Mërgim Mavraj ka marr një kosto jo të vogël morale dhe është kritikuar nga sportdashësit shqiptarë pas humbjes se kombetares në ndeshjen kundër Skocisë, në kuadër të Ligës së Kombeve.
Kjo për faktin se një gabim i Mavrajt bëri që skuadra kundërshtare të shënonte golin e parë dhe më pas një karton i kuq në minutën 24 do të ishte penalizues për skuadrën.
Në këtë klimë, futbollisti ka vendosur të reagojë publikisht, i vënë në qendër të kritikave. Ai ka kërkuar falje për atë që e ka cilësuar si moment dobësie, por ka dashur të theksojë se askush nuk duhet të vërë në dyshim rrespektin dhe dashurinë fanellën dhe ngjyrat kuq e zi.
Postimi
E ndjej të kërkoj publikisht falje për atë moment dobësie ? Të gjithë gabojmë dhe këtë herë më ndodhi mua. Për Kombëtaren kam luajtur dhe i dëmtuar madje në situata edhe shumë më të vështira, ndaj ajo që kërkoj është të më kritikoni, sigurisht, por jo të vini në diskutim rrespektin dhe dashurinë për këtë fanellë e këto ngjyra.
Shohim përpara, me bindje se Shqipëria do të kthejë kapitull. Të gjithë bashkë mund tia dalim përsëri, por nëse jemi të ndarë ateherë mund të na mposhtë kushdo.
Me rrespekt Mërgim Mavraj #kuqezi #albania