Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Ha një herë në ditë”, apeli i gruas që jeton e vetme

2018/11/30 at 9:08 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 4 min
A A
“Ha një herë në ditë”, apeli i gruas që jeton e vetme

Emisioni “Stop” në Tv Klan ka trajtuar rastin e zonjës Fatime Kadiu, e cila jeton e vetme pranë shinave të trenit në zonën afër burgut në kryeqytet. Shtëpia e saj, nëse do të konsiderohet e tillë, nuk të ofron kushtet e nevojshme për një jetesë modeste. Pa asnjë të ardhur, znj.Fatime na tregon se jeton me vështirësi dhe pjesën më të madhe të ushqimeve ja falin të tjerët.


Për më tepër, ajo është përjashtuar edhe nga skema e ndihmës ekonomike, sepse sipas sistemit, nuk ka plotësuar pikët e nevojshme për të marrë ndihmën ekonomike prej 47 mijë Lekësh të vjetra.

Sikur të mos mjaftonte kjo, Fatime Kadiu ka edhe probleme shëndetësore, pasi ka vendosur hekur në këmbë dhe nuk merr as kemp. Përpos vështirësisë për t’u ushqyer, ajo nuk ka mundësi as të blejë ilaçet. Fatime Kadiu ka rrëfyer për emisionin “Stop” se konsumon vetëm një vakt në ditë.

Fatime Kadiu: Shkova te Njësia 9, më thanë nuk të takon, nuk ke plotësuar pikët. Shtëpinë e ke të banueshme. U thashë hajde shifni se ku banoj. Nuk erdhën! Nuk e fitova. I thashë uji më futet brenda, kam frikë kur bie shi se rri me fshesë në dorë. Ka 5 vjet që jetoj e vetme. Më e vështirë se është nuk di të tregoj. Në këmbë kam vendosur hekur. Nuk marr kemp, asnjë lek. Jetoj me të falura. Një herë në ditë ha bukë, ha drekë edhe drekë më drekë. Ose darkë më darkë. Kërkoj vetëm ndihmën ekonomike, asnjë gjë tjetër. Të paktën të marr ilaçet dhe bukën. S’dua asnjë gjë tjetër.

Gazetarja e emisionit “Stop” shkoi edhe tek zyrat e ndihmës ekonomike në Njësisë 9, për të kërkuar informacion se si ka mundësi që zonja në fjalë është përjashtuar nga sistemi kur në fakt kushtet e jetesës janë mizerabël. Punonjësja e ndihmës ekonomike në këtë njësi thotë se detyra e tyre është hedhin në sistem vetëm të dhënat që janë aplikuesit dhe më pas përllogaritjen e bën vet sistemi.

Ardjana Neziri, punonjëse e ndihmës ekonomike Njësia 9: Pikët janë tërësia që merret që nga mosha, nga gjinia, nga vendndodhja e banesës, nga zona urbane, sa larg ke shkollat, kushtet e jetesës, infrastruktura e të gjitha këto. Zonja në fjalë është refuzuar nga sistemi ekonomik se nuk ka marrë pikët e mjaftueshme. Përsa i përket pikëve, ne këtë gjë nuk e dimë. Është sistemi që i përpunon pikët në bazë të një formule të pikëzuar. Ne hedhim të dhënat, kjo është detyra e administratorëve të hedhi të dhëna të sakta siç i jep qytetari që vjen dhe aplikon. Vendimmarrja i përket Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Social.

Emisioni “Stop” u interesua edhe tek Shërbimi Social, e cila shpjegoi se punonjësit shkojnë për të verifikuar kushtet e jetesës vetëm pasi aplikantët shpallen fitues, dhe jo më përpara?! Punonjësja e Shërbimit Social tha gjithashtu se znj. Fatime Kadiu duhet ta kishte apeluar brenda 10 ditësh vendimin që e përjashtoi nga skema e ndihmës ekonomike.

Punonjësja e Shërbimit Social, Njësia 9: Me ligjin e ndihmës ekonomike, brenda 3 muajve të parë pasi familjet dalin përfituese, ne shkojmë dhe kryejmë vizitën në familje. Vlerësimi Social Ekonomik që quhet.

Gazetarja: Po si vajtët ju në një kohë që kjo ishte e refuzuar nga skema e ndihmës ekonomike?

Punonjësja e Shërbimit Social, Njësia 9: Jo nuk kemi shkuar pra, këtë të thashë! Ne nuk kemi shkuar, sepse ne shkojmë në familjet përfituese.

Ndërsa deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma thotë se në skemën e ndihmës ekonomike, koeficienti përcaktues duhet të jetë publik në mënyrë që aplikuesit ta dinë se çfarë i skualifikon. Mungesën e koeficientit, madje edhe në Fletoren Zyrtare, Grida Duma e konsideron “një nga krimet më të rënda”.

Drida Duma, drejtuese e Sekretariatit të Marrëdhënieve me Publikun: Me llogaritë tona, neve na rezulton një dalje nga skema rreth e 21 mijë familjeve në nevojë. Ne i jemi drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë për t’i thënë që jeni duke shkelur me të dyja këmbët të drejtat e njeriut, sepse nuk i tregoni njerëzve kush është koeficienti ta dijë ai. Minimalisht ta dinë pse futen dhe pse dalin nga skema. Gjë e cila sot është një nga krimet më të mëdha. Dhe në Fletoren Zyrtare totalisht i kanë hequr koeficientët.

Pas denoncimit të bërë nga emisioni “Stop”, Shërbimi Social bën me dije se Fatime Kadiu do të trajtohet me fondin 6% bllok të ndihmës për familjet në nevojë. Gjithashtu i ofruan edhe vakt ushqimor pranë qendrës multidisiplinare, si dhe mbështetje me paketa ushqimore nga Njësia 9. /tvklan.al

 

Etiketa: gruaja qe jeton e vetmeha nje here ne dite


Ju sugjerojmë

Vengu: Shqipëria do të prodhojë anije ushtarake me Italinë
Aktualitet

Vengu: Shqipëria do të prodhojë anije ushtarake me Italinë

13 Nëntor, 2025 3:46 pm
Shqipëria dhe Italia firmosin 16 marrëveshje, 8 prej tyre në fushën e mbrojtjes
Aktualitet

Shqipëria dhe Italia firmosin 16 marrëveshje, 8 prej tyre në fushën e mbrojtjes

13 Nëntor, 2025 3:43 pm
Reforma zgjedhore, BE dhe KiE: Zbatoni rekomandimet e OSBE dhe Venecias
Kryesore

Reforma zgjedhore, BE dhe KiE: Zbatoni rekomandimet e OSBE dhe Venecias

13 Nëntor, 2025 3:31 pm
Ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku paraqitet në SPAK
Aktualitet

Ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku paraqitet në SPAK

13 Nëntor, 2025 2:25 pm
Mbledhja mes qeverive Shqipëri-Itali, Rama pritet me ceremoni nga Meloni
Kryesore

Mbledhja mes qeverive Shqipëri-Itali, Rama pritet me ceremoni nga Meloni

13 Nëntor, 2025 1:12 pm
“21 Janari”, Berisha: Shkoj në SPAK, por kam vetëm një kusht…
Kryesore

“21 Janari”, Berisha: Shkoj në SPAK, por kam vetëm një kusht…

13 Nëntor, 2025 1:09 pm
SPAK merr nën hetim për tre vepra penale ish-drejtorin e burgjeve
Kronikë

SPAK merr nën hetim për tre vepra penale ish-drejtorin e burgjeve

13 Nëntor, 2025 12:36 pm
Marrëveshja për armëpushimit në Gaza, Begaj: Mbështesim paqen e qëndrueshme
Kryesore

Deputetet e opozitës kërkesë Begaj: Mos dekreto ligjin për barazinë gjinore

13 Nëntor, 2025 12:34 pm
Gjykata Kushtetuese cakton datën e seancës për padinë e Sali Berishës
Aktualitet

“Kushtetuesja” cakton datën për ankimimin e Sali Berishës

13 Nëntor, 2025 12:21 pm
Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili paraqitet në SPAK
Kronikë

Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili paraqitet në SPAK

13 Nëntor, 2025 10:21 am
Para
Rita Ora ka filluar të takohet fshehurazi me “Spider-man”

Rita Ora ka filluar të takohet fshehurazi me “Spider-man”

Gjyshja nga ana e mamasë më e rëndësishme për fëmijën,e tregon dhe shkenca

Gjyshja nga ana e mamasë më e rëndësishme për fëmijën,e tregon dhe shkenca

Kryemadhi: Rama është qesharak, të ishte Berisha do e merrja seriozisht

Kryemadhi: Rama është qesharak, të ishte Berisha do e merrja seriozisht
















TE FUNDIT

Vengu: Shqipëria do të prodhojë anije ushtarake me Italinë

Vengu: Shqipëria do të prodhojë anije ushtarake me Italinë
13 Nëntor, 2025

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu zbuloi nga Roma detaje rreth marrëveshjeve që u firmosën sa i përket fushës së mbrojtjes,...

Lexo më shumë

Shqipëria dhe Italia firmosin 16 marrëveshje, 8 prej tyre në fushën e mbrojtjes

Shqipëria dhe Italia firmosin 16 marrëveshje, 8 prej tyre në fushën e mbrojtjes
13 Nëntor, 2025

Shqipëria dhe Italia kanë firmosur sot 16 marrëveshje bashkëpunimi gjatë mbledhjes së përbashkët të dy qeverive në Romë. Këto marrëveshje...

Lexo më shumë

Reforma zgjedhore, BE dhe KiE: Zbatoni rekomandimet e OSBE dhe Venecias

Reforma zgjedhore, BE dhe KiE: Zbatoni rekomandimet e OSBE dhe Venecias
13 Nëntor, 2025

Reformë zgjedhore të plotë dhe gjithëpërfshirëse, kërkoi ambasadori i BE në Shqipëri. Silvio Gonzato theksoi se është e nevojshme që...

Lexo më shumë

Vodhi 100 mijë portofola kriptovalutash, pranga 38-vjeçarit shqiptar në Greqi

Vodhi 100 mijë portofola kriptovalutash, pranga 38-vjeçarit shqiptar në Greqi
13 Nëntor, 2025

Policia greke ka arrestuar një shqiptar të dyshuar për vjedhjen e 100 mijë portofolave kriptovalutash. Në pranga ka rënë shtetasi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com