Një grup studentësh vijojnë protestën përpara Ministrisë së Arsimit, edhe pse temperaturat jashtë janë të ulëta. Ata thonë se do ta kalojnë natën jashtë. Për të përballuar të ftohtin kanë ndezur zjarr. Studentët janë në dy grupe, por qëllimi është i njëjtë; plotësimi i 8 kërkesave të tyre.
Në fotot e mëposhtme mund të shikoni përgatitjet që po bëjnë ata për të kaluar orët e mbrëmjes në rrugë.
Nesër pritet që studentët të protestojnë përpara Parlamentit.
Një nga protestuesit u shpreh për mediat përpara Kryeministrisë tha se protesta e sotme ka qenë sukses pasi e kanë transmetuar pothuajse të gjitha mediat.
“Derisa të kemi përgjigje nga kryeministri, protesta do të jetë pa afat”, u shpreh protestuesi.