Me thirrjet “Nuk ka negociata” dhe “Nuk ka dialog”, studentët për të 6-tën ditë me radhë janë grumbulluar masivisht para Ministrisë së Arsimit.
Duket se studentët nuk kanë pranuar as thirrjet për dialog me kryeministrin Rama, i cili doli në një video live disa orë më parë.
“Jemi për arsimin. Nuk ka dialog me sistemin që nuk përfaqëson të rinjtë”, janë disa prej thirrjeve të studentëve të grumbulluar para Ministrisë së Arsimit këtë të hënë.
“Deri nesër kemi dhënë ultimatum, pastaj do ta përshkallëzojnë. Nuk duam që studentët të plagosen dhe të gjakosen. Do futemi në grevë urie. Edhe e marta do të jetë protestë paqësore, të mërkurën në grevë”, shtuan ata.