Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vajzat e gazetarit të vrarë rrëfejnë më shumë për të, ja çfarë premtojnë

2018/11/24 at 2:48 PM
në Bota
Kohë leximi: 3 min
A A
Vajzat e gazetarit të vrarë rrëfejnë më shumë për të, ja çfarë premtojnë

Noha dhe Razan Khashoggi, vajzat e gazetarit të vrarë saudit, shkruan një artikull për gazetën amerikane “The Washington Post” ku në një mënyrë shumë emotive kujtojnë babanë e tyre, transmeton Anadolu Agency.


Artikulli i vajzave të Khashoggit në “The Washington Post”, gazetë e cila publikonte shkrimet e babait të tyre, u publikua me titullin:

“Ne jemi vajzat e Jamal Khashoggit. Premtojmë se drita e tij kurrë nuk do të shuhet”.

“Jamal Khashoggi ishte një njeri kompleks, por ndaj nesh, vajzave të tij, ishte thjeshtë ‘baba’. Familja jonë përherë ishte krenare me punën që bënte. Në jetën tonë ai ishte ‘baba’, njëri me shumë dashuri dhe me zemër të madhe”, shkruan vajzat e Khashoggit.

Ata thonë se babai çdo fundjavë i ka dërguar në biblotekë, dhe kanë dashur të shfletojnë pasaportën e tij me të gjitha destinacionet ku ka udhëtuar, por edhe të gërmojnë në tavolinën e tij të punës e cila çdo herë ka qenë përplot me revista dhe copëza të ndryshme të shkëputura nga gazetat.

“Si fëmijë, ne e kemi njohur babain tonë si udhëtar. Puna e ka dërguar gjithandej, por ai përherë kthehej me dhurata dhe rrëfime fantastike. Kishim dëshirë që të qëndronim natën deri vonë duke e pyetur se ku ka qenë dhe çfarë ka bërë. Sa do larg që udhëtonte përherë kemi besuar se do ta shohim përsëri. Që nga fëmijëria ishim të vetëdijshme për punën e tij, e dinim sa person i rëndësishëm është, fjalët e të cilit ndikojnë edhe tek njerëzit që janë shumë larg”, shkruajnë Noha dhe Razan.

Ato theksuan gjithashtu se janë rritur me dashurinë e prindërve të tyre për diturinë.

“Pa kufi herë na kanë dërguar në vizitë të muzeve dhe vendeve historike. Një herë gjatë udhëtimit nga Xheda për në Medinë babai na tregonte për zonat e ndryshme dhe rëndësinë e tyre historike. Çdo herë ishte i rrethuar nga librat dhe çdo herë ëndërronte të ketë edhe më shumë dhe çdo gjë që ka lexuar. Kurrë nuk ka diskriminuar asnjë, në tërësi apsorbonte çdo mendim. Dashuria e tij që kishte për librin e mësoi që në atë mënyrë të formojë mendimet. Këtë na mësonte dhe ne”, theksuan ndër të tjera motrat Khashoggi.

Ato poashtu shtuan se jeta e babait të tyre ishte plot me momente të papritura, por përkundër të gjithave, ai ishte përherë optimist.

Siç thanë, babai i tyre kishte një anë pragmatike.

“Për të ishte shumë e rëndësishme të thotë atë që mendon, të ndajë mendimin e tij dhe të flasë sinqerisht. Për të shkrimi nuk ishte vetëm një punë, kjo ishte një obligim brenda personalitetit të tij, ajo e mbante në jetë. Duke iu falënderuar fjalëve që na ka lënë, shpriti i tij është me ne, për këtë i jemi mirënjohëse”, kanë shkruar vajzat e tij.

Më tej shtojnë se babai i tyre asnjëherë nuk ka humbur shpresën në vedin e tij dhe shtojnë: “Pikërisht babai ynë nuk ishte disident”.

“Më e vështira ishte të shohësh bosh karrigen e tij. Mungesa e tij krijonte boshllëk. Këtu e shihnim shpesh ulur, ndërsa shkruante duke mbajtur syzet në ballë. Përsëri shikuam të gjitha gjërat e tij. Ndërsa po shihnim gjërat e tij, e dinim se ai kishte vendosur me përkushtim të shkruante me shpresën se kur të kthehet në Mbretëri, ajo do të jetë një vend më i mirë për të dhe të gjithë sauditët”.

Shkrimin në “The Washington Post” e përfunduan me fjalët:

“Ky shkrim nuk është kurrfarë lavdërimi. Ky shkrim është për t’u betuar se drita e tij kurrë nuk do të shuhet. Dhe se do të ruajmë trashëgiminë e tij. Babai dinte të thoshte ‘Të shkosh dikur, do të thotë të mbetesh’. Dhe këtu kishte të drejtë, tani kjo tingëllon logjikisht. Ndjehemi të bekuara që jemi rritur pranë busullës së moralit të tij, njohurive të tij për diturinë dhe të vërtetën dhe dashurinë e tij. Deri në ritakimin tonë në jetën tjetër”.

Teksti në “The Washington Post” u publikua me ilustrimin ku mund të shihet karrigia boshe në mbështetësen e së cilës ndodhet gazeta “The Washington Post” dhe syzet, piktura e bërë nga vajza e tij Razan.

Khashoggi, kolumnist në gazetën “The Washington Post”, u vra më 2 tetor në Konsullatën Saudite në Stamboll.

Pas disa javësh mohime për përfshirjen në krim, Arabia Saudite më vonë pranoi se Khashoggi ishte vrarë brenda konsullatës. Por tha se familja mbretërore saudite nuk kishte njohuri paraprake për ndonjë komplot për vrasjen e gazetarit.

Deri tani, 21 persona, përfshirë oficerë të sigurisë, janë arrestuar në Arabinë Saudite në lidhje me vrasjen.

Etiketa: khajoggirazanthe washington post


Ju sugjerojmë

Dy ditë nga zgjedhja e Trump, Putin: Rendi i ri botëror po ngrihet
Bota

Putin i përgjigjet Trump duke goditur 73 qytete dhe fshatra në Ukrainë

29 Korrik, 2025 10:52 pm
Kremlini konfirmon bisedën telefonike Putin- Trump: Është planifikuar për të martën
Bota

Trump thirrje Putin: Ke 10 ditë kohë për të arritur armëpushimin me Ukrainën

29 Korrik, 2025 10:28 pm
Kina nën pushtetin e ujit. Të paktën 30 viktima dhe mbi 80.000 të evakuuar
Bota

Kina nën pushtetin e ujit. Të paktën 30 viktima dhe mbi 80.000 të evakuuar

29 Korrik, 2025 9:36 pm
Zjarret në Spanjë, digjen 500 hektarë pyje
Bota

Zjarret në Spanjë, digjen 500 hektarë pyje

29 Korrik, 2025 8:36 pm
Britania mund ta njohë shtetin palestinez, Izraeli: Shpërblim për Hamasin
Bota

Britania mund ta njohë shtetin palestinez, Izraeli: Shpërblim për Hamasin

29 Korrik, 2025 8:01 pm
Gaza/ Bandat vjedhin ndihmat, shumë pak shpërndahen tek palestinezët
Bota

Gaza/ Bandat vjedhin ndihmat, shumë pak shpërndahen tek palestinezët

29 Korrik, 2025 7:40 pm
Ukrainasit mbi 60 vjeç do të mund t’i bashkohen ushtrisë
Bota

Ukrainasit mbi 60 vjeç do të mund t’i bashkohen ushtrisë

29 Korrik, 2025 7:32 pm
Çfarë do të thotë njohja e shtetit palestinez?
Bota

Çfarë do të thotë njohja e shtetit palestinez?

29 Korrik, 2025 7:30 pm
Britania: Do njohim shtetin e Palestinës nëse Izraeli nuk ndalon luftën në Gaza
Bota

Britania: Do njohim shtetin e Palestinës nëse Izraeli nuk ndalon luftën në Gaza

29 Korrik, 2025 6:43 pm
Netanyahu: Sulmi ndaj Iranit i ka arritur të gjitha objektivat, SHBA i bën thirrje Teheranit për vetëpërmbajtje
Bota

Netanyahu gati planin për të aneksuar disa zona në Gaza

29 Korrik, 2025 6:05 pm
Para
Operon gjoksin dhe publikon rezultatin fatal, ja mesazhi i infermieres

Operon gjoksin dhe publikon rezultatin fatal, ja mesazhi i infermieres

Dëshmia e 18 vjeçarit: Policët më vunë armën në kokë gjatë arrestimit

Dëshmia e 18 vjeçarit: Policët më vunë armën në kokë gjatë arrestimit

Mbante 25 emra të ndryshëm, kush është shqiptari i arrestuar në Hollandë

Mbante 25 emra të ndryshëm, kush është shqiptari i arrestuar në Hollandë
















TE FUNDIT

Serbia dhe Kina përfundojnë stërvitjet e përbashkëta ushtarake

Serbia dhe Kina përfundojnë stërvitjet e përbashkëta ushtarake
29 Korrik, 2025

Pjesëtarët e Brigadës së 72-të për Operacione Speciale në ushtrinë serbe dhe njëra prej brigadave speciale në ushtrinë e Kinës,...

Lexo më shumë

Putin i përgjigjet Trump duke goditur 73 qytete dhe fshatra në Ukrainë

Dy ditë nga zgjedhja e Trump, Putin: Rendi i ri botëror po ngrihet
29 Korrik, 2025

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka konfirmuar se të paktën 22 persona kanë humbur jetën, teksa 85 të tjerë janë plagosur...

Lexo më shumë

Trump thirrje Putin: Ke 10 ditë kohë për të arritur armëpushimin me Ukrainën

Kremlini konfirmon bisedën telefonike Putin- Trump: Është planifikuar për të martën
29 Korrik, 2025

Duke filluar nga data 29 korrik, Vladimir Putin ka 10 ditë kohë për të arritur një armëpushim me Ukrainën, ndryshe...

Lexo më shumë

Kina nën pushtetin e ujit. Të paktën 30 viktima dhe mbi 80.000 të evakuuar

Kina nën pushtetin e ujit. Të paktën 30 viktima dhe mbi 80.000 të evakuuar
29 Korrik, 2025

Përmbytjet e shkaktuara nga shirat e fortë në Pekin dhe zonat përreth kanë shkaktuar të paktën 30 të vdekur dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com