Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Video/ Rrëfimi i babait: Djali im u zhduk, transportonte hashash me gomone

2018/11/29 at 9:26 AM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 4 min
A A
Video/ Rrëfimi i babait: Djali im u zhduk, transportonte hashash me gomone

Rreth 80 persona janë zhdukur në Vlorë në tre vitet e fundit. “Rezulton se numri i personave të raportuar, të zhdukur, të humbur, nga familjarët, nga viti 2015 deri tani, ka pasur një numër rreth 80 referimesh”, – thotë prokurorja Flora Çela. Shifrat janë publikuar në Top Story bashkë me dëshmitë e familjarëve. Ndër ta, Bahri Metushi, i cili jeton në lagjen 28 Nëntori në Vlorë. Ai rrëfen zhdukjen e të birit Marjo Metushi, i cili rezulton i zhdukur që nga 16 qershori i vitit 2017. Prokuroria ka pezulluar procedimin ndaj tij e regjistuar për veprën penale, kalim të paligjshëm të kufirit.

“Ka ikur nga shtëpia në orën 10. I bie telefonit, në orën 3 që do vinte këtu, I mbyllur telefoni. Kërkova në Greqi, Itali, por asgjë”, tha Bahri Metushi, babai i Marjo Metushit.


Shpresës, gruas së tij i ka thënë se do të shkonte në Fier pasi kishin pak punë në Seman. “I kishte thënë të shoqes se do të ikte në Fier e kur nuk u kthyer kemi bërë denoncim”, tha babai.

Bahriu thotë se i biri ishte i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike.

“Me transport me gomone, ka qenë pilot. E ka bërë tërë kohën, nga Shqipëria në Itali. Ikte dhe vinte dhe me kohë të keqe. Nuk vinte me shokë por vetëm. E keqja e tij ishte se nuk tregonte se nga po vente”, tha babai.

Në vitin 2000 Marjo është arrestuar nga policia italiane ku edhe ka vujtuar dënimin me 5 vjet heqje lirie. 70 vjeçari thotë se ishin arsyet ekonomike atë që detyruan të birin të rimerrte përsipër dërgimin e lëndëve narotike përtej detit.

“U kap në Itali me njerëz të tjerë çonte hashash në det. Bëri tre vjet burg. Arsyeja se ngeli pa punë, pa shpi, pa katani. Nuk donte ta bënte po ngeli, ja kjo është arsyeja. Nga llafet e njerëzve gomonia ka qenë e tija, ka qenë polic se çka qenë në Fier”, – tha babai.

Pazaret për drogën apo dhe pagesa për punën e kryer në transportin e lëndëve narkotike gjatë muajit gusht 2017 është kjo arseyja që Bahri Metushi beson se është vrarë i biri.

“Ai kishe punuar për të tjerët dhe nuk i kishin dhënë lekë, do të japin një hyrje apo një kështu dhe nuk ia kishin dhënë. 150 -20 mijë euro për qershorin vetëm. Shkonte dhe vinte, kaq është ajo 1 orë vatje-ardhje .. Unë nuk e dija se ç’bënë e sa rrugë bënte vetëm kur më erdhi makina këtu dhe më thanë shokët e tij se ia kanë dhënë filanit . Ishte një makinë e mirë, e mbajta një muaj e shita dhe ia dhashë lekët nuses. Kjo makinë dhe ca lekë . 5 mijë euro që bënte makina dhe 5 mijë euro lekë 10 mijë euro, kjo ishte për rrugët e fundit”, rrëfeu babai.

Denoncimi

Menjëherë pas zhdukjes së të birit, Bahri Metushi i është drejtuar policisë së Fierit duke denoncuar implikimin 40-vjeçarit në implikimin e trafikimit të lëndëve narkotike.

“Në Fier kam vajtuar, por jo zyrtarisht takova drejtorin e policisë dhe i kërkova ndihmë se e njihja. Pas dy javësh, pasi kërkova në burgje se flitej mos ke dalë jo këtëj jo andej atëherë i jam drejtuar policisë”, tha babai.

69 vjeçari thotë se Marjo transportonte lëndë narkotike në Itali për llogari të një grupi kriminal në rrethin e Fierit, por policia dhe prokuroria nuk ka hetuar për zbardhjen e ngjarjes.

“Jo nuk bëri hetime ndoshta është lidhur me këta të Vlorës por nuk bënë hetim. Deri sa ke telefonatat e fundit, koordinanat janë këto veriu i Sazanit nuk bie në det. Se kanë marrë njerëz të tjerë brenda jo ato që kam thënë unë”, thotë babai.

Dhe pse nuk ka marrë kurrë një përgjigje për fatin e të birit, Bahri Metushi thotë se ishte nën kontroll për çdo lëvizje që bënte. Sa herë që ai trokiste në polici për fatin e hetimeve, gjithmonë do kishte një telefonatë që interesohej për qëllimin e lëvizjeve të tij.

“Unë ikja në Fier, ku ishe, deri në Vlorë.  Fillimisht telefonatat i bënin nuses pse vajti vjehrri në degë pse vajti atje e kësisoj gjerash . .. ka nderuar numër pastaj..”, rrëfen babai.

Prokurori i çështjes nuk ka krijuar bindjen për ekzistencën e veprës penale dhe pse Shpresa Metushi u ka rrëfyer oficerëve se kohët e fundit Marjo ishte shumë i stresuar.

Në shtator të 2018 prokuroria ka pezulluar hetimet për Marion, i cili gjithë sa ka lënë pas është një varr i hapur dhe familjen në varfëri.

“Të gjithë që e kanë bërë këtë punë e kanë bërë për hall”, – tha babai.

Bahri Metushi kujton që ditën që u zhduk i biri nuk ishte rasti i vetëm i nisjes së gomoneve më lëndë narkotike nga brigjet e vVorës.

“Atë natë që është nisur ky, janë nisur dhe dy gomone të tjera. Ai që ikte Mario u gjet por u gjet i qëlluar. I mbytur”, u shpreh babai.

Etiketa: gomonemarjo metushite zhdukur vloretransport


Ju sugjerojmë

“Kurrë s’jam dashuruar”, Parashqevi Simaku: Por më kanë dashur shumë
-U tha në Opinion

“Kurrë s’jam dashuruar”, Parashqevi Simaku: Por më kanë dashur shumë

29 Maj, 2025 11:01 pm
Martesa dhe Hollywood-i? Rrëfehet Parashqevi Simaku
-U tha në Opinion

Martesa dhe Hollywood-i? Rrëfehet Parashqevi Simaku

29 Maj, 2025 10:30 pm
Ja pse Parashqevi Simaku u largua nga Shqipëria
-U tha në Opinion

Ja pse Parashqevi Simaku u largua nga Shqipëria

29 Maj, 2025 10:09 pm
Parashqevi Simaku rrëfen në Opinion daljen e parë në skenë: Po dridhesha…
-U tha në Opinion

Parashqevi Simaku rrëfen në Opinion daljen e parë në skenë: Po dridhesha…

29 Maj, 2025 9:52 pm
Qytetari sorrollatet 19 vjet për legalizimin
Aktualitet

Qytetari sorrollatet 19 vjet për legalizimin

29 Maj, 2025 9:38 pm
Vëllai i gjyqtares korruptoi prokuroren, punoi me bandat dhe u kthye në punë
Aktualitet

Vëllai i gjyqtares korruptoi prokuroren, punoi me bandat dhe u kthye në punë

29 Maj, 2025 9:27 pm
Rama takon Von der Leyen: Mike e çmuar
Aktualitet

Rama takon Von der Leyen: Mike e çmuar

29 Maj, 2025 7:41 pm
Fier/ Përplasen katër automjete, dy persona përfundojnë në spital
Aktualitet

Fier/ Përplasen katër automjete, dy persona përfundojnë në spital

29 Maj, 2025 7:10 pm
Seanca në GJKKO, i penduari Erion Alibej rrëfen për masakrën e Bradasheshit
Aktualitet

Seanca në GJKKO, i penduari Erion Alibej rrëfen për masakrën e Bradasheshit

29 Maj, 2025 5:08 pm
Unioni Turistik: Shqipëria po promovohet nga eventet kulturore
Aktualitet

Unioni Turistik: Shqipëria po promovohet nga eventet kulturore

29 Maj, 2025 4:29 pm
Para
Video/Për çfarë u nxeh Besi me Xhensilën? “Fike atë telefon, mos lër nam”

Video/Për çfarë u nxeh Besi me Xhensilën? "Fike atë telefon, mos lër nam"

Video/Flori thuajse puthet me këngëtaren shqiptare, duken kaq të dashuruar

Video/Flori thuajse puthet me këngëtaren shqiptare, duken kaq të dashuruar

VIDEO/ Qytetari denoncon: Gjeta plumbin në derë, jam koordinator i LSI-së

VIDEO/ Qytetari denoncon: Gjeta plumbin në derë, jam koordinator i LSI-së
















TE FUNDIT

Kirurgu me famë botërore vjen në Shqipëri

Kirurgu me famë botërore vjen në Shqipëri
29 Maj, 2025

Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë –...

Lexo më shumë

“Kurrë s’jam dashuruar”, Parashqevi Simaku: Por më kanë dashur shumë

“Kurrë s’jam dashuruar”, Parashqevi Simaku: Por më kanë dashur shumë
29 Maj, 2025

Që shumë e kanë dashur, këtë mund ta themi me siguri, por ikona e muzikës shqiptare Parashqevi Simaku rrëfen për...

Lexo më shumë

Opinion – Rrëfimi i parë i Parashqevi Simakut! – 29 Maj 2025

Opinion – Rrëfimi i parë i Parashqevi Simakut! – 29 Maj 2025
29 Maj, 2025

Në pjesën e parë dhe të dytë të emisionit “Opinion” në Tv Klan, mbrëmjen e kësaj të enjteje, vjen historia...

Lexo më shumë

Martesa dhe Hollywood-i? Rrëfehet Parashqevi Simaku

Martesa dhe Hollywood-i? Rrëfehet Parashqevi Simaku
29 Maj, 2025

Vitet e para në Shtetet e Bashkuara, Parashqevi Simaku i kujton si tejet të bukura. “Një mrekulli! Sikur ishte në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com