Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar përmesj një postimi në FB, lidhur me arrestimet e kryera nga policia dy ditë më parë në protestën e banorëve të zonës së Astirit. E ndërsa bashkë me zhvillimin e procesit gjyqësor janë bërë publike edhe disa nga historitë njerëzopre e sociale të banorëve, duket se Manjani nuk e ka mbajtur dot veten pa reaguar edhe këtë herë.
Postimi i plotë
Tërheqje zvarrë; arrestim të miturish; dështim i gruas shtatzënë; keqtrajtim dhe dhunë fizike në komisariat; përveç rrëmbimit pa shpërblim të pronës private…
Duhet më për të kuptuar se në ç’shtet jetojmë?!Qartësisht në një shtet anëtarë të Këshillit të Europës dhe të NATOs, jo! Këto skena i kishim harruar që nga viti 1990, kur pushteti komunist arrestonte e keqtrajtonte te rinj vetëm pse dilnin në demonstratë.
Edhe atëherë, si sot, çirreshin zëdhënësit me shprehjen: keto janë protesta politike…
Ja ku janë sot komunistët e Rilindur!