Marina Vjollca prej kohësh nuk shfaqet në ekran. Në fillimin e sezonit televiziv, në shtator Marina Vjollca ishte moderatorja më e komentuar që, sipas gjasave, mbeti pa një program të ri në ekran.
Pas “C’est la vie”, programi i parë që iu besua Marinës në Tv Klan, moderatorja është përfolur për disa projekte që pritet të nisin. Por deri tani nuk kemi parë asgjë konkrete prej saj. Ditën e djeshme moderatoja na larmëroi qe do të vijë shumë shpejt në ekran.
Këtë gjë na e ka zbuluar gazetari, Eraldo Rexho. Ai e ka pyetur moderatoren se kur do ta shohim në ekran: “Shumë shpejt…”, – thotë ajo pa dashur të zbulojë më shumë. Siç është mësuar më herët Marina pritet të drejtojë një program të ri që në fokus do të ketë fëmijët.
Në foton e publikuar në profilin e gazetarit në “Instagram”, nuk ka qëndruar e heshtur Luana Vjollca, e cilë tërheq gjithë vëmendjen tek vetja.
“E mira më e madhe që ka: Më ka motër mua” – shkruan plot humor moderatorja Luana Vjollca.
Tanimë, mbetet ta shohim në ekran Marinën, pasi të themi të drejtën na ka munguar.