Lulzim Basha tha se Rama kërkon t’i përcajë studentët duke menduar t’i përdorë ata për të kontrolluar Universitetet, njësoj siç përdori Emiljano Shullazin.
Basha nuk tha nëse do të marrë pjesë në protestën madhështorë që studentët kanë planifikuar nesër, por u shpreh plotësisht në mbështetje të tyre.
Basha: E vetmja që i ka mbetur është se shpresa që duke i përçarë do të vazhdojë të mbajë karrigen dhe tepsinë. Mendon se do ti përdorë studentët për të kontrolluar Universitetet njësoj siç përdori Emiljano Shullazin, e kuptoni në çfarë niveli ka zbritur?! Siç donte me Emiljano Shullazin të diktonte zgjedhjet në Universitet, ashtu tani mendon se mund të kthejë protestën e studentëve në një instrument për të kapur plotësisht universitetet. Por studentët, qytetarët e kanë kuptuar se ky sistem është i kalbur.
Deklaratat e kreut të PD, Lulzim Basha u bënë gjatë fjalës së tij në protestën e banorëve të Unazës së Re, për të cilën tha se Rama ka marrë një kapar prej 4 mln euro.
Basha: Edi Rama ka marrë drejtpërdrejt përfitimet e kësaj afere. Përflitet një kapar prej 4 mln eurosh si fillim, i cili i është dorëzuar përmes Afrim Qendros, Edi Ramës. Gjithësesi kjo është një gjë që duhet ta hetojë deri në fund drejtësia.