Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ju e lexoni horoskopin,por me siguri nuk e dini se ekziston shenja e 13-të

2018/11/29 at 6:30 PM
në -Jetë dhe Stil, Life Style
Kohë leximi: 8 min
A A
Ju e lexoni horoskopin,por me siguri nuk e dini se ekziston shenja e 13-të

Secili nga ne gjëja e parë që bën në mëngjes është leximi i Horoskopit për të parë se çfarë e pret gjatë ditës. Por ajo që nuk dimë janë disa fakte interesante dhe shumë misterioze ndër vite që na ka mbajtur të fshehtë Horoskopi.


Prandaj mëposhtë ne do ju rendisim disa fakte interesante që ju të keni mundësinë për të mësuar më shumë rreth shenjës tuaj.

Ja cilat janë sekretet e mëdha të Horoskopit:

Në historinë e të gjithë presidentëve botërorë, Akrepi dhe Peshqit janë dy shenjat që kanë qenë më së shumti në krye të shteteve. Ka pasur vetëm 3 presidentë të shenjës së binjakëve.

Gaforret janë më të rrezikshmit

Një analizë e të dhënave nga FBI zbuloi se të arrestuarit për krime të ndryshme ishin më së shumti të shenjës së Gaforres dhe krimet e tyre ishin ndër më të rëndat gjithashtu.

Horoskopi është shumë më i hershëm se ç’mendojmë

Horoskopi më i vjetër në botë që është zbuluar deri më tani, daton në 29 prill të vitit 410 p.e.s.

Luanët janë më të predispozuar për të bërë palestër
Një studim mbi 10 mijë gra dhe vajza angleze zbuloi se ato që i përkisnin shenjës së Luanit janë dy herë më të predispozuara të shkojnë në palestër se shenjat e tjera.

Në Japoni përdorin grupin e gjakut në vend të shenjave të horoskopit

Në vend të shenjave zodiakale, në Japoni e përcaktojnë personalitetin sipas grupit të gjakut, ndaj nuk është e pazakontë të të pyesin se çfarë grupi gjaku ke.

Virgjëreshat janë shenja më e diskriminuar

Në Kinë, një punë marrës postoi listën e kandidatëve që kërkonte, ku specifikonte se nuk duhet të ishin të shenjës Virgjëresha.

Po ashtu, nuk donte as të punësuar të shenjës së Akrepit. Gruaja që postoi këtë listë tha se e bënte këtë, pasi janë agresivë dhe kritikues.

Shigjetarët kanë dy herë më shumë mundësi për t’u bërë të famshëm

Një kërkim i kryer nga Cartoon Network zbuloi se të lindurit nën shenjën e Shigjetarit, janë dy herë më të prirur për t’u bërë të famshëm. Probabiliteti është një në pesë fëmijë të lindur në këtë periudhë të zodiakut.

Luanët janë drejtuesit më të këqij të makinës

Shërbimi australian i makinave “Go Get” analizoi mbi 100 mijë përdorues të tij dhe zbuloi se të lindurit nën shenjën e Luanit janë drejtuesit më të këqij të makinave.

Bricjapët janë më tradhtarët

Nga të gjitha shenjat zodiakale, Bricjapët janë ata që përdorin më së shumti ëebsite-in për takime jashtë martesore “Ashley Madison” dhe ata që takohen më së shumti me personat e ofruar në këtë rrjet.

Dashët përbëjnë korpusin e miliarderëve

Analizat nga lista e milionerëve që ka publikuar Forbes, tregojnë se personat që përbënin numrin më të madh në listë ishin të shenjës së Dashit. Kjo shenjë njihet për vendosmërinë që ka.

Liderët Botërorë janë më së shumti Akrepë

Analizimi i të dhënave nga Vocativ, tregon se më së shumti liderët botërorë janë Akrepë, me gjithsej 22 të tillë. Akrepat janë të njohur për pavarësinë e tyre dhe ambicien.

Klasifikimi yt mund të jetë i gabuar

Toka lëkundet rreth aksit të saj dhe ky fenomen quhet “influenca gravitacionale”, gjë që çon në mendimin se klasifikimi juaj astrologjik mund të mos jetë i saktë.

Një Papë vizatoi horoskopin e tij

Edhe pse astrologjia nuk u përqafua kurrë nga Kristianizmi, kjo nuk e ndaloi Papën Sixtus IV nga vizatimi dhe interpretimi i horoskopit për veten e tij në shekullin e XV-të.

Zodiaku ishte fillimisht për bujqësi

Astrologjia fillimisht përdorej si një kalendar agrokulturor për të ndihmuar njerëzit të kuptonin se kur ishte periudha për të farëzuar tokën dhe kur duhej të korrnin, duke përdorur pozicionin e yjeve në qiell.

Një astrolog parashikoi Hitlerin

Një astrolog gjerman, i quajtur Fran Elsbeth Ebertin bëri parashikimin astrologjik të Hitlerit, më 1924-n dhe parashikoi ngjitjen e tij në pushtet.

Atletët më të mirë janë më së shumti të shenjës së Ujorit

Një analizë e atletëve më të mirë, zbuloi se atletët më të mirë ishin në 21% të rasteve të shenjës së Ujorit

Vrasësit serial janë zakonisht të këtyre dy shenjave:

Duke parë një listë të vrasësve më të njohur serialë në Amerikë, dy janë shenjat më të zakonshme se të tjerat: Peshqit dhe Binjakët dhe Peshqit.

Një burrë riktheu horoskopin sërish në modë

Popullariteti i astrologjisë ishte në rënie të thellë, por një astrolog, i quajtur R.H. Naylor e risolli ‘në jetë’ kur shkroi horoskopin për princeshën Margaret kur ajo lindi.

Më pas horoskopi nisi të ishte në një kolonë të gazetës çdo javë, duke u kthyer në shumë popullor në mbarë botën.

Demokratët e besojnë astrologjinë më shumë se Republikanët

Universiteti i Chapman zbuloi me anë të një studimi se demokratët janë dy herë më besues ndaj horoskopit se republikanët.
Demokratët besojnë më shumë në përgjithësi tek fenomenet paranormale.

Benjamin Franklin përdori astrologjinë për të parashikuar vdekjen e një burri
Benjamin Franklin përdori astrologjinë për të parashikuar vdekjen e Titan Leed dhe e publikoi një gjë të tillë në kalendar.
Kur burri nuk vdiq në ditën e parashikuar, Franklin nisi ta quajë “Fantazma e Leeds” dhe i kërkonte të largohej nga kjo botë.

Ka një shenjë të 13-të

Kur zodiaku u krijua fillimisht, kishte 13 shenja, por njëra nga to, Ophiuchus, u braktis, pasi babilonasit përdorën kalendarin me 12 muaj, ndaj nuk kishte vend për të.’

Skizofrenia është më e përhapur tek këto dy shenja:
Shkencëtarët vunë re se skizofrenët kanë më shumë shanse të jenë të lindur në Shkurt. Kjo do të thotë se Ujorët dhe Peshqit janë shenjat që janë të prirura të vuajnë nga skizofrenia.
E megjithatë ka një përjashtim. Të dhënat u hodhën në hemisferën jugore, ku gushti ishte muaji me shkallën më të lartë të skizofrenisë, duke treguar se mund të ketë më shumë të bëjë me motin.

Ka edhe horoskopë të tjerë

Me siguri ju jeni mësuar me horoskopin perëndimor dhe mbase dini edhe shenjën tuaj në horoskopin kinez, por horoskopët janë të pafundëm në Indi, ku astrologjia është praktikuar për më shumë se 2 mijë vjet.

Rooseveltët e dashuronin astrologjinë

Theodore dhe Franklin Roosevelt ishin shumë të përfshirë nga horoskopi dhe e ndiqnin atë rregullisht.

Virgjëreshat janë përgjegjëse për të korrat
Një teori që qarkullon mes astrologëve është se Virgjëresha, e cila është nëna e grurit në tokë, po i jep njerëzimit një mesazh me anë të qarqeve të kulturës.

Disa shenja fitojnë më shumë para se të tjerat
Një studim nga “CareerBuilder” zbuloi se kush është i shenjës së Akrepit, Luanit, Gaforres dhe Demit kanë mundësi të fitojnë deri në 100 mijë dollarë në vit.

Këto shenja fitojnë më pak

Fatkeqësisht për ta, Ujorët dhe Bricjapët fitojnë më pak para nga shenjat e tjera: më pak se 35 mijë dollarë në vit.

Demat kanë shqisën e të prekurit më të zhvilluar se të tjerët
Astrologët besojnë se Demat janë më të ndjeshëm në prekjes, ndaj nëse ke lindur midis 20 prillit dhe 20 majit, dhe je veçanërisht i ndjeshëm nga gudulisjet, tani e di përse.

Peshqit kanë mendime të errëta

Një studim i publikuar mbi perceptimet dhe aftësitë motorike për të parë nëse njerëzit kishin tendenca vetëvrasëse, u vu re se vetëm Peshqit kishin një përqasje të tillë.

Binjakët braktisin më së shumti punën
Për shkak të natyrës së tyre të dy-fishtë, Binjakët kanë namin se braktisin më shpesh se të tjerët punët e tyre.

“Mërkuri në sprapsje” nuk është ajo që mendoni
Kur Mërkuri sprapset, e vetmja gjë që ndryshon është se duket sikur po shkon në drejtim të kundërt. Por, në fakt ai nuk ndryshon pozicion.

Regan punësoi një astrolog

Pas një tentative për vrasje ndaj presidentit Regan, Nancy Reagan punësoi një astrolog për të parashikuar të ardhmen. Pati thashetheme se astrologu gjithashtu parashikoi edhe politikën, pavarësisht se këto fjalë u mohuan.

Dashët janë të prirur ndaj aksidenteve

Dashët janë më të prirurit për të qenë pre’ e aksidenteve, për shkak të energjive të tyre nervoze.

Amerikanët besojnë në astrologji

Pavarësisht të gjitha këndvështrimeve, 55 % e amerikanëve mendojnë se astrologjia nuk është dicka shkencore.
Ndërsa 40 % e tyre mendojnë se është shkencore, sipas kërkimeve nga Fondacioni Kombëtar i Shkencës.

Akrepi konsiderohet shenja më seksi e horoskopit

Për shkak të personalitetit të tyre misterioz dhe aftësisë për të bindur, Akrepët përgjithësisht janë cilësuar si shenja më seksi në horoskop.

Ujori është shenja që kanë më pak njerëz

Në Amerikë ka më pak njerëz të lindur nën shenjën e Ujorit, pasi ditëlindjet në këtë vend, më të shumta, janë gjatë verës dhe fillimit të vjeshtës.

Datëlindja më e shpeshtë është në Shtator

Më shumë njerëz kanë lindur në 16 shtator se në çdo ditë tjetër të vitit, ndaj nëse kjo është datëlindja jote, je anëtar i një klubi të madh Virgjëreshash.

Akrepi është shenja më e përhapur

Edhe pse nuk është në datëlindjet më të shpeshta, Akrepi gjithsesi është ndër shenjat më të shpeshta në Amerikë.

Kjo mund të ketë të bëjë, ose jo, me pozicionin e tij në kalendar, që korrespondon me ditën e Shën Valentinit.

Shigjetarët kanë këmbë të gjata

Çdo shenjë është e lidhur me cilësitë fizike dhe astrologët shpesh i lidhin këmbët e gjata me njerëzit e lindur nën shenjën e Shigjetarit.

Peshqit janë më të prirur të shkelin semaforët

Luanët mund të jenë të fiksuar pas shpejtësisë në makinë, por Peshqit janë ata që ecin kur semafori është i kuq ose parkojnë aty ku nuk duhet.

Këto shenja dashurojnë punën e tyre
Shigjetarët, Bricjapët dhe Peshqit raportohet se kanë më shumë kënaqësi nga puna e tyre. Fatkeqësisht, nëse e urren punën tënde, nuk ndërron dot datën e lindjes.

Hëna konsiderohej e keqe dikur

Hëna luan një rol të rëndësishëm në astrologjinë perëndimore, por në Egjiptin e lashtë, besohej se hëna ishte një yll i keq.

Luanët janë të njohur për ‘krifën’ e tyre

Të lindurit nën shenjën e Luanit, ashtu si dhe vetë kafsha, kanë zakonisht flokë shumë të fortë dhe të shëndetshëm.

Binjakët kryejnë krime të lehta

Gaforret janë ata që arrestohen më shpesh, por kur Binjakët kryejnë ndonjë krim, atëherë kanë mashtruar ose vjedhur.

Kalendari i dikurshëm korespondonte me kalendarin astrologjik

Zodiaku nis në Mars me shenjën e Dashit dhe viti korespondonte me zodiakun, deri kur Çezari e ndërroi kalendarin dhe vuri Janarin muajin e parë.

Viti yt i zodiakut është i pafat

Në horoskopin kinez, shenjat rrotulohen rreth viteve dhe përsëriten çdo 12 vjet. Ju mund të mendoni se kur kthehet sërish në vitin tuaj, do të keni fat, por në fakt është e kundërta dhe njerëzit këshillohen të kenë kujdes kur marrin vendime në moshat 12, 24, 36 vjeç e kështu me radhë.

Ka mijëra astrologë në SHBA

Nëse do të dish rreth horoskopit tënd dhe klasifikimit në kolonën e gazetave, je me fat. Ka më shumë se 7 mijë astrologë profesionist në SHBA.

Shenja jote e hënës mund të jetë më e rëndësishme
Ka shumë përcaktime për shenjën tënde të diellit, por disa njerëz mendojnë se shenja jote e hënës, apo ashendenti, është po aq, madje edhe më shumë i rëndësishëm.
Shenja hënore vendoset sipas pozicionit që ka patur hëna kur ju keni lindur.

Vetë vlerësimi është thelbi

Shumë shkencëtarë besojnë se astrologjia është kaq e suksesshme, pasi ka të bëjë me ‘vetvlerësimin’, që në këtë rast, ka të bëjë me atë që njerëzit e besojnë tashmë për veten dhe gjejnë përputhshmëri në atë që thuhet në horoskop.

Mund të diplomohesh në Astrologji

Nëse je shumë i/e apasionuar pas astrologjisë, është një shkollë ku mund të shkosh dhe të diplomohesh.



Ju sugjerojmë

Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 16 qershor 2025

16 Qershor, 2025 8:15 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 15 qershor 2025

15 Qershor, 2025 8:05 am
Horoskopi ditor, 2 janar 2025
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 14 Qershor 2025

14 Qershor, 2025 8:19 am
“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!
-Jetë dhe Stil

“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!

9 Qershor, 2025 8:31 pm
Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
-Jetë dhe Stil

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

8 Qershor, 2025 6:27 pm
Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit
-Jetë dhe Stil

Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit

8 Qershor, 2025 5:56 pm
Dy shenjat më me fat të horoskopit
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 7 Qershor 2025

7 Qershor, 2025 8:29 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 6 qershor 2025

6 Qershor, 2025 8:18 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 5 qershor 2025

5 Qershor, 2025 8:17 am
Asteroidët rreth Venusit përbëjnë një rrezik për Tokën
Life Style

Asteroidët rreth Venusit përbëjnë një rrezik për Tokën

4 Qershor, 2025 9:52 am
Para
Ish-avokati i Trumpit pranon të ketë gënjyer Kongresin

Ish-avokati i Trumpit pranon të ketë gënjyer Kongresin

I dolën të brendshmet, flet deputetja: Jam e bukur

I dolën të brendshmet, flet deputetja: Jam e bukur

Unaza e Re/ Balliu: Këta janë policët që ishin në takimin me Veliajn

'Astiri'/ Balliu mesazh Ramës: Nuk bën dot presion me lëvizje amatoreske
















TE FUNDIT

Jahti luksoz ndalet në Durrës, “Emerald Azzurra” ka sjellë 83 turistë

Jahti luksoz ndalet në Durrës, “Emerald Azzurra” ka sjellë 83 turistë
16 Qershor, 2025

Porti i Durrësit ka nisur javën me një tjetër vizitë të rëndësishme. Kroçera luksoze “Emerald Azzurra” është ankoruar mëngjesin e...

Lexo më shumë

Dëmton legenin në burg, ish-shefi i Rrugores kërkon lirinë

Dëmton legenin në burg, ish-shefi i Rrugores kërkon lirinë
16 Qershor, 2025

Ish-shefi i Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, Roven Zeka, është rrëzuar në ambientet e burgut dhe ka dëmtuar legenin. Kështu...

Lexo më shumë

Ministeriali i Evropës Juglindore/ Hasani: Të angazhuar për rrugëtimin drejt BE-së

Ministeriali i Evropës Juglindore/ Hasani: Të angazhuar për rrugëtimin drejt BE-së
16 Qershor, 2025

Mbahet në Tiranë Ministeriali i Evropës Juglindore. Në fjalën e tij hapëse, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli...

Lexo më shumë

Inceneratori i Fierit, GJKKO lë në burg Loran Dushën

Inceneratori i Fierit, GJKKO lë në burg Loran Dushën
16 Qershor, 2025

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në burg Loran Dushën, i cili u ekstradua dy ditë më...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com