Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Luana Vjollca fuqizon financat dhe ndahet nga i dashuri biznesmen!

2018/11/10 at 1:05 PM
në InstaBIZ
Kohë leximi: 4 min
A A
Luana Vjollca fuqizon financat dhe ndahet nga i dashuri biznesmen!

Prej kohësh Luana Vjollca është përfolur për jetën private. Moderatorja është në lidhjen e dashurisë me biznesmenin dhe menaxherin e VIP-ave nga Kosova, Krenar Çoçajn.


Kjo lidhje gjithmonë është munduar që të mbahet e fshehtë nga publiku. Por pavarësisht kësaj përpjekjeje, Luana dhe Krenari janë fotografuar së bashku. Po ashtu kanë rënë në sy të fansave të tyre, komentet që ai ka bërë në fotot e moderatores seksi.

Tani flitet se mes tyre ka një krizë. Disa media të Kosovës flasin për ndarje të çiftit pikërisht në momentin kur dukej se lidhja e tyre ishte forcuar . “Intv” zbuloi fillimisht se Luana dhe Krenari kanë fshirë njëri-tjetrin nga “Instagram”-i. Ata ishin shumë aktivë pasi shpesh shkëmbenin komente dashurie me njëri-tjetrin.

Krenari e komplimentonte për pamjen, duke i thënë se ndihej krenar për të. Luana ia kthente me stilin e saj pak hokatar. Nuk dihet se çfarë ka ndikuar në marrëdhënien e çiftit. Kujtojmë se pak ditë më parë Luana u shpreh në emisionin e saj se distanca ishte diçka që e bënte të vuante. Ajo jeton në Tiranë ku vazhdon karrierën si prezantuese dhe autore e programit “Shiko kush luan” në “Top Channel”.

Ajo foli për distancën e lidhjes, duke e konsideruar realisht një “hall”. Por ditët më të mira me Krenarin, përveç fundjavave në Prishtinë dhe ardhjeve të tij në Tiranë ku qëndronin në shtëpinë e saj me qira pranë zonës “Kodra e Diellit”, ishin edhe pushimet çift në vendet më të bukura të botës. Ndërkaq duket se tashmë që dashuria s’po shkon si duhet, ajo i ka mirë punët me paratë.

Gjendja e saj ekonomike është fuqizuar mjaftueshëm, pasi Luana po përdor të gjitha mënyrat për të qenë një figurë publike që prodhon para me figurën e saj, njësoj si Kim Kardashin, etj.. E pyetur gjatë emisionit të saj, se sa para ka fituar nga muzika dhe koncertet, ajo u përgjigj duke thënë “Shtëpinë e bleva”, duke lënë të kuptohet indirekt se ka fituar milionat, aq sa mund të të duhen për të blerë një apartament.

Nga ana tjetër, përveç punës në televizion dhe muzikës, ajo ka nisur biznesin e shitjes online. Luana shet on line modelet e fustaneve që vesh në ekran. Në fare pak orë “sasia e limituar” e fustaneve siç e cilëson Luana, është shitur në kohë rekord. Pas kësaj Luana shprehej shumë e emocionuar për biznesin e ri që po i ecën mjaft mirë.

“Jam e habitur dhe më e lumtura nga kërkesat që kanë kaluar pritshmëritë në mënyrë rekord. E bekuar!”, shprehej ajo në një tjetër postim. Kështu, angazhimet e saj shumëplanëshe po e përkthen në para. Luana po fuqizohet kështu ekonomikisht në një kohë të shkurtër.

SI E KTHEU MUZIKËN NË BIZNES NËN MENAXHIMIN E TË DASHURIT

Vetëm tre muaj më parë Luana Vjollca e mori seriozisht muzikën për të fituar para. Ndërkohë që i dashuri Krenar Çoçaj i hyri garant zyrtarisht për ta kthyer muzikën në biznes.

Ndonëse një çift që asnjëherë s’e konfirmoi romancën, prezantuesja Luana Vjollca dhe menaxheri i VIP-ave nga Kosova, Krenar Çoçaj, e konfirmuan deri diku këtë verë publikisht në “Instagram” me një shkëmbim komentesh. Luana do të performonte në Ulqin dhe Krenari i komentonte se duhet të njoftonin zjarrfikësit, pasi pritej ta ndizte flakë atmosferën.

As Luana nuk vonoi t’i përgjigjej duke i shkruar: “Thirri ti!” E sipas burimeve pranë çiftit, Vjollca shkoi në këtë koncert e shoqëruar nga dashuri i saj, në pozicionin e menaxherit të saj personal në muzikë, me synimin që jo vetëm të bënte famë si këngëtare, por dhe të fitonte shumë para.

Ish-i dashuri i Dafina Zeqirit mori përsipër karrierën e Luanës në muzikë. Një punë që ai di ta bëjë mirë, duke pasur parasysh menaxhimin e suksesshëm që i bëri ish-të dashurës së tij, Dafinës, disa vite më parë me kthimin e saj nga SHBA. Ndryshe nga historia e tij me Dafinën (që ishte një lidhje e deklaruar publikisht), këtë me Luanën ai nuk e konfirmoi me gojën e e tij apo me anë të fotove së bashku që mund të postonte me dëshirën e tyre.

Ndërkohë, përveç shijimit të lidhjes, të dy kanë pasur si qëllim futjen fuqishëm të Luanës në tregun muzikor për të qenë ajo sa më aktive me koncerte. E mesa duket, këtë verë Luana Vjollca nuk di të ndalet, edhe me publikimet e reja. Kështu, pas bashkëpunimit me këngëtarin shkodran Bujar Qamili, Luana publikoi një video të shkurtër në rrjete sociale, ku lajmëronte për klipin e saj më të ri.

Në këtë video ajo shfaqej nje bionde mjaft seksi, duke u shndërruar në pak kohë në një “sex simbol” që arrin t’i bëjë të gjitha, edhe televizionin, edhe këngën edhe biznesin. Luana, pasi ka nxjerrë disa klipe muzikore dhe pasi ka provuar eksperiencën e koncerteve bashkë me kunatin Getoar Selimi, e ka kuptuar që fitimet më të mëdha dhe karriera në vazhdim mund t’i shkëlqejë në fushën e muzikës.

Historia e Luanës me djalin simpatik dhe të pasur nga Prishtina mund të themi se është ndër më të bujshmet në showbiz. Fillimisht u fotografuan ndërsa dilnin nga një drekë romantike në Tiranë e më pas duke shëtitur në rrugët e Amsterdamit. Më pas nuk kanë munguar videot e çiftit mes miqsh apo në darkat familjare.

Për herë të parë, dyshimet se Luana kishte nisur romancë të re dashurie me mikun e ngushtë të reperit Getoar Selimi u hodhën në 10 korrik të para dy viteve, kur ajo dhe Krenari festuan 28- vjetorin e tij në Santorini. Më pas, lidhja e tyre vazhdoi intensivisht e shoqëruar shpesh me krisje të herëpashershme. Nuk dihet nëse kjo e fundit është një zënkë apo një ndarje përfundimtare, gjithsesi konfirmimi pritet nga vetë ata./Marre nga PanoramaPlus

Etiketa: krenar cocajluana vjollcandarja


Ju sugjerojmë

U rrah nga dasmorët, reagon për herë të parë Shpat Kasapi: Ishte keqkuptim
InstaBIZ

U rrah nga dasmorët, reagon për herë të parë Shpat Kasapi: Ishte keqkuptim

10 Gusht, 2025 10:57 am
John Cena tregon arsyen e transplantit të flokëve: Më ndryshoi jetën…
InstaBIZ

John Cena tregon arsyen e transplantit të flokëve: Më ndryshoi jetën…

10 Gusht, 2025 8:10 am
Finem prezanton “Bugatti”, fotoja që po çmend rrjetin
InstaBIZ

Finem prezanton “Bugatti”, fotoja që po çmend rrjetin

1 Gusht, 2025 9:46 pm
Publikohen fotot, Katy Perry dhe ish-kryeministri i Kanadasë në një romancë?
InstaBIZ

Publikohen fotot, Katy Perry dhe ish-kryeministri i Kanadasë në një romancë?

29 Korrik, 2025 7:36 pm
Transformimi i pabesueshëm i “Boratit”
InstaBIZ

Transformimi i pabesueshëm i “Boratit”

26 Korrik, 2025 5:42 pm
Përkeqësohet gjendja e Bruce Wills, nuk mundet më të flasë, të lexojë dhe të ecë
InstaBIZ

Përkeqësohet gjendja e Bruce Wills, nuk mundet më të flasë, të lexojë dhe të ecë

22 Korrik, 2025 9:20 pm
Ndahet nga jeta këngëtari legjendar, Ozzy Osbourne
InstaBIZ

Ndahet nga jeta këngëtari legjendar, Ozzy Osbourne

22 Korrik, 2025 9:12 pm
Aktorja Pfeiffer sulmon Bill Gates-in: Po na kontaminon ushqimin
InstaBIZ

Aktorja Pfeiffer sulmon Bill Gates-in: Po na kontaminon ushqimin

12 Korrik, 2025 5:06 pm
Cristiano Ronaldo dhe familja e tij pushime në Greqi
InstaBIZ

Cristiano Ronaldo dhe familja e tij pushime në Greqi

11 Korrik, 2025 6:37 pm
U arrestua në Zvicër? Reagon Noizy: Një keqkuptim i rëndë nga një shpifje e pastër
InstaBIZ

U arrestua në Zvicër? Reagon Noizy: Një keqkuptim i rëndë nga një shpifje e pastër

10 Korrik, 2025 7:20 pm
Para
Foto/ Hiqet ‘Shqiponja’, simboli i 100-vjetorit të Pavarësisë

Foto/ Hiqet 'Shqiponja', simboli i 100-vjetorit të Pavarësisë

Vokshi përsërit akuzat: “Vangjush Dako duhet të arrestohet me urgjencë”

Vokshi përsërit akuzat: "Vangjush Dako duhet të arrestohet me urgjencë"

Petrit Vasili: “Rama rrëzohet vetëm me pjesëmarrje masive në shesh”

Petrit Vasili: "Rama rrëzohet vetëm me pjesëmarrje masive në shesh"
















TE FUNDIT

SHBA i pezullon për 90 ditë të tjera tarifat treshifrore tregtare ndaj Kinës

SHBA i pezullon për 90 ditë të tjera tarifat treshifrore tregtare ndaj Kinës
11 Gusht, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump e ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv për zgjatjen e armëpushimit tarifor me Kinën për 90 ditë...

Lexo më shumë

Disa zjarre në kryeqytet, flakët përfshijnë kodrat e Selitës dhe Zall-Herrin

Disa zjarre në kryeqytet, flakët përfshijnë kodrat e Selitës dhe Zall-Herrin
11 Gusht, 2025

Një tjetër vatër zjarri është raportuar mbrëmjen e kësaj të hëne, më 11 gusht, në kodrat e Selitës në Tiranë,...

Lexo më shumë

Presidenti iranian: Rindërtimi bërthamor pa bisedime me SHBA-në, i kotë

Presidenti iranian: Rindërtimi bërthamor pa bisedime me SHBA-në, i kotë
11 Gusht, 2025

Presidenti iranian, Masud Pezeshkian, ka paralajmëruar se shteti i tij përballet me përshkallëzim konflikti me Shtetet e Bashkuara, nëse nuk...

Lexo më shumë

Trump angazhon Gardën Kombëtare në Uashington për të luftuar krimin

Demokracia në SHBA nën presion
11 Gusht, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump e ka angazhuar të hënën ushtrinë për ta luftuar krimin e dhunshëm në Uashington, teksa përmbush...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com