9 vite histori dashurie përfunduan brenda 9 minutash, kur çifti i njohur turk firmosi dokumentat e divorcit. Bëhet fjalë për moderatorin e njohur turk Acun Ilıcalı, i cili i dha fund martesës me Seyma Subasin, dy ditë më parë.
“Ne u martuam shumë të dashuruar, por nuk mundëm më. Ne e respektojmë njëri-tjetrin dhe vendosëm të divorcohemi” – u shpreh moderatori Acun Ilicali.
Mirëpo, të gjithë fansat akuzuan aktorin Çagatay Ulusoy si “mollën e sherrit” mes çiftit. E për këtë arsye ata hodhën pas krahëve martesën. Dyshohet se mes aktorit, që njihet ndryshe si “Sarp” falë serialit “I Infiltruari”, dhe ish-bashkëshortes të moderatorit ka më shumë sesa miqësi. Teksa u fotografuan bashkë disa ditë pas ndarjes.
Por është vetë Çagatay Ulusoy, i cili është ndjerë i ofenduar nga të tilla akuza dhe i ka dhënë fund njëherë e mirë.
“Acun është vëllai im dhe Seyma, mikesha ime. Uroj që shpifjet e shëmtuara, të pahijshme dhe pa asnjë bazë të marrin fund.” – sqaroi aktori në “Twitter”.
Sakaq, edhe Seyma i ka quajtur absurde pretendimet se ajo ka tradhëtuar ish-bashkëshortin me aktorin turk Çagatay Ulusoy.