Një shqiptar që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike në Hollandë kishte plot 25 identitete të ndryshme.
Emri i tij i vërtetë është Xhevdet Plaku, i moshës 37 vjeç, i njohur ndryshe me nofkën “Akili”
Plaku ishte kreu i një grupi të trafikut ndërkombëtar të drogës, që e drejtonte nga Amsterdami.
Në punën e tij, kryesisht pakove të drogës u vinte emri luksi sipas markave të njohura të modës, në bazë të cilësisë së mallit.
Kokaina më e pastër e quante ‘Hermes’, pastaj vinin ‘Lacoste’, ‘G4’, ‘Rolls Royce’ e ‘Playboy’.
Në bazë të përgjimeve të kryera shqiptari importonte tonelata me drogë kryesisht nga Holanda dhe Belgjika, për në Breshia
Krahas Plakut në pranga përfunduan edhe 56 persona, anëtarë të tri bandave të ndryshme, por të lidhura midis tyre.