Elhaida Dani ishte vitin e kaluar një nga pretendueset kryesore për të marrë kupën e “Këngës Magjike”, që i shkoi Anxhela Peristerit për një diferencë shumë të vogël pikësh.
Tani një vit pas spektaklit, të dyja e kanë hedhur pas krahëve këtë episod. Ndërsa do të performojnë për herë të parë së bashku në koncertin e Anxhelës këtë të enjte.
Elhaidës i ka ngelur merak që të marrë një kupë nga ky festival, ose të paktën kështu shprehet me shaka.
Në një foto të publikuar së bashku me Ardit Gjebrea dhe Eni Çobanin, ajo shkuan:
“Po nuk ma dhatë edhe këtë herë çmimin do të shihemi në gjyq”.
Një paralajmërim ky për kolegët, pavarësisht se këngëtarja deri më tani nuk ka bërë asnjë njoftim nëse konkurron apo jo këtë vit te “Kënga Magjike”.