aktualitet

Veliaj: Kryetarët e bashkive, nën presion nga prokurorët për t’i futur fisin në punë

31 Tetor, 2025 4:37 pm
“Kreu i Bashkisë Rrogozhinë në detyrë edhe pse i dënuar”,Veliaj: Standard i dyfishtë
Aktualitet

“Kreu i Bashkisë Rrogozhinë në detyrë edhe pse i dënuar”,Veliaj: Standard i dyfishtë

31 Tetor, 2025 4:29 pm
Nga burgu te betejat brenda PS, karriera dhe jeta politike e Fatos Nanos
Aktualitet

Nga burgu te betejat brenda PS, karriera dhe jeta politike e Fatos Nanos

31 Tetor, 2025 4:18 pm
Balluku pas daljes nga SPAK: Shpresoj në një proces mbi parimet e drejtësisë
Kronikë

Balluku pas daljes nga SPAK: Shpresoj në një proces mbi parimet e drejtësisë

31 Tetor, 2025 4:14 pm
Para
Nis bllokimi i Tiranës, studentët bllokojnë arteriet kryesore të qytetit

Bllokuan për tre orë qarkullimin, studentët lirojnë rrugët

Nisin reshjet e dëborës në Dibër, probleme në disa akse

Nisin reshjet e dëborës në Dibër, probleme në disa akse

A e kërcënoi Gaz Pajën pas imitimit në Portokalli? Flet Ylli Baka

A e kërcënoi Gaz Pajën pas imitimit në Portokalli? Flet Ylli Baka
















TE FUNDIT

“Mori 40 eskorta”, historiani britanik zbulon detaje nga jeta e Princit Andrew

“Mori 40 eskorta”, historiani britanik zbulon detaje nga jeta e Princit Andrew
31 Tetor, 2025

Pallati Buckingham njoftoi të enjten se Mbreti Charles ka filluar procesin e heqjes së të gjithë titujve dhe nderimeve për...

Lexo më shumë

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, e diela shpallet zi kombëtare

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, e diela shpallet zi kombëtare
31 Tetor, 2025

Këshilli i Ministrave ka vendosur shpalljen Zi Kombëtare ditën e diel, më 2 nëntor 2025, në nderim të Fatos Nanos,...

Lexo më shumë

Vëllai i deputetit të PD dhe 2 persona të tjerë marrin peng dhe dhunojnë një person

Tiranë, i hoqi lirinë dhe kanosi 29 vjeçaren, arrestohet i riu në Astir
31 Tetor, 2025

Tre persona janë shoqëruar në komisariatin e Devollit këtë të premte. Bëhet fjalë për Alti Nallbati, Marsel Buci dhe Trajan...

Lexo më shumë

Ilir Meta reagon për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos

Ilir Meta reagon për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos
31 Tetor, 2025

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar nga qelia për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit Fatos Nano. Për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com