Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ndërron jetë ish-presidenti i 41-të i Amerikës, George H.W. Bush

2018/12/01 at 9:04 AM
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Ndërron jetë ish-presidenti i 41-të i Amerikës, George H.W. Bush

George H.W. Bush, presidenti i 41-të i Shteteve të Bashkuara vdiq në moshën 94 vjeçare, sipas një njoftimi të familjes. Ai ishte babai i Presidentit të 43-të amerikan, George W. Bush.

Në vitin 2012, ai njoftoi se vuante nga parkinsoni vaskular, një sëmundje që i kufizoi lëvizjet e tij fizike. Bashkëshortja e tij prej 73 vjetësh, Barbara Bush, vdiq më 17 prill të këtij viti.

Për dekada të tëra, George Herbert Walker Bush shërbeu si një figurë e njohur në skenën ndërkombëtare , duke filluar nga roli si i dërguari i SHBA në Pekin, pastaj për tetë vite si nënpresident dhe më pas si President nga viti 1989 deri në 1993.

George H.W. Bush ishte veterani i fundit i Luftës së Dytë Botërore që shërbente si president.

Ai luajti një rol të rëndësishëm në udhëheqjen e vendit dhe botës për të dalë nga Lufta e Ftohtë që zgjati katër dekada gjatë së cilës globi jetoi nën kërcënimin e një konflikti bërthamor.

George H.W. Bush pasoi në Zyrën Ovale një figurë madhore të politikës amerikane siç ishte Presidenti Ronald Reagan, një rival i tij i dikurshëm.

Gjatë një periudhe të re që filloi më 20 janar 1989, Presidenti Bush u gjend në krye të superfuqisë së vetme të mbetur në botë. Muri i Berlinit ra; Bashkimi Sovjetik pushoi së ekzistuari; blloku komunist në Europën Lindore u shkatërrua; Lufta e Ftohtë kishte marrë fund.

Diplomacia e tij e fuqishme por e përmbajtur ndihmoi që këto ngjarje të kalonin në paqe dhe harmoni në skenën botërore.

Në dhjetor 1992, George H. W. Bush nxori të ashtuquajturin “paralajmërim të Krishtlindjeve”, një letër drejtur udhëheqësit të Serbisë Sllobodan Millosheviç, në të cilën thuhej se në rast të një konflikti në Kosovë të shkaktuar nga veprimi serb, SHBA do të jenë gati të përdorin forcën ushtarake.

Pavarësia e Kosovës u realizua nën presidencën e djalit të tij George W. Bush në shkurt 2008.

Etiketa: amerikeBushPresident

Ju sugjerojmë

“Injoroni çdo…”, Kandidati i “Nisma Shqipëria Bëhet” kërkon mandatin e deputetit
Aktualitet

“Injoroni çdo…”, Kandidati i “Nisma Shqipëria Bëhet” kërkon mandatin e deputetit

16 Korrik, 2025 4:27 pm
Ministria e Drejtësisë rikthen mbikëqyrjen elektronike
Aktualitet

Ministria e Drejtësisë rikthen mbikëqyrjen elektronike

16 Korrik, 2025 4:15 pm
Krimet zgjedhore/ Celibashi: Të caktohet në ligj bashkëpunimi me SPAK
Aktualitet

Krimet zgjedhore/ Celibashi: Të caktohet në ligj bashkëpunimi me SPAK

16 Korrik, 2025 3:52 pm
Vodhi një makinë në Portin e Durrësit, arrestohet 34-vjeçari çek
Aktualitet

Vodhi një makinë në Portin e Durrësit, arrestohet 34-vjeçari çek

16 Korrik, 2025 3:19 pm
Kultivuan mbi 100 bimë narkotike në pyllin e fshatit, arrestohen 2 vëllezërit
Aktualitet

Kultivuan mbi 100 bimë narkotike në pyllin e fshatit, arrestohen 2 vëllezërit

16 Korrik, 2025 3:05 pm
Gjirokastra feston 20-vjetorin e hyrjes në UNESCO
Aktualitet

Gjirokastra feston 20-vjetorin e hyrjes në UNESCO

16 Korrik, 2025 2:47 pm
Begaj firmos dekretin, liron nga detyra vajzën e Kadaresë
Aktualitet

Begaj firmos dekretin, liron nga detyra vajzën e Kadaresë

16 Korrik, 2025 2:39 pm
“Mësonte” turistët si të hidhnin mbeturinat në tokë,shoqërohet në polici Kozak Braçi
Aktualitet

“Mësonte” turistët si të hidhnin mbeturinat në tokë,shoqërohet në polici Kozak Braçi

16 Korrik, 2025 2:01 pm
Balla takim me ambasadorin e OSBE-së:Diskutuam mbi ecurinë e projektit e-Legislation
Aktualitet

Balla takim me ambasadorin e OSBE-së:Diskutuam mbi ecurinë e projektit e-Legislation

16 Korrik, 2025 1:43 pm
“Forbes”: Zgjidhni Shqipërinë për pushime! Ky bregdet po shndërrohet…
Aktualitet

“Forbes”: Zgjidhni Shqipërinë për pushime! Ky bregdet po shndërrohet…

16 Korrik, 2025 1:34 pm
Para
Video/ Tërmeti 7 ballë “shkund” Alaskën, paralajmërohet tsnuam

Video/ Tërmeti 7 ballë "shkund" Alaskën, paralajmërohet tsnuam

Video/Ç’ndodhi në samit? Trump largohet, lë vetëm presidentin argjentinas

Video/Ç'ndodhi në samit? Trump largohet, lë vetëm presidentin argjentinas

Video/Çfarë e bëri Renaton të qeshë për të parën herë në “Hell’s Kitchen”?

Video/Çfarë e bëri Renaton të qeshë për të parën herë në “Hell’s Kitchen”?

TE FUNDIT

“Injoroni çdo…”, Kandidati i “Nisma Shqipëria Bëhet” kërkon mandatin e deputetit

“Injoroni çdo…”, Kandidati i “Nisma Shqipëria Bëhet” kërkon mandatin e deputetit
16 Korrik, 2025

Kandidati i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, Zeqir Kordhoni i ka dërguar një letër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, përmes së cilës...

Lexo më shumë

Ministria e Drejtësisë rikthen mbikëqyrjen elektronike

Ministria e Drejtësisë rikthen mbikëqyrjen elektronike
16 Korrik, 2025

Ministria e Drejtësisë do të risjellë pas 6 vitesh mungesë, mbikëqyrjen elektronike si formë e një mase sigurimi, dënimi apo...

Lexo më shumë

Krimet zgjedhore/ Celibashi: Të caktohet në ligj bashkëpunimi me SPAK

Krimet zgjedhore/ Celibashi: Të caktohet në ligj bashkëpunimi me SPAK
16 Korrik, 2025

Në këtë zyrë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Prokuroria e Përgjithshme dhe SPAK, për javë me radhë shqyrtuan të gjitha...

Lexo më shumë

Shkelje e të drejtave themelore/ BE paralajmëron Gjeorgjinë për pezullim të vizave

Liderët e BE: Do rindërtojmë Ukrainën duke përdorur asetet ruse që i kemi sanksionuar
16 Korrik, 2025

Komisioni Evropian ka paralajmëruar Qeverinë e Gjeorgjisë për atë që e cilëson si “shkelje serioze të të drejtave dhe lirive...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com