Pjesëmarrës në festivalin “Kënga Magjike”, Flori Mumajesi ka sjellë në javën e fundit të konkurrimit këngën “Plas”, një baladë e cila vetëm pak minuta pas publikimit ka arritur një numër të lartë klimikesh dhe komentesh në youtube.
“Kam jetuar kokë e këmbë dashuruar…Akull shpirtin sot, s’e nuk te kam dot. S’kena me u pa mo, shpirti im po plas”. Këto janë disa nga vargjet e këngës dhe të shtumë janë komentuesit që e lidhin mesazhin e kësaj kënge me Elvana Gjatën, ndërsa japin vlerësimet maskimale për këtë krijim.
Por a është kënga e Florit një përgjigje për Elvanën? Teksa sjell në skenë një baladë ndarjeje, kantautori i njohur arrin sërish të tërheqë vëmendje mbi jetën e tij private, veçanërisht mbi një lidhje të shumëpërfolur, por kurrë të komnfirmuar me këngëtaren Elvana Gjata. Zërat u shtuan edhe më shumë, kur pas fejesës këngëtarja, në festën e ditëlindjes së saj organizoi edhe një koncert recital me miqtën e ku binin në sy baladat e shumta të ndarjes.
Tekstet e kengeve
Në këngën “Veç një pikë”, spikaste ndër të tjera ky varg: “Vec nje pike te’me kishe dashtë ti, veç një pikë më shumë se veten, jetën sot do kishim gëzu”.
Ndërkohë, në këngën e Florit vjen një tjetër varg, që në fakt tingëllon si një përgjigje: “Mësova unë të ndiej njësoj si ti”…
Në këngën e saj, Elvana duket se kërkon edhe “nje takim të fundit për së gjalli”, por përgjigja në këngën e Florit është: “S’kena me u pa mo”.
Megjithate, këtyre aludimeve që dihej se do të ndodhnin, Flori është perpjekur t’u jape vetë një përgjigje publike, pikërisht në studion e programit “E diela shqiptare”, ku ai performoi këngën e tij. Sigurisht që ka përjetuar dashuri, por sikurse vetë ka pranuar vajza që ka qenë apo është në zemrën e tij, nuk është një personazh i ekranit apo show bizit.
“Jeta ime s’ka filluar as dje dhe as pardje dhe nuk mbaron sot”, u shpreh Flori. / Opionion.al