Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Unaza e Re”/ Rama: O miq Lul Kadriut nuk i ha qoshja për shtëpitë tuaja

2018/11/23 at 4:37 PM
në Kryesore, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Unaza e Re”/ Rama: O miq Lul Kadriut nuk i ha qoshja për shtëpitë tuaja

Kryeministri Edi Rama u shfaq sërish sot në mesditë në ERTV për të folur për banorët e Unazës së Re ose ndryshe “Astiri” që preken nga shembjet për zgjerimin e rrrugës.


Rama kësaj radhe foli me tone të buta për qytetarët, ndërsa sulmoi politikanët dhe analistët, ndryshe nga dje në parlament ku mori nëpër gojë 5-6 banorë të zonës që kanë nga 3-4 shtëpi.

Sot Rama iu drejtua banorëve të Astirit “o miq, po të mos kishit hedhur shashka e kapsolla para parlamentit do të ishin duke fjetur rehat”.

Po kështu Rama tha se “politikanët po i përdorin për interesat e tyre, pasi sipas tij nuk e mundin dot në kutitë e votimit.

Rama nuk la pa përmendur edhe gazetarë, emisione apo portale që e kanë kritikuar dhe kanë mbështetur banorët. Ai përmedi të parin Ylli Rakipin, analistin Andi Bushati, drejtuesin e Syrit, Cim Peka dhe drejtuesin e 360 gradë Artur Zheji. Rama tha se në rastin konkret, Ylli Rakipi ka problem personal pasi OSHEE ka shkëputur kontratën e qirasë me objektin në pronësi të Rakipit tek Tirana e Re.

Më poshtë pjesë nga deklarata e Ramës në rubrikën “Përgjigja ime” në ERTV që merr shkas nga pyetja e një komentuesi i cili thotë se janë “gjynah të nxirren jashtë banorët e Astirit”.

Rama: Ne duam të ndërtojmë Tiranën, dhe të mos e lëmë Kandahar si ata (PD) dhe për interes publik janë bërë prishje pa fund.

Në Unazën e Re janë konretisht 134 objekte të paligjshme, 77 të ligjshme, ku 50 prej këtyre të ligjshmeve kanë bërë kontratë me ARRSH-në.

Ata që janë pa dokumente, të palegalizuara një pjesë janë shtëpi, ndërsa pjesa më e madhe janë godina për biznes. Për familjet do ofrohen bonuse qeraje nga bashkia.

Përtej kësaj janë ata që kanë një luftë politike. Janë ata që i përdorin njerëzit mish për top. Nëse nuk do kishin dëgjuar ata (opozitën) sot protestuesit do ishin në shtëpi jo në burg. Po pse buddallenj ishin njerëz si Robert Ndrenika për Teatrin Kombëtar që zgjodhën të sqaroheshin dhe u bindën. Aty kanë mbetur tani vetëm nja dy veshgjatë (aktorët që protestojnë për teatrin).

Të gjithë tani shkojnë tek Unaza e Re për ti hedhur benzinë zjarrit. O miq Lul Kadriu nuk i ha qoshja për shtëpitë tuaja. E ka hallin tek shtëpia e tij me lagështi. Tek humbja e zgjedhjeve.

Janë edhe ata që u qajnë hallin në kanale e portale që kanë dreqin në bark dhe skanë as din as iman. Është Kadri Ylli (Ylli Rakipi) me pallat 10 katësh që në emër të tij janë derdhur 2500 euro në muaj dhe garanci 30 mijë euro. Kjo kontratë qiraje e OSHEE me godinen e Yllit është prishur nga organizata kriminale e Rilindjes. Po i them atij se organizatës nuk i ha qoshja as për jashtëqitjet as gjobat…as për Qim Kadriun, Artur Kadriun. Për këta biznes-media. Kush ka dëgjuar këta le të më dëjojë edhe mua se është halle halle kjo dynja.

*Në videon më poshte deklerata e plotë e Ramës

Etiketa: analisteramaunaza


Ju sugjerojmë

Akuzat e reja për ndikim mbi dëshmitarët, Hashim Thaçi: Nuk do të deklarohem!
Kryesore

Protestë në Hagë pro Hashim Thaçit më 14 shtator

21 Gusht, 2025 1:01 pm
Rritet interesi për shkollat profesionale
Aktualitet

Rritet interesi për shkollat profesionale

21 Gusht, 2025 12:32 pm
Paraqitet në SPAK Arbër Veliaj
Aktualitet

Paraqitet në SPAK Arbër Veliaj

21 Gusht, 2025 10:33 am
Rama: Lëpusha e Kelmendit në Malësinë e Madhe, mrekulli e Alpeve Shqiptare
Aktualitet

Rama: Lëpusha e Kelmendit në Malësinë e Madhe, mrekulli e Alpeve Shqiptare

21 Gusht, 2025 9:31 am
Raporti i OKB, thellohet “hendeku” mes të pasurve dhe të varfërve në Shqipëri
Aktualitet

Raporti i OKB, thellohet “hendeku” mes të pasurve dhe të varfërve në Shqipëri

21 Gusht, 2025 9:14 am
Kthehet në banesë ish-zv/drejtori i AKSHI-t
Aktualitet

Kthehet në banesë ish-zv/drejtori i AKSHI-t

21 Gusht, 2025 8:39 am
Jo vetëm ushqimet, por po shtrenjtohen edhe produktet e tjera
Aktualitet

Jo vetëm ushqimet, por po shtrenjtohen edhe produktet e tjera

21 Gusht, 2025 8:31 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 21 gusht 2025

21 Gusht, 2025 8:28 am
Horoskopi për ditën e sotme, 21 gusht 2025
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 21 gusht 2025

21 Gusht, 2025 8:26 am
Situata e zjarreve, zjarrfikësit në luftë me flakët në të gjithë vendin
Aktualitet

Situata e zjarreve,Ministria e Mbrojtjes:6 vatra janë shuar, 2 të tjera ende aktive

20 Gusht, 2025 9:40 pm
Para
Lajmi i fundit/ Si u vranë duke drekuar dy punonjësit e bashkisë

Emri/ Shkëmbeu zjarr me policinë greke, identifikohet shqiptari i vrarë

U hodh nga kati i gjashtë në sy të prindërve, reagojnë familjarët

Hidhet në erë makina në Vlorë, drejtuesi humb gjymtyrët

Rama foli për ‘vijë të kuqe’, Basha: Ai njeh vetëm të bardhën

Unaza e Re/ Basha: Agai i bëri pazaret, projekt për vilën në Surrel
















TE FUNDIT

Protestë në Hagë pro Hashim Thaçit më 14 shtator

Akuzat e reja për ndikim mbi dëshmitarët, Hashim Thaçi: Nuk do të deklarohem!
21 Gusht, 2025

Protesta në të cilën u kërkua lirimi i ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do të zhvendoset në Hagë më...

Lexo më shumë

Izraeli sulmon Qytetin e Gazës pas miratimit të planit për zgjerimin e ofensivës

Izraeli sulmon Qytetin e Gazës pas miratimit të planit për zgjerimin e ofensivës
21 Gusht, 2025

Izraeli ka kryer sulme ajrore gjatë natës në Qytetin e Gazës, thanë banorët më 21 gusht, pasi Ministria e Mbrojtjes...

Lexo më shumë

Rritet interesi për shkollat profesionale

Rritet interesi për shkollat profesionale
21 Gusht, 2025

Arsimi profesional po fiton gjithnjë e më shumë terren në Durrës. Shkolla shtetërore “Beqir Çela” ka regjistruar më shumë nxënës...

Lexo më shumë

Rama: Drejt përfundimit Spitali i ri i Kirurgjisë Kardiovaskulare

Rama: Drejt përfundimit Spitali i ri i Kirurgjisë Kardiovaskulare
21 Gusht, 2025

Kryeministri Edi Rama ka ndarë ditën e sotme pamje nga Qendra Spitalore Nënë Tereza. Përmes një postimi në rrjete sociale,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com