Studentët janë të vendosur për të mos pranuar negociatat me kryeministrin, deri sa ai të miratojë 8 pikat e propozuara nga ata.
Një studente u shpreh në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan se studentët janë të vendosur për t’mos negociuar me kryeministrin, pavarësisht thirrjeve që bën ai në forma dhe stile të ndryshme.
Me nota humori, ajo tregoi edhe arsyen se pse studentët nuk e hanë këtë, pasi janë mësuar me prindërit që u thonin: ‘Hajdeni se nuk ju rrahim, por sa të afroheshim fillonin shpullat”.
Kjo batutë e saj, u prit me të qeshura nga studentët e pranishëm në studio.