Kreu i PD-së, Lulzim Basha, të mërkurën, bëri me dije se e ka çuar kauzën e opozitës deri në PPE.
Me sa duket, ai ka marrë mbështetje nga Partia Popullore Europiane për vettingun në politikën shqiptare.
Në një postim në Twitter, Basha thotë se ka marrë mbështetje dhe vlerësim nga liderët e PPE për pastrimin e politikës nga krimi.
“Votimi për drejtuesit e EPP dhe rezolutat në Kongresin #EPPHelsinki. Pritet debati mes kandidatëve #alexstubb dhe #ManfredËeber mbi vizionin tonë për Europën e vlerave. #up2EU Mbështetje dhe vlerësim nga liderët e EPP për betejën tonë për pastrimin e politikës nga krimi”, shkruan Basha.