(Foto ilustruese)
Një nga dëshmitarët e aksidentit të sotëm në Prrenjas është shprehur se ishte një tmerr i vërtetë dhe nxënësit janë hedhur nga dritaret e autobusit për të shpëtuar.
“Ishte tmerr. Janë hedhur nxënësit nga dritaret për të dalë se autobusi kishte ngelur gjysmë në rrugë e gjysmë në greminë”,- është shprehur ai.
Dëshmitari është gjendur me makinën e tij pas autobuesit dhe ka parë të gjithë ngjarjen në momentin kur edhe ka ndodhur aksidenti.
Siç tregon ai, menjëherë është nisur për t’u dhënë ndihmën e parë nxënësve nga Roskoveci, të cilët i shpëtuan mrekullisht vdekjes ditën e sotme, pasi ishin nisur për një eskursion.
Ai thotë se asnjë nga policitë nuk është përgjigjur dhe se në vendin e ngjarjes ka shkuar vetëm një autoambulancë, ndërsa nxënësit që ishin lënduar kanë qenë 17.
Mësohet se të aksidentuarit janë dërguar në ambulancën e Prrenjasit për ndihmën e parë.