Fevziu: Ambasador Arvizu, Mirëserdhët në Shqipëri!
Arvizu: Faleminderit! Është kënaqësi të kthehem.
Fevziu: Më duket është hera e dytë apo e tretë që vini në Shqipëri pasi u larguat si ambasador i SHBA-ve?
Arvizu: Hera tretë pasi u largova dhe hera e parë si një qytetar i thjeshtë. Nuk jam më një zyrtar i SHBA-ve.
Fevziu: Si një qytetar i thjesht por po vini për një ceremoni. Presidenti i Republikës do ju dekoroj për kontributin tuaj në lidhje me marrëdhëniet Shqipëri-SHBA.
Arvizu: Po. Është një nder i vërtetë për mua. Një surprizë e vërtet. Jam shumë i lumtur që vijë për të takuar disa miq.
Fevziu: Ambasador Arvizu, si ju duket Shqipëria tani pasi kjo është hera e tretë që vini pas largimit si ambasador.
Arvizu: Është ende herët dhe jam duke folur me shumë njerëz. Disa gjëra kanë ndryshuar. Mendoj që shumë gjëra kanë mbetur njësoj…
Fevziu: Por ndryshimet janë shumë të vështira në këtë vend.
Arvizu: Edhe unë kështu mendoj.
Fevziu: Nuk ndryshojnë shumë shpejt.
Arvizu: Po. Vura re përshembull se Tirana po modernizohet në shumë mënyra. Një stadium i ri po ndërtohet. Hotel Plaza u ndërtua pasi u largova. Është bukur nga disa aspekte. Të gjithë duan një kryeqytet me të cilin do të krenohen.
Fevziu: Mendoj se e vetmja gjë që nuk ndryshon në këtë vend është durimi për politikanët dhe zënkat midis politikanëve.
Arvizu: Mendoj se kjo është e vërtet. Duket se ka ende mjaft përplasje midis politikanëve për çështjet e qytetarëve dhe këto krijojnë probleme.
Fevziu: Ambasador i keni ndjekur lajmet për Shqipërinë gjatë këtyre viteve?
Arvizu: Përpiqem. Siç e dini, nuk lexoj dhe aq mirë në shqip por i hedh një sy portaleve.
Fevziu: Portaleve shqiptare.
Arvizu: Kryesisht portaleve duke përfshirë “Opinion”. Siç iu thash nuk lexoj dhe aq mirë në shqip por mundohem. Përpiqem të ruaj kontaktet me njerëzit por Amerika është shumë larg. Është e vështirë të kuptosh se ç’ndodh në të vërtetë.
Fevziu: Është e vështirë të kuptosh disa gjëra edhe nëse rri në Shqipëri. Jo me 500.000 milje larg.
Arvizu: Shqipëria është një nga ato vendet ku mund të them se sa më shumë gjëra di, aq më pak kupton. Sepse mendon që kur ke më shumë dije…
Fevziu: Pse e ke këtë ide? Të njëjtën gjë e kam dëgjuar nga shumë njerëz.
Arvizu: Kështu mendoj. Kalova 4 vite këtu si ambasador dhe me siguri në fund…
Fevziu: Më duket se mandati juaj ishte më i gjati i…
Arvizu: Po, ishte më i gjati. Në rastin tim, pas 4 vitesh dija shumë herë më shumë për Shqipërinë nga sa dija kur mbërrita. Do mendoje se me gjithë atë dije do të mund të kuptoj shumë gjëra por pash kaq shumë gjëra për Shqipërinë që nuk i kuptova.
Fevziu: Keni punuar për shumë vite tek Departamenti i Shtetit duke filluar nga…
Arvizu: 1981.
Fevziu: Në 1981 në Uashington e më pas në disa shtete në Azi, e në vende të tjera. Në sa shtete keni shërbyer?
Arvizu: Kam qenë pjesë i shërbimit të jashtëm për më shumë se 36 vite.
Fevziu: 36 vite?
Arvizu: 36 vite. Kjo ishte disi e pazakontë në karrierën time pasi unë kam shërbyer në vetëm 5 shtete. Shumë prej kolegëve të mi kanë shërbyer në 12-13-14 shtete. Unë kam shërbyer në Shqipëri, Japoni, Korea e Jugut, Tailandë dhe Kamboxhia.
Fevziu: Pjesa më e madh e shërbimit tuaj ka qenë në vende aziatike.
Arvizu: Po, në vende aziatike. Kam kaluar dhe një kohë të gjatë në Uashington.
Fevziu: Ku ja keni kaluar më mirë gjatë karrierës tuaj?
Arvizu: Koha që kalova këtu në Shqipëri si Ambasador ka qenë mjaft e veçante për mua.
Fevziu: Pse ishte e veçantë Z. Ambasador?
Arvizu: Nga ana profesionale isha shumë i interesuar tek Azia dhe kalova shumë kohë atje. Pata përvoja të mrekullueshme, sidomos në Korenë e Jugut, në Tailandë dhe në Kamboxhia. Por para se të bëhem ambasador këtu, sinqerisht nuk mendoja asgjë për Ballkanin e Shqipërinë.
Fevziu: Nuk ia kishit fare idenë për Ballkanin para se të vinit këtu?
Arvizu: Që të jem i sinqertë, nuk kisha asnjë interes. Isha i zënë më gjëra të tjera. Gjatë luftërave në Ballkan në vitet 90, unë isha shumë i fiksuar pas Azisë juglindore. Unë dija për Enver Hoxhën, e kuptoja deri diku historinë, si skemat piramidale por…
Fevziu: Për ju çdo gjë dukej disi larg.
Arvizu: Ishin larg, në sfond. Kishte një familjaritet të cilin unë nuk e njihja deri në çastin që më thanë: do të shkosh në Shqipëri?
Fevziu: Kush vendosi që ju të vini në Shqipëri?
Arvizu: Kisha vite që punoja tek departamenti i shtetit. Për të qenë i sinqertë, mendova se kisha një mundësi për të shkuar në një vend në Azinë juglindore si ambasador për shkak dhe të vjetërsisë që kisha. Por në Amerikë ka shumë politika dhe burokracira. Është diçka shumë interesante por që nuk kemi kohë ta shpjegojmë. Mendova të shkoj si ambasador në një vend të Azisë juglindore por nuk pata mundësi atje. U zhgënjeva por thash me vete, kështu është jeta. Më pas më thanë që ndoshta kam mundësi të shkoj diku në Evropë. Përmendën 2 shtete, Shqipërinë dhe një tjetër që nuk do ta përmend.
Fevziu: Çfarë përmenden?
Arvizu: Përmenden Shqipërinë dhe një shtet tjetër.
Fevziu: Vetëm 2 shtete.
Arvizu: Vetëm 2 shtete në Evropë. Më thanë mendoje dhe na thuaj nesër, ke 24 orë të mendohesh. Asnjëherë më parë nuk kisha menduar për Shqipërinë. Fola me Anën, ajo më tha se zgjedhja më takon mua. Kërkova në Wikipedia.
Fevziu: Tu deshën disa orë kërkim për të zbuluar diçka për shtetin ku do të shërbeje për 4 vjet.
Arvizu: Disa orë. Fola me disa njerëz, fola me ChrisHill, një mikun tim.
Fevziu: Çfarë tha?
Arvizu: Tha se Shqipëria është e mrekullueshme.
Fevziu: Tha se Shqipëria…
Arvizu: Tha se Shqipëria është një vend shumë emocionues. Dhe shumë veta me të cilët fola më thonin se është një vend disi i çuditshëm për një amerikan. Por në Shqipëri i duan amerikanët dhe është një vend shumë dinamik. Kështu thash me vete, pse jo? Thash, patjetër, do të ishte nder. Por edhe atëherë nuk është 100% e sigurt pasi mbetesha kandidat.
Fevziu: Po, ka një procedurë.
Arvizu: Edhe pse i thash po, nuk prisja që të vija. Pak javë më vonë më thanë, urime, do të shkosh në Shqipëri.
Fevziu: Dhe pas 4 vitesh shërbim, çfarë mendon për Shqipërinë?
Arvizu: Kam folur shumë për përvojën time këtu. Në anglisht ne kemi një shprehje që thotë: një përvojë e jashtëzakonshme. Kam pasur një karrierë të gjatë dhe më vendosin në Shqipëri, në Tiranë. Ishte diçka që nuk e kisha përjetuar kurrë më parë. Kam një ndjesi shumë të ngrohtë.
Fevziu: E gjetët atë pro-amerikanizmin e shqiptarëve?
Arvizu: Po.
Fevziu: Është i vërtetë apo është vetëm një mit?
Arvizu: Mendoj se është i vërtetë. Mitologjia mund të ndërtoj pritshmëri të mëdha. Më lejo të të them këtë Blendi, çfarë kuptova, si Ambasador i SHBA-ve, duke parë dhe ato para meje dhe ato pas meje, është një rrethanë shumë e veçantë. Duket si jo reale, në një farë mënyre si artificiale. E kuptoj. Kështu që përpiqem të bisedoj me Amerikanë të tjerë. Jo vetëm staf të ambasadës por të tjerë që jeton këtu apo e vizitojnë këtë vend. Ato thonë se trajtohen shumë mirë, me shumë dashuri dhe përkujdesje si qytetarë amerikanë.
Fevziu: Mendon së është vetëm për amerikanët apo kjo është një traditë për të gjithë të huajt?
Arvizu: Mendoj se në përgjithësi shqiptarët, sidomos nëse i krahasojmë me disa popuj të tjerë, edhe pse krahasimet janë të vështira, mendoj se përgjithësisht, shqiptarët i trajtojnë shumë mirë të huajt. Është si paradoks po ta mendosh. Për shumë vite ka qenë një shtet kaq i mbyllur. Mendoj se shqiptarët janë shumë të hapur dhe mirëpritës ndaj të huajve në tërësi. Të gjithë të huajt që janë të interesuar për Shqipërinë, vijnë këtu, provojnë ushqimin shqiptar, përpiqen të mësojnë për kulturën dhe historinë e vendit. Mendoj se shqiptarët janë shumë të lumtur me këtë gjë. Po, mendoj se janë shumë të hapur.
Fevziu: Thatë se folët me ChrisHill përpara se të vinit këtu. Ai ka qenë ne një periudhë shumë të vështirë për shqiptarët, në fillimet e viteve 90-të. Por ka qenë gjithashtu një periudhë e mrekullueshme për të ardhmen e Shqipërisë. Ju erdhën në Shqipëri në një periudhë mjaft të vështirë, nga fundi i vitit 2010 dhe fillimi i vitit 2011 kur ndodhi 21 Janari. Cila ka qenë periudha juaj më e vështirë si Ambasador?
Arvizu: Po, ishte periudha e hershme. Sepse unë mbërrita në Dhjetor të vitit 2010. Dhe siç thatë, fillimi ishte mjaft e vështirë.
Fevziu: Vinit nga Amerika pa ditur shumë gjëra për Shqipërinë dhe papritur gjendeni në mes të një stuhie.
Arvizu: Të jem i sinqertë, përpiqem të përgatitem sa më shumë të jetë e mundur. Mendoj se kur erdha kisha një ide të mirë rreth dinamikave të politikës shqiptare. Por sigurisht që është e pamundur të përgatitesh për një katastrofë të vërtetë si ajo e 21 Janarit. Disa njerëz mendojnë vetëm për 21 Janarin por nuk ishte vetëm ajo datë. Ishin ndodhitë që kulmuan me ngjarjet e asaj dite. Ajo javë midis 21 Janarit dhe homazheve. Zoti Berisha donte të bënte garën e tij të PD-së, më pas erdhën zgjedhjet vendore me gjithë atë dramë. Po, 21 Janari është data që njerëzit e mbajnë mend për arsye shumë të trishta, por ishte më shumë se vetëm një ditë. Ishte një periudhë disa mujore me shumë tension dhe dramë.
Fevziu: Pjesa kulminante e karrierës tuaj ka qenë në fillimet tuaja këtu.
Arvizu: Po. Në një kuptim, u bë më e lehtë pas muajve të parë.
Fevziu: Ambasador, me sa mbaj mend keni qenë i pranishëm tek numërimi i votave në Tiranë në Maj të 2012. Kishte një konkurrencë të madhe midis Ramës dhe Bashës në atë kohë. Edhe sot, pas 7-8 vitesh kemi probleme me votat. Çfarë ndodh në këtë shtet me numërimin e votave dhe votat në tërësi?
Arvizu: Siç mund të dini edhe ne kemi pasur disa probleme me numërimin e votave tek zgjedhjet tona. Ndihem pak i turpëruar për këtë. Mendoj se një problem strukturor këtu është se si militantët e partive janë përgjegjës për monitorimin e votave. Komisionet zgjedhore nuk janë asnjanëse.
Fevziu: Janë militant.
Arvizu: Po, të gjithë janë militant. Duket sikur ka ujdi. Apo çfarë ndodh mbrapa kuintave? Nuk është aq transparente. Për ne amerikanët apo për perëndimoret, ndonjëherë themi se keni nevojë të keni një trup asnjanës i cili nuk do të përbëhet nga militant. Siç e dimë, kjo është diçka e vështirë për tu arritur në Shqipëri për shkak të atmosferës së militantizmit që ekziston. Njoh disa njerëz të cilët personalisht i besoj, ndoshta janë pak konservator apo liberal, mendoj se kanë integritet por kanë një punë të vështirë për shkak të presionit financiar dhe jo vetëm për të qenë në njërën krahë apo tjetrën. Nëse je në mes, është e vështirë të mbijetosh.
Fevziu: Çfarë mbani mend nga marrëdhënia juaj me Kryeministrin Berisha? Kishte një kohë të keqe gjatë fundit të mandatit tuaj këtu?
Arvizu: Filloi mirë por mendoj se u krijuan disa probleme pas zgjedhjeve, atyre të vitit 2011. Blendi, që të jem i sinqertë, nëse kthej kokën nga e shkuara, kur u zgjodh Basha si kryetar bashkie, ky ishte fillimi i fundit për PD-në. Kjo duhej të ishte pika kulminante për PD-në. Rama dhe socialistët nuk ishin në një gjendje të mirë. Mbaj mend teksa flisja me të dy palët. Në fillim i thash Ramës, tashmë kryeministër, dhe socialistëve se, tani po kaloni një kohë të keqe por e keni një mundësi. Duhet të rindërtoni. E keni një mundësi por duhet të ndryshoni mënyrën e përballjes. Duhet ti jepni njerëzve një arsye për t’iu votuar. Nuk mjafton të thoni se fajin e ka Saliu. Kryeministrit Berisha i thash se ka një mundësi me Bashën. Bashës i thash se kishte një mundësi. Mendoj se të dy, Berisha dhe Basha morën rrugën e gabuar, morën mesazhin e gabuar nga ato zgjedhjet. Berisha filloi të konsolidoj fuqinë e tij, filloi të jetë më arbitrar si me zgjedhjen e presidentit. Punësuan lobist amerikanë të cilët e ndihmuan të zgjidhet. Ishte një fushatë e mirë. Rama pati një fushatë të keqe. Dhe Basha ishte shumë i mirë. Dhe ishte kaq afër me sa dimë. Por në vend që të përdori ekspertizën e jashtme për qëllime pozitive, për të promovuar Shqipërinë dhe gjërat që po bënte qeveria, të huajt po paguheshin për t’iu kundërvënë Ambasadës Amerikane. Menduan se Ambasada ishte duke punuar kundra tij, gjee cila nuk ishte fare e vërtetë.
Fevziu: Marrëdhënia juaj me Ramën? Në fillim ishte lideri i opozitës dhe kur u larguat ishte kryeministër. Në fund kur u larguat kishit një debat të fortë me të për armët kimike. Cili ishte problemi në atë kohë?
Arvizu: Sapo ishte zgjedhur dhe kjo ishte një periudhë e vështirë. Por armët kimike lidheshin me marrëdhëniet me jashtë. Ishte diçka që mund ta kuptoja. Menduam se ishte e rëndësishme ti ofronim mbështetje qeverisë së re.
Fevziu: A ishte i sigurt ky vendim për Shqipërinë?
Arvizu: E keni fjalën për vendimin e Kryeministrit? Shtetet e Bashkuara nuk do ti kërkonin Shqipërisë diçka të tillë nëse nuk do të mendonim se ishte e sigurt.
Fevziu: Pra ishte e sigurt.
Arvizu: Sipas mendimit tim, po. Ishte e sigurt.
Fevziu: Dhe Rama ju premtoi se do ti mbante armët?
Arvizu: Jo. Jo. Nuk pati në asnjë çast një premtim. Kishte përpjekje me qëllime të mira. Kishte përpjekje për të ndihmuar SHBA-të me komunitetin ndërkombëtar por jo, nuk kishte asnjë premtim.
Fevziu: Por pse amerikanët donin të sillnin armët kimike në Shqipëri? Pse jo në Itali, në Spanjë apo në ndonjë shtet tjetër për shembull?
Arvizu: Ishin një serë gjerash, përfshirë këtu transportin, vendodhjen, pajisjet. Ekspertët, pajisjet, shumica prej tyre do të silleshin nga jashtë. Shqipëria shihej si një vendodhje e mirë për shkak të udhës së transportit pasi nuk ishte shumë larg nga Siria. Edhe një herë, është 100% e sigurt? Jo, nuk është 100% e sigurt por sipas meje ishte një mundësi e mirë dhe e sigurt për Shqipërinë por ato vendosën të mos e bëjnë. Ç’do gjë është në rregull.
Fevziu: Mendoni se ishte një mundësi e mirë për Shqiptarët?
Arvizu: Mendoj se mund të kishte qenë. Një prej gjërave që ne ofruam të bëjmë ishte pastrimi i disa prej mbetjeve toksike.
Fevziu: Çfarë humbi Shqipëria pasi refuzoj armët kimike?
Arvizu: Nuk mendoj se humbën shumë gjëra. Sërish, ishte një mundësi si pjesë e atij ushtrimi, për të pastruar disa prej mbetjeve kimike të lënë nga koha e Hoxhës. Një pastrim kimik. SHBA-t u ofruan të shpenzonin një shumë parash, nuk e mbaj mend ekzaktësisht se sa, por do të shpenzonin ca para për ta bërë…
Fevziu: Për shqiptarët.
Arvizu: Për shqiptarët, si pjesë e një marrëveshjeje të lidhur.
Fevziu: Gjatë 4 viteve të misionit tuaj në Shqipëri, cila ishte çështja me e rëndësishme në lidhje me marrëdhëniet e jashtme të Amerikës këtu?
Arvizu: Nuk është se ishte një event i vetëm. Ishte fuqizimi i Shqipërisë në NATO, si pjesë e aleancës. Qeveria e mëparshme ishte e përgjegjshme por gjatë Ramës u fuqizua. Gjithashtu, bashkëpunimi me ish-kolegu tim, ambasadorin Sequi për të promovuar progresin e Shqipërisë drejt BE-s për integrimin e saj. Ishte sikur të shikoje bojën duke u tharë. Ishte e vështirë të përshkruash një event të vetëm të madh, por mendoj se kjo ishte mjaft e rëndësishme.
Fevziu: Gjatë viteve të fundit, me misionin e Ambasadorit Lu, mendoj se SHBA-të u përqendruan tek reforma në drejtësi, tek lufta kundra krimit dhe tek njerëzit e krimit, kontrabandistët në parlament. Ky ishte ligji i dekriminalizimit. Pse ndryshoj fokusi i Amerikës? Pse u përqendrua tek reforma në drejtësi dhe lufta kundra krimit?
Arvizu: Nuk mund të flas për Ambasadorin Lu.
Fevziu: Jo, për politikën e SHBA-vë në tërësi.
Arvizu: Kam folur me Ambasadorin Lu disa herë. Jo me shumë hollësira. Blendi, me sa kuptoj, ai dhe njerëzit në Uashington ndjen se do të ishte më mirë nëse do të përqendroheshin në një fushë. Të punojnë bashkë me BE-në. Të investojnë energji në një fushë e cila ishte reforma në drejtësi, duke menduar se nëse përmirësohet kjo fushë, do të ketë një ndikim pozitiv në një serë gjerash të tjera. Është e diskutueshme nëse ky ishte qëndrimi më i mirë por mendoj se ishte një argumentim shumë i arsyeshëm, një vendim shumë i arsyeshëm. Mendoj se na ngelet për ta parë deri në fund nëse procesi do të jetë i suksesshëm dhe produktiv. Por mendoj se për këtë arsye u bë.
Fevziu: E njihnin ambasadoren e re të nominuar për Shqipërinë?
Arvizu: E di se kush është. Nuk kemi punuar bashke në të shkuarën por është shumë e dalluar, ka pasur një karrierë të mrekullueshme e tepër të vlerësuar.
Fevziu: E njeh Ballkanin?
Arvizu: Ajo me siguri që ka kaluar më shumë kohë në Evropë se sa unë. Ajo është specializuar për Rusinë por ka qenë dhe në vende të tjera të botës. Mendoj se ajo ka një përvojë shumë të mirë për këtë pjesë të botës. Mendoj se do të jetë fantastike. Siç iu thash, ka një emër të shkëlqyer…
Fevziu: Sipas procedurës ajo duhet të marri aprovimin e senatit dhe kongresit.
Arvizu: Saktë. Ajo është nonimuar zyrtarisht nga Shtëpia e Bardhë, që do të thotë se është marrë me investigime.
Fevziu: Sa kohë kërkon zakonisht kjo procedura për një ambasador?
Arvizu: Varet. Unë kisha një dëgjesë pas dy muajsh dhe pak më vonë erdha këtu. Siç mbani mend me Ambasadorin Lu, ai priti rreth një vit. Dhe nuk kishte fare të bënte me të por me politikat në Uashington. Na mbetet për te parë.
Fevziu: Senati apo Kongresi kanë të drejtën të refuzojnë? Ka raste të tilla?
Arvizu: Teknikisht, është pak delikate me nominimet. Në rastin e ambasadorëve edhe një senator i vetëm mund të mbaj pezull emërimin e një ambasadori.
Fevziu: Kjo i komplikon gjërat.
Arvizu: Mund ti komplikoj. Në fakt është diçka e rrallë dhe unë nuk kam ndonjë tregues se këtu do të ndodhi e njëjta gjë. Në përgjithësi po, edhe një person i vetëm mund të mbaj pezull emërimin. Në shumicën e rasteve një parti do të mbaj pezull një numër nominimesh për të ngritur një çështje tjetër. Do të habitesha nëse do të lidheshe specifikisht me Shqipërinë.
Fevziu: Është një problem i Uashingtonit e jo i Shqipërisë. Me çfarë merreni tani Z. Ambasador?
Arvizu: Sapo kam rënë dakord me një grup ekspertësh shumë të njohur nga Uashingtoni që quhen “GermanMarshall Fund”. Brenda kësaj organizate unë jam pjesë e një grupi të quajtur “Aleanca për fuqizimin e demokracisë”. Nuk ka shumë kohë që ka filluar. Unë do të merrem më kërkime, shkrime dhe fjalime. Ne do të shikojmë për ndërhyrje të jashtme në shtete në Evropë, shtete në SHBA dhe vende të tjera. Ndërhyrje armiqësore kundër demokracisë për të shfuqizuar institucionet demokratike dhe besimin e njerëzve tek këto institucione. Jam shumë i emocionuar për këtë punë.
Fevziu: Do të punosh me shqiptarë në këtë pozicion?
Arvizu: Mendoj se shqiptarët do të zënë një pjesë të vogël në këte organizate. Mund të të them vetëm diçka? Fola me disa kolegët e mi, ambasadorë të tërhequr.
Fevziu: E pash foton dhe doja të pyesja. Pyetja e fundit. E pash fotografinë tuaj me Ambasadoren shqiptare në Amerikë, Ish-ambasadoren amerikane Marisa R. Lino, Marcie B. Ries etj.
Arvizu: Secila ka gjërat e veta për të bërë. Disa ish-ambasadorë thonë se janë të lodhur e do të tërhiqen. Të tjerë punojnë për kompani konsulente. Është krejtësisht e ligjshme dhe nxjerrin shumë para. Disa prej tyre më thanë se duhet të shkoj aty dhe të kem të ardhura të majme. Por kuptova se unë nuk dua të tërhiqem. Nuk më ka interesuar vërtetë të nxjerr shumë para. Marrë një pension dhe jam në rregull me të.
Fevziu: Do të jesh pjesë e këtij grupi…
Arvizu: Ky është një grup i mirë. Ka një kauzë të mirë, një organizim të mirë, jam i emocionuar me këtë dhe punë dhe shpresoj të kem mundësi të tjera për të vizituar Shqipërinë. Ambasadorët e tjerë janë duke ja dale mirë. Vetëm Joseh Lake nuk e shohim dhe aq shpesh.
Fevziu: Ku jeton?
Arvizu: Mendoj se në Nju Oregon. Origjinën e ka nga Teksasi. Askush nuk nga të reja nga ai prej shumë kohësh. Por të tjerët që përmende i kam takuar. JamesJeffrey, MarcieRies. Sigurisht, JosephLimprecht ka ndërruar jetë por bashkëshortja e tij është shumë aktive me çështjet e Shqipërisë. Djali i ambasadorit Jeffrey më duket se është martuar me një grua shqiptare. Shtëpia e Rierson-it është e mbushur me zbukurime shqiptare, Withers-i gjithashtu e do shumë Shqipërinë. Të gjithë ne.
Fevziu: Është shumë e vështirë ta harroni Shqipërinë pas misionit tuaj këtu.
Arvizu: Është e pamundur.
Fevziu: Ambasador ju falënderoj shumë për intervistën dhe shpresoj t’iu takoj vizitën tuaj të ardhshme këtu.
Arvizu: Të faleminderit Blendi për ftesën. Gëzohem që kemi ende kontakte. Mendoj se ky është viti i 21-të këtu?
Fevziu: I 22-të.
Arvizu: Urime! Ndoshta jo me 20 vite të tjera por të vazhdosh të kesh sukses edhe në të ardhmen.