Mbrëmjen e së shtunës Albana Osmani ishte e ftuar në “Xing me Ermalin”. Moderatorja bukuroshe foli për eksperiencën e saj shumë vjeçare në televizion. Albanën e kemi parë të prezantojë shumë emisione në ekranin e televizionit ku është rritur, përveç njërit.
Këtë gjë ia evidentoi edhe moderatori i emisionit, Ermal Mamaqi.
“Vetëm Portokallia të ka ngel pa e eksperimentuar. Vetëm aty nuk u bërë prezantuese kurrë,” i tha Ermali Albanës.
“E ke gabim,” – i përgjigjet Albana.
“Unë do isha tek “Portokallia”. Në atë kohë unë sa kisha filluar në një program rinor. Shkova në audicion, ndërveprova natyrshëm. Nuk e mora vesh rezultatin menjëherë, por vijnë skenaristët dhe më thonë: Do të fillosh te “Portokallia”? Ku di unë, i thashë, unë sapo kam filluar tek ky programi muzikor, mirë më duket. Mirë dole, je shumë pranë, më thanë. Kaluan nja 2-3 ditë dhe vijnë më takojnë dhe po më shikonin si për gjynah. Ishe shumë pranë, por nuk do ta prezantosh ti “Portokallinë”, më thanë. Në fakt ia dhanë Amit.”
Në këtë moment Ermali e pyet: “Çfarë? Joooo, ti ke konkurruar kur konkurroi edhe Ami?”
“Kjo do të thotë që nëse nuk do ta kishte fituar Ami do ta kishe fituar ti, dhe ne do ishim të martuar bashkë?” – e pyet moderatori me humor, dhe Albana e pohoi./Opinion.al