Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shkarkohet prokurori që fitoi me baste, Artur Selmani

2018/11/26 at 12:35 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Shkarkohet prokurori që fitoi me baste, Artur Selmani

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ka shkarkuar nga detyra Artur Selmanin, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme. Selmani është njëri nga ish-kandidatët që garoi vitin e kaluar për postin e Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm.

Sipas asaj që ka deklaruar pranë ILDKPKI-së, rezulton se në vitin 2004, Selmani ka deklaruar të ardhura nga paga prej 1.4 milion lekësh. Gjithashtu, ai ka deklaruar dhe një kredi të marrë me një afat 25 vjeçar.

Prokurori Selmani ka rezultuar me probleme me pasurinë. Ai ka deklaruar 10 mijë dollarë të fituar nga bastet sportive, gjë e cila nuk ka bindur trupën e KPK-së.

Edhe ILDKPIK gjeti probleme me pasurinë e ish-kandidatit për kryeprokuror. Pikëpyetje ka pasur edhe për profesionalizimin e Selmanit, pasi ka rezultuar se hetimet e kryera prej tij kanë qenë të paplota.

Selmani e ka filluar karrierën në institucionin e akuzës në fillim të viteve ’90, fillimisht si hetues dhe më pas si prokuror. Ai është pjesë e Prokurorisë së Përgjithshme prej më shumë se një dekade, ku ka mbajtur edhe role drejtuese. Paralelisht me punën në Prokurori, Artur Selmani ka punuar edhe si pedagog dhe ekspert trajnues pranë Shkollës së Magjistraturës.

Në shkurt 2017, prokurori Selmani u pezullua nga detyra me urdhër të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, për shkak të lehtësimit të akuzës për autorin e një masakre me tri viktima në vitin 2015 në qytetin e Vlorës. Prokuroria e Përgjithshme paralajmëroi hetim për “shpërdorim detyre”, por akuzat u rrëzuan 4 muaj më vonë. Në fund të vitit 2017, Selmani kandidoi së bashku me 6 kandidatë të tjerë për postin e Prokurorit të Përkohshëm të Përgjithshëm. Sipas një relacioni të Kuvendit, vetëm 3 nga 7 kandidatët i plotësuan kriteret për këtë post, ndërkohë që mazhoranca votoi Arta Markun.

Etiketa: Artur SelmaniSHKARKIMvetingu

Ju sugjerojmë

Zjarret, ministri Vegu njofton përdorimin e dronëve Bayraktar
Aktualitet

Zjarret, ministri Vegu njofton përdorimin e dronëve Bayraktar

26 Korrik, 2025 10:47 am
Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes: Zonat me rrezik më të lartë
Aktualitet

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes: Zonat me rrezik më të lartë

26 Korrik, 2025 10:27 am
Ngjarja në Frashër/ Policia arreston një 55-vjeçar, ndihmoi vajzën e viktimës për…
Aktualitet

Ngjarja në Frashër/ Policia arreston një 55-vjeçar, ndihmoi vajzën e viktimës për…

26 Korrik, 2025 9:56 am
“National Geographic”: Zbuloni thesaret bregdetare të Rivierës Shqiptare
Aktualitet

“National Geographic”: Zbuloni thesaret bregdetare të Rivierës Shqiptare

26 Korrik, 2025 9:30 am
Qytetet me temperaturat më të larta në Shqipëri, cilat janë “pikat e nxehta”
Aktualitet

Moti për sot, temperatuarat arrijnë deri në 40 gradë celcius

26 Korrik, 2025 8:28 am
Përfshihet nga zjarri nënstacioni i Ibës, OSSH stakon energjinë në disa zona
Aktualitet

Përfshihet nga zjarri nënstacioni i Ibës, OSSH stakon energjinë në disa zona

25 Korrik, 2025 10:44 pm
Përfshihet nga flakët edhe mali i Shpiragut
Aktualitet

Përfshihet nga flakët edhe mali i Shpiragut

25 Korrik, 2025 9:13 pm
Zjarri në Delvinë, Vengu: Orët në vijim pritet të jenë të vështira
Aktualitet

Zjarri në Delvinë, Vengu: Orët në vijim pritet të jenë të vështira

25 Korrik, 2025 9:09 pm
Ura e Milotit mbyllet për shkak të degradimit, ARRSH tregon rrugët alternative
Aktualitet

Ura e Milotit mbyllet për shkak të degradimit, ARRSH tregon rrugët alternative

25 Korrik, 2025 8:31 pm
Hetimet kibernetike, specialistët e SPAK dhe policisë trajnohen nga zyrtarë të DASH
Aktualitet

Hetimet kibernetike, specialistët e SPAK dhe policisë trajnohen nga zyrtarë të DASH

25 Korrik, 2025 6:51 pm
Para
“Nuk beson? Hajde më prek”, Pse u revoltua Rama me gazetarin e Kosovës

“Nuk beson? Hajde më prek”, Pse u revoltua Rama me gazetarin e Kosovës

SHBA hap sërish pikën kufitare me Meksikën

SHBA hap sërish pikën kufitare me Meksikën

Miliarderi tregon: 9 femra në shtratin tim, nuk vijnë te unë për paratë

Miliarderi tregon: 9 femra në shtratin tim, nuk vijnë te unë për paratë

TE FUNDIT

Zjarret, ministri Vegu njofton përdorimin e dronëve Bayraktar

Zjarret, ministri Vegu njofton përdorimin e dronëve Bayraktar
26 Korrik, 2025

Për shkak të situatës së zjarreve, ushtria ka nxjerrë në ajër dronët Bayraktar TB2. Lajmi është njoftuar nga ministri i...

Lexo më shumë

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes: Zonat me rrezik më të lartë

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes: Zonat me rrezik më të lartë
26 Korrik, 2025

Ministria e Mbrojtjes ka bërë me dije se si paraqitet situata e zjarreve në vend. Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve...

Lexo më shumë

DW: Ekonomia e Gjermanisë nuk duhet të nënvlerësohet

Merz shpall emrat e CDU-së në qeverinë e re gjermane
26 Korrik, 2025

Çfarë e bën Gjermaninë kaq të veçantë? Jörg Krämer, Kryeekonomist në Commerzbank, pohon: "Gjermania është e larmishme". Ai thotë se...

Lexo më shumë

SHBA-ja sanksionon një bandë venezueliane që thuhet se ka lidhje me Maduron

SHBA-ja sanksionon një bandë venezueliane që thuhet se ka lidhje me Maduron
26 Korrik, 2025

Departamenti i Thesarit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës njoftoi se ka vendosur sanksione ndaj një grupi venezuelian që, sipas...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com