Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nëntor i përgjakur/ Për dy javë 6 shqiptarë vdesin në Greqi

2018/11/29 at 11:43 AM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Nëntor i përgjakur/ Për dy javë 6 shqiptarë vdesin në Greqi

Dy javët e fundit të Nëntorit kanë qenë tragjike sa u përket shqiptarëve në Greqi. Në harkun kohor të 10 ditëve, 6 qytetarë shqiptarë kanë humbur jetën në shtetin fqinj, disa prej të cilëve të vrarë, e të tjerë që janë ndarë nga jeta aksidentalisht.

19 NËNTOR 2018

Adoleshenti shqiptar Enriko Buzani 15 vjeç, humbi jetën tragjikisht në një aksident automobilistik në qytetin Kyparissia. Ai kishte marrë pa leje makinën e të atit dhe së bashku me të ishin edhe dy shokë të tij 15-vjeçarë. Automjeti i tyre u përplas me një kamion. Fatkeqësisht, tre adoleshentët humbën jetën.

22 NËNTOR 2018

Altin Mulla vritet në kufi pranë Pogonit nga policia greke. Së bashku me disa persona të tjerë, Mulla kishte kaluar ilegalisht nga kufiri i gjelbër për të trafikuar lëndë narkotike. Ata u diktuan nga policia greke që patrullonte kufirin dhe nisën të qëllonin me armë. Nga shkëmbimi i zjarrit, Altin Mulla mbeti i vdekur, kurse shqiptarët e tjerë u arratisën.

24 NËNTOR 2018

Një 38-vjeçar shqiptar humbi jetën në aksident në hyrje të qytetit Malesina. Ai ishte duke udhëtuar i vetëm në makinë kur humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga duke përfunduar në oborrin e një shtëpie. Shqiptari banonte prej vitesh në Greqi dhe njihej si njeri i respektuar nga banorët e zonës.

25 NËNTOR 2018

Një i burgosur shqiptar në burgun e Trikallas u gjet i pajetë në qeli. Një natë më parë, gjendja shëndetësore e 35-vjeçarit ishte normale kur kishte shkuar për të fjetur. Ai u gjet i vdekur nga gardianët, ndërsa shkaqet janë ende mister.

26 NËNTOR 2018

Një 63-vjeçar shqiptar u gjet i vdekur në një kanal në anë të rrugës në Korfuz. Nga hetimet paraprake, rezultoi se 63-vjeçari ishte qëlluar me çifte nga një distancë e afërt nga persona të panjohur. Më pas trupi i tij ishte hedhur në anë të rrugës. Shqiptari ishte person i njohur në atë zonë pasi banonte prej vitesh. Fqinjët i thanë policisë se ai nuk kishte probleme me persona të tjerë.

29 NËNTOR 2018

Një 40-vjeçar shqiptar u përplas për vdekje nga një makinë në Selanik. Viktima po kalonte rrugën kur u godit nga një automjet i drejtuar nga një 20-vjeçar. Për shkak të plagëve, 40-vjeçari shqiptar humbi jetën menjëherë. /tvklan.al

Etiketa: greqinentorshqiptarevdekjevrasje

Ju sugjerojmë

Samiti i Alaskës, Trump dhe Putin fotografohen pranë njëri-tjetrit
Bota

Samiti i Alaskës, Trump dhe Putin fotografohen pranë njëri-tjetrit

15 Gusht, 2025 10:06 pm
Donald Trump e Vladimir Putin takohen në Anchorage
Bota

Donald Trump e Vladimir Putin takohen në Anchorage

15 Gusht, 2025 9:21 pm
Presidenti rus Vladimir Putin mbërrin në Alaska
Bota

Presidenti rus Vladimir Putin mbërrin në Alaska

15 Gusht, 2025 9:08 pm
Mbërrin në Alaska presidenti amerikan, Donald Trump
Bota

Mbërrin në Alaska presidenti amerikan, Donald Trump

15 Gusht, 2025 8:48 pm
Trump flet para takimit me Putin: Nuk do të jem i lumtur nëse s’ka armëpushim
Bota

Trump flet para takimit me Putin: Nuk do të jem i lumtur nëse s’ka armëpushim

15 Gusht, 2025 8:31 pm
Korçë/Arrestohet në banesë autori i plagosjes së 27-vjeçarit dhe transportohet në…
Aktualitet

Korçë/Arrestohet në banesë autori i plagosjes së 27-vjeçarit dhe transportohet në…

15 Gusht, 2025 8:05 pm
Korçë/ Konflikt me thika , një person në gjendje të rëndë
Aktualitet

Korçë/ Konflikt me thika , një person në gjendje të rëndë

15 Gusht, 2025 7:38 pm
Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
Kryesore

Banesa dhe krerë të humbur nga zjarret në vend, Rama premton rifinancim

15 Gusht, 2025 7:27 pm
Lëkundje tërmeti në vend, ja ku ishte epiqendra
Aktualitet

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

15 Gusht, 2025 6:46 pm
Zjarret në vend, Vengu: Vlerësim dhe kompensim të dëmeve të shkaktuara!
Kryesore

Zjarret në vend, Vengu: Vlerësim dhe kompensim të dëmeve të shkaktuara!

15 Gusht, 2025 6:34 pm
Para
Sondazhi i KE/ Shqiptarët populli më pesimist i Europës, duan të emigrojnë

Sondazhi i KE/ Shqiptarët populli më pesimist i Europës, duan të emigrojnë

Kujtimet e priftit katolik: 29 Nëntor 1944, e premtja e zezë e Shqipërisë

Kujtimet e priftit katolik: 29 Nëntor 1944, e premtja e zezë e Shqipërisë

Video/ 4 minuta në ajër, piloti harron ta lidhë, turisti mbahet me duar

Video/ 4 minuta në ajër, piloti harron ta lidhë, turisti mbahet me duar

TE FUNDIT

Takimi i Trump dhe Putin, ja mesazhi i Zelensky-t

Takimi i Trump dhe Putin, ja mesazhi i Zelensky-t
15 Gusht, 2025

Presidenti Volodymyr Zelensky tha se kërkesa “numër një” e Ukrainës në samitin e Alaskës është që Rusia të bjerë dakord...

Lexo më shumë

Nga kush u shoqërua Trump dhe Putin në takimin në Alaskë?

Nga kush u shoqërua Trump dhe Putin në takimin në Alaskë?
15 Gusht, 2025

Në takimin midis Presidentit amerikan Donald Trump dhe Presidentit rus Vladimir Putin , i cili fillimisht ishte menduar të ishte...

Lexo më shumë

Kosovë: Prokuroria Speciale padi për dëbimin e shqiptarëve

Kosovë: Prokuroria Speciale padi për dëbimin e shqiptarëve
15 Gusht, 2025

Prokuroria Speciale e Kosovës dorëzoi në Gjykatën e Prishtinës një aktakuzë në mungesë kundër 21 të dyshuarve për dëbimin me...

Lexo më shumë

Samiti i Alaskës, Trump dhe Putin fotografohen pranë njëri-tjetrit

Samiti i Alaskës, Trump dhe Putin fotografohen pranë njëri-tjetrit
15 Gusht, 2025

Këto janë pamjet e para nga takimi në Alaska mes Donald Trump dhe Vladimir Putin. Pasi u takuan në aeroport...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com