Një 23 vjeçar shqiptar banues në Pisa, u arrestua nga karabinierët, pasi u kap me 20 kg drogë.
Ai ishte duke udhëtuar me një makinë në Versilia mbrëmjen e shkuar, teksa ka shtuar shpejtësinë sapo ka pikasur patrullën e policisë.
Kjo bëri që të niste aksioni për ndalimin e tij.
Brenda mjetit ndodhej edhe një pitbull i egërsuar, por policët nuk u dekurajuan për shkak se njëri prej tyre ishte trajnues i qenve.
Brenda mjetit u gjet edhe 1 kg amnezi, i përbërë nga marihuanë e prerë me metadon dhe heroinë. Mediat italiane shkruajnë se lënda është një koktej vdekjeprurës që shkakton dëme serioze në trurin e përdoruesit.
Nëse lënda narkotike prej 20 kg marijuanë do të ishte shitur në tregun me pakicë destinuar për në Liguria, do t’i sillte 250 mijë euro fitime.
Shqiptari u dërgua në burg, ndërsa qeni iu rikthye familjes.