Horoskopi ka ndikimin e tij në lidhje me krijimin e çifteve perfekte. Në këtë artikull, kemi renditur çiftet ideale, sipas shenjës së horoskopit.
Virgjëresha – Bricjapi
Këto dy shenja kuptohen shumë mirë me njëri-tjetrin dhe kanë të ardhme së bashku. Personat e shenjës së virgjëreshës janë misteriozë dhe nuk bëjnë premtime, ndërsa bricjapët janë të hapur ndaj gjërave që duan në jetë. Bricjapët janë ambiciozë, gjë që e kanë të përbashkët me virgjëreshën. Të dy, duan suksesin dhe kjo gjë i shtyn të formojnë çiftin perfekt.
Dashi – Shigjetari
Të dy janë shenjat e zjarrit dhe kuptohen që kur e shikojnë njëri-tjetrin në sy. Pasionantë të lindur, plot dëshirë për të shijuar jetën. Gjëja që i lidh më shumë është dëshira për t’u argëtuar. Rutina i vret të dy, prandaj si çift do shkonin shumë. Fakti që i kanë dëshirat e njëjta, i shtyn të mos tradhëtojnë, karakteristikë që e kanë të dy.