Një shpërthim i fortë ka ndodhur pasditen e sotme në një çisternë në një pikë karburati në Itali. Si pasojë kanë humbur jeten 2 persona dhe kanë mbetur dhjetëra të plagosur. Mediat italiane raportojnë se shpërthimi ka ndodhur pranë Borgo Quinzio, në rrugën Salaria në afërsi të Romës.
Ende nuk dihen shkaqet e këtij shpëthimi, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.