Një ngjarje e papritur është shënuar ditën e djeshme në Kosovë. Pasi këngëtarja nga Kukësi, e njohur si Baby G, u gjet në gjendje të rëndë.
Burime të “IndeksOnline” bëjnë me dije se, Baby G u kap nga policia me lëndë narkotike mbrëmjen e së shtunës, në Prishtinë.
Ajo u gjet nga policia në gjendje të rënduar shëndetësore. Për shkak të një mbidoze droge dhe përzierjes së lëndëve narkotike.
Pas arrestimit ajo u dërgua në Urgjencën e Kosovës. Më pas u transferua në Spitalin e Psikiatrisë, ku vazhdon të qëndrojë ende.