Policia greke ka dhënë detaje mbi ngjarjen e një dite më parë në zonën e Janinës. Ku u vra një shqiptar gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë.
Sipas policisë greke, pas një informacioni të marrë në rruge operative për trafik të lëndëve narkotike përmes kufirit greko-shqiptar është organizuar një operacion në zonën e Pogonit.
Efektivët e seksionit të luftës kundër drogës ishin duke lëvizur në këmbë kur janë qëlluar me armë nga trafikantët. Nga përgjigjja e të shtënave mbeti i vdekur një shtetas shqiptar 39 vjeç si dhe u plagos një efektiv policie.
Në vendin e ngjarjes u gjeten 6 çanta me 166 kg kanabis dhe 2 arme zjarri Kallashnikov. Policia thotë se vijon operacionin për kapjen e autorëve.