Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka reaguar pak më parë në FB duke iu përgjigjur Kryeministrit Rama, lidhur me koston e ndërtimit të unazës së re.
Kryemadhi shkruan se kryeministri është përpjekur të mbrojë oligarkët me çmimin stratosferik për ndërtimin e Rrugës së Unazës.
Postimi
Kryeministri injorant, që librin e aritmetikës e ka mbyllur në klasën e katërt fillore, është përpjekur të mbrojë oligarkët e tij të babëzitur për çmimin stratosferik për ndërtimin e Rrugës së Unazës.
Ky frikacak i pashembullt le të tregojë se në ç’vend të botës 2 km kushtojnë 40 milion euro, le të tregojë qartë projektin dhe firmat që përfitojnë nga ky palaçollëk.
Dhe së fundmi një kujtesë, meqë dijepaku përmend manualin; manual në shqipe të pastër është doracak dhe në shqipen e përditshme është doracak në xhepat e buxhetit të shtetit, të atij buxheti që gllabërohet çdo ditë nga Edi Rama dhe klientët e tij.