Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbër Mazniku, të enjten, deklaroi se ata që protestojnë për shëmbjen e ndërtimeve tek Unaza e Re, nuk janë njerëz të shqetësuar, të cilët kanë si shqetësim zgjidhjen e problemit të tyre, por zaptues profesionist me disa ndërtime pa leje.
Sipas tij, kemi të bëjmë me dy kategori njerëzish: E para, me ata që janë të angazhuar politikisht dhe së dyti me ata njerëz të zaptimit profesionist.
Mazniku tha se kjo kategori nuk humbet banesën, pasi këta kanë zaptuar disa vende dhe kanë bërë 4 apo 5 ndërtime pa leje.