Sot në parlament votohet vetëm shkarkimi i Fatmir Xhafës. Rama tha se do i japim ca dite kohe Presidentit ta bluaje te krijoje binden per te dekretuar Sandër Lleshin si minister.
Në seancën e jashtëzakonshme foli vetëm Kryeministri Rama e më pas u hodh në votim dekreti për shkarkimin e Xhafës. 75 deputete të mazhorances ne salle votuan pro.
Rama për mosdekertimin e Lleshit nga Meta:
“Në takimin që pata me Presidentin nuk ishim në një mendje lidhur me arsyen e mosarsyes së dekretimit të ministrit të Brendshëm, por dola me një ndjesi pozitive pasi të dy kuptuam që ka nevojë për mirëkuptim. Është moment delikat pasi është vënë në pikëpyetje një ekuilibër i rëndësishëm. Uroj që e gjitha kjo të mos bëhet për një qëllim që shkon përtej mosdekretimit të ministrit”.
Kryeministri nënvizoi se nuk bëhet fjalë për “krisje personale, as politike, por kushtetuese”.
“Jemi këtu për ta ngjitur krisjen. Uroj që Presidenti të mos e çojë krisjen në thyerje”, u shpreh Rama.