Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Elvira Dones: Rama ka shuar çdo shpresë për shqiptarët

2018/11/27 at 9:17 PM
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Elvira Dones: Rama ka shuar çdo shpresë për shqiptarët

Dikur në vitin 2013 ishte një nga mbështetëset e tij më të mëdha, madje u përfol edhe si drejtoresha e mundshme e Televizionit Publik Shqiptar, ndërsa sot shprehet se me Edi Ramën Shqipëria s’ka më asnjë shpresë.


Fjala është për shkrimtaren Elvira Dones, e cila jeton jashtë vendit. Ajo ka publikuar një shënim në faqen e saj në Facebook, ku thotë se Rama ka shuar cdo shpresë të shqiptarëve. Më poshtë reagimi i saj i plotë.

‘Është kjo ‘gjëja’ në Shqipërinë time, kjo ‘gjëja’ që gjen në të gjitha vendet që vuajnë pafundësisht. Kur zbret në të je i huaj sido që të mbërrish, skamnor ose pasunar, me valixhe që vlen dy groshë si e imja, apo me Yves Saint Laurent legeni, me orë floriri në kyç, meqë është bërë kështu duke luajtur me jetën e të tjerëve.

Kur zbret në Tiranë je ajo që je bërë në vitet e gjata të emigrantit. Pastaj, sa e hap e mbyll sytë shndërohesh në shqiptar.

Miqtë e tu të dashur janë atje për ty, të thërrasin në mes të natës, në odën tënde të bujtinës. Të thonë fjalë që askush tjetër nuk mund të t’i thotë, përveç atyre.

Nganjëherë nuk të thonë asgjë. Shpesh të marrin erë, teksa të përfshijnë në një përqafim vuv, të marrin prapë erë para se të ulen me ty dhe të pijnë një çaj mali.

Tek miqtë e mi të zemrës e vendos shpirtin tim krejt të zhveshur, të pafajshëm, të marrë.

Tek miqtë e mi që më marrin erë, që më dëgjojnë, që kanë parë dhimbjen në sytë e mi, që pa bërë zë më kanë dhënë ushqimin e tyre të barsaletave për atë politikë lokale muti…

Këtyre miqve, të asaj Shqipërie sublime, i kushtoj të gjithë dashurinë time të pafuqishme.

Në emër të tyre akuzoj klasën politike të tanishme, akuzoj dhe vetëm akuzoj kryeministrin e ‘shitshëm’ për lajmet perëndimore, përherë e më të nxituara dhe sipërfaqësore.

Akuzoj këtë burrë për arrogancën tij të padëgjuar dhe vulgare, për korrupsionin e tij absolut.

E akuzoj, sepse ka shuar shpresat e shqiptarëve.

Në emër të Shqipërisë që mund të bëhej dhe ju e vodhët pa mëshirë, unë e akuzoj.

Dhe as e vras mendjen për ironinë tënde dy lekëshe.

I couldn’t care less of your dismissiveness. I açuse you.

Dhe nuk mund të më bësh asgjë, sepse je i mjerë dhe skile, ndërsa Shqipëria po vdes’, shkruan ajo.

 

Etiketa: elvira doneska shuar cdo shpreseramashqiptaret


Ju sugjerojmë

Nuk u është siguruar transporti, fëmijët në Porto Romano nuk nisin shkollën
Aktualitet

Nuk u është siguruar transporti, fëmijët në Porto Romano nuk nisin shkollën

9 Shtator, 2025 3:30 pm
Bllokohen 15 mjete lundruese, shpëtohen 39 persona që u rrezikohej jeta
Aktualitet

Bllokohen 15 mjete lundruese, shpëtohen 39 persona që u rrezikohej jeta

8 Shtator, 2025 3:26 pm
Ndeshja Shqipëri- Letoni, rrugët që do të bllokohen në Tiranë
Aktualitet

Ndeshja Shqipëri- Letoni, rrugët që do të bllokohen në Tiranë

8 Shtator, 2025 12:26 pm
112 mijë nxënës më pak në një dekadë
Aktualitet

112 mijë nxënës më pak në një dekadë

8 Shtator, 2025 11:52 am
Elton Ilirjani i ftuar nderi në Mercedes-Benz Iceland Fashion Week 2025
Aktualitet

Elton Ilirjani i ftuar nderi në Mercedes-Benz Iceland Fashion Week 2025

8 Shtator, 2025 11:26 am
Programi Kombëtar i Praktikave të Punës/ Rama:Mundësi konkrete për të rinjtë
Aktualitet

Nisja e vitit të ri shkollor, Rama: Suksese nxënësve

8 Shtator, 2025 7:57 am
Viti i ri shkollor nis më 8 shtator
Aktualitet

Nis viti i ri shkollor në të gjithë vendin

8 Shtator, 2025 7:55 am
Auto-Skicë
Aktualitet

Pensionistët i rikthehen punës, INSTAT: U angazhuan 120 mijë në 2024

7 Shtator, 2025 8:47 pm
Mësuesit pro mbylljes së “Tik-Tok”
Aktualitet

Viti i ri shkollor/ Dhjetëra klasa të para në Korçë nuk patën asnjë regjistrim

7 Shtator, 2025 6:50 pm
“Hëna e përgjakur”/ Sot eklipsi hënor do jetë i dukshëm edhe në Shqipëri
Aktualitet

“Hëna e përgjakur”/ Sot eklipsi hënor do jetë i dukshëm edhe në Shqipëri

7 Shtator, 2025 3:43 pm
Para
Berisha: Negociatat mund të mos hapen as në 2019

Berisha: Negociatat mund të mos hapen as në 2019

Dëllinja, pastrues fantastik për veshkat dhe mushkëritë, ja si përgatitet

Dëllinja, pastrues fantastik për veshkat dhe mushkëritë, ja si përgatitet

Deklaratat e Ramës kundër BE-së, ja çfarë mendon Sali Berisha

Deklaratat e Ramës kundër BE-së, ja çfarë mendon Sali Berisha
















TE FUNDIT

PD mbledh kryesinë, “përjashtohen” deputetët që nuk u rizgjodhën në 11 Maj

Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e PD-së për Fierin dhe Durrësin
10 Shtator, 2025

Dy ditë para mbledhjes së parë të Parlamentit të ri të dalë nga zgjedhjet e 11 Majit, Partia Demokratike ka...

Lexo më shumë

Seanca e parë paraprake ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, caktohet data

Auto-Skicë
10 Shtator, 2025

Gjyqtarja e posaçme Irena Gjoka, ka caktuar seancën e parë paraprake ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit. Seanca e parë...

Lexo më shumë

Plagosje me thikë në Tiranë, 29-vjeçari godet vëllezërit e tij

Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
10 Shtator, 2025

Një plagosje me thikë ndodhi këtë paradite në Tiranë, ku raportohet se një 29-vjeçari goditi dy vëllezërit e tij. Plagosi...

Lexo më shumë

Polonia do të aktivizojë Nenin 4 të NATO-s, Moska: Nuk ka prova që janë dronë rusë

Polonia do të aktivizojë Nenin 4 të NATO-s, Moska: Nuk ka prova që janë dronë rusë
10 Shtator, 2025

Kryeministri polak Donald Tusk thotë se Polonia do të aktivizojë Nenin 4 të NATO-s, duke kërkuar konsultime zyrtare brenda aleancës,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com