“Kam frikë nga njerëzit e shëmtuar”, ishin fjalët e Aurela Hoxhës, të cilat bënë bujë në media.
Por dhe një personazh tjetër, Kelvi Kadilli ka bërë një deklaratë të përafërt me të. Në emisionin e tij “Flakë fare”, në një intervistë me gazetaren Aulona Musta, AI pyeti atë nëse i gjykonte njerëzit nga pamja e jashtme.
“Bukuria është relative, është me rëndësi të ndjehesh mirë me veten tënde. Mendoj që ka njerëz të bukur, e të shëmtuar që mua më duken të tillë, por s’do guxoja kurrë t’ia thosha këtë gjë, sepse është thjesht përshtypje e imja”, ishin fjalët e Aulonës.
Ndërsa moderatori u shpreh hapur duke thënë se të shëmtuarit janë njerëz të këqij.
“Fobia ime më e madhe janë njerëzit e shëmtuar. Ata janë të palumtur dhe janë njerëz të këqinj”, tha moderatori shqiptar.