Policia e Tiranës ka bërë një reagim pas incidentit të ndodhur në stadiumin “Qemal Stafa” ku në përfundim të ndeshjes Tirana – Kukësi një grup tifozësh kanë pushtuar fushën.
“Më datë 06.11.2018, rreth orës 19:50 në përfundim të ndeshjes së zhvilluar midis ekipeve “Tirana -Kukësi” të zhvilluar në stadiumin “Selman Stërmasi”, kanë hyrë në fushë disa tifozë të Tiranës ku një pjesë e tyre janë shoqëruar nga shërbimet e policisë në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
Gjatë hyrjes së tifozëve në fushë ka mbetur i dëmtuar lehtë një shtetas të cilit i është dhënë ndihma e duhur mjekësore. Po punohet për identifikimin dhe shoqërimin e personave të tjerë” – thuhet në njoftimin paraprak të policisë së kryeqytetit.