Për të festuar 70 vjetorin e lindjes së Princit Charles, Princi William dhe Princi Harry u intervistuan për realizimin e një dokumentari rreth babait të tyre.
Këtë intervistë princat e përdorën si një mundësi për të zbuluar disa nga momentet e tyre më turpëruese me babain e tyre. Ata folën rreth pasionit të Princit Charles për të pastruar planetin. Dhe se si babai i tyre ka ndikuar te ta për vite me rradhë. Në fakt Princat të dy talleshin në shkollë për faktin se mblidhnin plehra. Një zakon I frymëzuar nga babai I tyre.
Princi Harry thotë: “Unë dilja nga shkolla që të mbidhja mbreturina. Nuk dilja i vetëdijshëm për të mbledhur plehra. Por kur shkon diku dhe sheh diçka në tokë e merr dhe e hedh në vendin e duhur.”
Kur vjen fjala te mbledhja e mbeturinave Princi William përshkruan pushimet e pazakonta që kanë kaluar si fëmijë. “ Kur ishim fëmijë, ikëm me pushime dhe mblodhëm plehra . Menduam se te gjithë duhet ta bëjnë. Ne ishim duke mbledhur plehra me mjetet e duhura dhe po I hidhnim në qeset plastike.”