Banorët e Unazës së re, që preken nga projekti i ndërtimit të një autostrade urbane në zonë dhe ku rrezikohen mbi 600 banesa, u shprehen se projekti i ndërtimit të rrugës është abuziv.
Ata thanë se strukturat e Policisë së Shtetit bëjnë arrestime, por i bëjnë ato selektive. Ata thanë për emisionin ‘Opinion’, se gjatë kohës kur zhvillohen protesta para Bashkisë së Tiranës, punonjës të ALUIZNIT në Tiranë futen në zonë dhe bëjnë matje selektive.
Sipas tyre, kjo është një mënyrë për të përçarë banorët dhe nuk i shërben vazhdimësisë së projektit.
Me nota kërcënuese, ata u shprehen se ata duhet të tërhiqen, pasi do të përballen me ta.
Duke treguar një pjesë të projektit, ata mendojnë se ai është abuziv, pasi nga pjesa e banesave vija e kuqe shkon deri në 30 metra, kurse nga ana e fabrikës së miellit shkon thuajse zero.