Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lamtumira e Elenit, studentes që u vra në mënyrë monstruoze

2018/12/05 at 11:30 AM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Lamtumira e Elenit, studentes që u vra në mënyrë monstruoze

Miq, të afërm e familjarë i japin sot lamtumirën e fundit studentes 21-vjeçare Eleni Tofaloudis, e cila u vra brutalisht nga një dy të rinj, një prej të cilëve shqiptar, në Rodos të Greqisë.


Trupi i së resë mbërriti në vendlindjen e saj Didymóteicho, pasditen e së martës. Prindërit e së resë, të tronditur thonë se nuk mund ta besojnë atë që ka ndodhur.

Babai i 21-vjeçares, duke folur për mediat greke e konsideroi vrasjen e të bijës “një krim të urryer”. Ai tregoi se nuk kishte qenë në dijeni që e bija të ishte e kërcënuar. “Nëse do ta kisha ditur që dikush po e ngacmonte, do kisha marrë menjëherë avionin”, tha ai. “Dheu do të jetë më i lehtë për të, tani që autorët kanë pranuar gjithçka“, shtoi babai i së ndjerës, duke iu referuar arrestimit të dy autorëve të dyshuar.

Detaje të reja nga krimi monstruoz

Eksperti mjeko-ligjor që ekzaminoi trupin e Elenit, zbuloi se 21-vjeçarja ishte abuzuar seksualisht. Përveç goditjes në kokë, eksperti gjeti shenja në trupin e saj që tregojnë se ishte abuzuar brutalisht. Por ajo që e bën edhe më të rëndë rastin e Elenit, është fakti se ajo ishte ende gjallë kur u hodh në det. “Nëse do të ishte dërguar në spital, ajo mund të ishte ende gjallë”, thotë eksperti Panagiotis Kotretsos duke folur për të përditshmen “Protothena.gr”.

Shkaku i vdekjes së Elenit është mbytja, megjithatë të trup asaj iu gjetën edhe shenja dhune në fyt.

Vrasja makabre e Eleni Tofaloudis

Studentja 21-vjeçare u gjet e vdekur më 28 Nëntor, në shkëmbinjtë e zonës së Fokia, në Pefkos. Gjurmë të ADN-së së saj u gjetën në automjetin me të cilin ishte larguar për në apartamentin ku u masakrua, që i përkiste një prej autorëve.

Hetuesit që kanë në dorë vrasjen e Elenit besojnë se dy autorët tentuan të kryenin marrëdhënie seksuale me të, por ajo nuk pranoi dhe tentoi të largohej. Në këtë pikë, ata e goditën me një objekt metalik në kokë. Autorët më pas e mbështollën trupin e saj dhe e transportuan drejt një plazhi që nuk mund të aksesohet në këmbë, duke e hedhur nga të paktën 10 metra lartësi. Në mushkëritë e saj u gjet ujë, që për ekspertët tregon se Eleni vdiq nga mbytja.

Për ngjarjen e rëndë janë arrestuar një 19-vjeçar shqiptar dhe një 21-vjeçar grek. Lidhja mes tyre dhe vajzës mbetet ende e paqartë. Shqiptari, i identifikuar nga mediat greke vetëm me emrin Aleksandër mësohet se e ka pranuar përfshirjen në këtë krim makabër, ndërsa miku i tij grek vijon t’i mohojë akuzat./tvklan.al

Etiketa: Eleni Tofaloudisgreqi


Ju sugjerojmë

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur
Kryesore

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur

6 Qershor, 2025 7:15 pm
Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë
Kryesore

Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë

6 Qershor, 2025 7:09 pm
Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit
Aktualitet

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit

6 Qershor, 2025 6:52 pm
Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim maksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët
Kryesore

Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim maksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët

6 Qershor, 2025 6:24 pm
Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë
Kryesore

Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë

6 Qershor, 2025 6:04 pm
I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali
Aktualitet

I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali

6 Qershor, 2025 5:52 pm
Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë

6 Qershor, 2025 5:23 pm
(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
Kryesore

(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe

6 Qershor, 2025 4:08 pm
Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, dy balotazhe për Serbinë
Kryesore

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, dy balotazhe për Serbinë

6 Qershor, 2025 3:49 pm
Tentoi të kalonte përtej kufirit emigrantë nga Palestina, arrestohet 37 vjeçari
Aktualitet

Tentoi të kalonte përtej kufirit emigrantë nga Palestina, arrestohet 37 vjeçari

6 Qershor, 2025 3:40 pm
Para
Kimin “e tradhëton” fustani, zbulon gjoksin para fotografëve

Kimin "e tradhëton" fustani, zbulon gjoksin para fotografëve

Si u veshën të ftuarit këtë javë në emisionin ‘Opinion’? Ja kush dalloi

Manjani: E verteta rreth kandidaturës sime për kryetar i Bashkisë Tiranë

Protesta, bashkohen dhe studentët e Elbasanit: Bojkotohet mësimi

Protesta, bashkohen dhe studentët e Elbasanit: Bojkotohet mësimi
















TE FUNDIT

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
6 Qershor, 2025

Siç kemi raportuar, kritikat e Elon Musk ndaj projektligjit të taksave dhe shpenzimeve të Presidentit Donald Trump janë në qendër...

Lexo më shumë

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
6 Qershor, 2025

Aksionet e Teslës morën hov të menjëhershëm në muajt pas zgjedhjeve presidenciale të nëntorit, e kjo, për arsyen e thjeshtë...

Lexo më shumë

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
6 Qershor, 2025

Shqipëria rezulton  në vend të parë për rritjen e numrit të turistëve. Komisioni i Kombeve te Bashkuara “UnTourisëm’ i cili...

Lexo më shumë

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
6 Qershor, 2025

Një operacion ndërkombëtar antidrogë ka çmontuar një nga rrjetet më të mëdha të trafikut të kokainës, që përdorte varkash të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com