Studentët po protestojnë për të gjashtën ditë përpara Ministrisë së Arsimit. Ata nuk iu përgjigjen pozitivisht ftesës së Kryeministrit për të shkuar në takim me të. Një nga studentët protestues mori megafonin dhe tha “Ccfarë do na japë? Gjysmë banjo. Ne nuk kemi ccfarë dialogojmë apo negociojmë me Ramën. Kërkesat tona janë të qarta. Të ulë tarifën, nuk e përballojmë dot”.
Një tjetër student tha: “Është shumë e thjeshtë, nuk kemi një përfaqësi dhe nëse dalin pak veta në tavolinë, ata mund të blihen. Ne kemi bërë disa kërkesa që janë të panegociueshme, kaq e thjeshtë është. Ata nuk na kanë pyetur kur i vendosën këto tarifa, prandaj as ne nuk pranojmë dialog”.