Ish-ambasadori amerikan në Shqipëri, Aleksandër Arvizu, ka folur në lidhje me marrëdhëniet me ish-kryeministrin Sali Berisha gjatë kohës që shërbei në vendin tonë.
Arvizu tha se marrëdhënia mes tyre filloi mirë, por pas zgjedhjeve të vitit 2011-të pati një luhatje.
Ai tregoi me sinqeritet, kur kthen kokën nga e shkuara, atëherë kur Lulzim Basha u zgjodh kryetar Bashkie, ishte fillimi i fundit për PD-në.
Sipas tij, kjo duhej të ishte edhe pika kulminante për PD-në, pasi Rama dhe socialistët nuk ishin në gjendje të mirë.