Kanë kaluar vetëm 2 vite nga buja që shaktoi në media deklarata e ish-missit shqiptar, Egla Harxhi, lidhur me statusin e saj për një lidhje treshe me partnerin francez, fotografin e njohur Jarl de Basserville dhe modelen Alessia. Por, pavarësisht zhurmës së madhe që ajo bëri në median rozë dhe në mbarë opinionin shqiptar kjo lidhje nuk zgjati shumë. Në një intervistë të mëparshme ishte vetë Egla, e cila për herë të parë pohoi ndarjen e të treve për të nisur një jetë të re si familje e konsoliduar. Por, ç’ndodhi me Alessian? Pse u largua ajo?
E pyetur nga “Panorama Plus” rreth kësaj historie dhe si qëndron e vërteta e prishjes së marrëdhënies me ish-mikeshën e tyre Alessian, Egla Haxhi u përgjigj: ““Alessia ishte një vajzë, e cila jetonte në kushte të mjerueshme dhe gjendje depresive. Nga dashuria dhe dëshira për ta ndihmuar, Egla e mori në mbrojtje duke i ofruar gjithçka, rroba, mësime mbi mirëmbajtjen, vizita mjekësore, udhëtimet në Francë. Çdokush është përgjegjës për veprimet që bën. Për mua, mosmirënjohja është e pafalshme! Mund të fal shumë gjëra, por jo mosmirënjohjen. Kur ndihmoj dikë, nuk pres asgjë mbrapsh, sepse nuk i bëj gjërat për interes, po kur ndihma të kthehet mbrapsht në të keqe nuk ka justifikim”.-përfundon ajo.