Seldi tha që edhe pse janë ndarë ka shumë respekt për të, por Mimoza Shkodra habit me deklaratën e saj.
Prej disa javësh ata ishin në qendër të mediave rozë dhe në një dalje publike, këngëtari shqiptar Seldi konfirmoi lajmin se ai dhe Mimoza Shkodra i kishin dhënë fund fejesës.
Madje u shpreh se edhe përse janë ndarë, ka shumë respekt për të dhe familjen e saj.
Mimoza nuk kishte folur asnjëherë publikisht lidhur me këtë ndarje të bujshme dhe foli për herë të parë në emisionin “Mirage”.
“Jam ndarë, jam single. Për momentin jam e ngarkuar me punë dhe mund të them lirisht që jam e lumtur. Nuk gënjej dot, jam rehat dhe e lumtur”, tha ajo për emisionin dhe na lë të kuptojmë që e ka mendjen te karriera.