NASA njofton se këtë të shtunë, më 10 nëntor, tri asteroidë do të kalojnë fare pranë Tokës brenda pak orësh.
I pari, i quajtur “2018 VS1”, do të kalojë të shtunën rreth orës 14:18. Ky asteroid do të ketë përmasa 13 me 28 metra.
I dyti, 2018 VR1, do të kalojë vetëm 16 minuta më pas. Ndërsa i treti do të kalojë pas katër orësh.
Megjithatë, NASA garanton që asteroidët do të jenë në distancë të sigurt nga Toka.