Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shembjet në unazë prekin dhe Nexhmije Hoxhën: Veprim tipik fashist!

2018/11/05 at 9:13 AM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Flet Nexhmije Hoxha: E vërteta e anëtarësimit tim në Partinë Fashiste

E veja 97-vjeçare e Enver Hoxhës thotë në një prononcim për media se po veprohet me metoda fashiste për t’i nxjerrë në rrugë pa asnjë alternativë nga një godinë e vjetër e përshtatur si banesë pas dëbimit të familjes Hoxha nga Blloku në fillim vitet ’90.


“Si mund të merren vendime të tilla pa na dhënë asnjë mundësi, asnjë alternativë? Çfarë do të bëjmë ne në këto kushte, ku të shkojmë ne, ku të sistemohemi? Na thonë që duhet të zgjidhim trafikun e makinave në Tiranë. Patjetër të zgjidhet, por jo kështu.

Më duket një veprim tipik fashist dhe banorët këtu që po protestojnë kanë plotësisht të drejtë. Por meqë përmendet emri im, po ju them se kam edhe problemin e ruajtjes së asaj pak trashëgimie që më ka mbetur nga Enveri, që mezi e mblodha kur na degdisën këtu”, shprehet Nexhmije Hoxha.

Rustem Peçi, aktualisht Kryetar i Komitetit Kombëtar të Veteranëve të LANÇ-it, i cili banon në të njëjtën godinë është dhe më i ashpër në reagimin e tij:

“Nexhmija ka të drejtë, këto janë fashistë. Meritojnë etiketime më të rënda se kaq. Kjo është një qeveri që ka dëshmuar se i mungon dhembshuria vecanërisht për ata më të dobëtit. Po janë ata që ia kanë dhënë votat Edi Ramës. Mirëpo ta di mirë se ai që të ngre, edhe të rrëzon. Janë treguar shumë hipokritë, vecanërisht me ne. Si mund të veprohet në mënyrë të tillë? Disa na përmendin Bllokun dhe privilegjet e dikurshme. Im atë, Shefqet Peçi, pavarësisht meritave që kishte për kohën e luftës dhe më pas, nuk ka jetuar asnjëherë në ish-bllokun e famshëm. Edhe tani nuk po kërkojmë të kthehemi as në atë bllok dhe as në blloqet e rinj me vila luksi që kanë ndërtuar për veten milionerët pushtetarë dhe oborrtarët e tyre.

Nuk mjafton që shpenzohen paratë tona dhe durimi ynë me muzera antikombëtarë dhe kampe gënjeshtrash, nuk mjafton balta që hidhet mbi luftën dhe heronjtë e dëshmorët e saj. Do na flakin dhe në rrugë tani, në këtë moshë? Këto veprime janë neofashizëm i kulluar”, u shpreh ai.

Drejtoria e Rrugëve njoftoi Nexhmije Hoxhën dhe Rustem Peçin që duhet të lënë banesat pasi preken nga ndërtimi i unazës së madhe. Sipas avokatit Idajet Beqiri, të vesë së diktatorit Enver Hoxha nuk i kanë paraqitur asnjë dokument por vetëm një komunikim me gojë se godina do prishet për zgjerimin e unazës. Idejet Beqiri u shpreh se në katin e parë godinës 2-katëshe jeton familja e Rustem Pecit, kryetari i Komitetit Kombëtar të Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Zoti Beqiri argumentoi se nëse prishet një pjesë e godinës ajo rrezikon të shembet e gjitha./ Marrë nga gazeta Dita

Lexo edhe:

PROTESTA E BANOREVE TEK UNAZA E RE

Etiketa: banorëprotesteshembjeunaze


Ju sugjerojmë

Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
Kronikë

Emri/ Goditet me thikë në pjesën e kokës 26-vjeçari në Vlorë

8 Dhjetor, 2025 10:20 am
Marrëveshja për armëpushimit në Gaza, Begaj: Mbështesim paqen e qëndrueshme
Aktualitet

8 dhjetori, Begaj: Lëvizja studentore i hapi rrugën Shqipërisë evropiane

8 Dhjetor, 2025 9:26 am
8 Dhjetori, Dita Kombëtare e Rinisë
Aktualitet

8 Dhjetori, Dita Kombëtare e Rinisë

8 Dhjetor, 2025 8:41 am
Parashikimi i motit për këtë javë
Kryesore

Parashikimi i motit, 8 dhjetor 2025

8 Dhjetor, 2025 8:40 am
Horoskopi, 1 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi për ditën e sotme, 8 dhjetor 2025

8 Dhjetor, 2025 8:39 am
Ndeshja mes Tiranës dhe Partizanit, bllokohen disa rrugë në kryeqytet
Aktualitet

Ndeshja mes Tiranës dhe Partizanit, bllokohen disa rrugë në kryeqytet

7 Dhjetor, 2025 4:39 pm
Vrasja e 15-vjeçarit, bashkëmoshatarët protestë paqësore në Bulqizë
Kronikë

Vrasja e 15-vjeçarit, bashkëmoshatarët protestë paqësore në Bulqizë

7 Dhjetor, 2025 4:20 pm
Auto-Skicë
Kryesore

Një ministre, një pezullim dhe anatomia e një prove demokratike

7 Dhjetor, 2025 12:22 pm
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 7 dhjetor 2025, zbuloni shenjat me fat

7 Dhjetor, 2025 12:11 pm
Shqiptari qëllon me thikë ish-gruan në Greqi, 50-vjeçarja shpëton duke…
Kronikë

Shqiptari qëllon me thikë ish-gruan në Greqi, 50-vjeçarja shpëton duke…

6 Dhjetor, 2025 11:09 pm
Para
Blogeri e akuzoi se kishte manipuluar intervistën, reagon Ermal Mamaqi

Blogeri e akuzoi se kishte manipuluar intervistën, reagon Ermal Mamaqi

Sherr masiv në qendër të Firencez, plagoset rëndë një shqiptar

Emrat/ Itali, çifti shqiptar kapet me kokainë

Me anë të një fotografie Elita Rudi më në fund pranoi që është shtatëzënë

Me anë të një fotografie Elita Rudi më në fund pranoi që është shtatëzënë
















TE FUNDIT

Emri/ Goditet me thikë në pjesën e kokës 26-vjeçari në Vlorë

Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
8 Dhjetor, 2025

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Vlorë, ku një 26-vjeçar është goditur me thikë në pjesën e kokës. I...

Lexo më shumë

Vajza e Trump ndan tre librat që po lexon për Shqipërinë, njëri prej tyre i Kadaresë

Vajza e Trump ndan tre librat që po lexon për Shqipërinë, njëri prej tyre i Kadaresë
8 Dhjetor, 2025

Vajza e Donald Trump, Ivanka Trump ka bërë në rrjete sociale tre libra që po lexon që kanë të bëjnë për Shqipërinë dhe...

Lexo më shumë

Trump: Zelensky nuk është gati të pranojë marrëveshjen e paqes të hartuar nga SHBA

Trump akuzon Zelenskyyn: Ti dhe Joe Biden keni lejuar fillimin e luftës në Ukrainë
8 Dhjetor, 2025

Donald Trump ka thënë se Volodymyr Zelensky “nuk është gati” të nënshkruajë një propozim paqeje të hartuar nga SHBA-të që...

Lexo më shumë

8 dhjetori, Begaj: Lëvizja studentore i hapi rrugën Shqipërisë evropiane

Marrëveshja për armëpushimit në Gaza, Begaj: Mbështesim paqen e qëndrueshme
8 Dhjetor, 2025

Në 35-vjetorin e lëvizjes studentore të Dhjetorit ’90, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka kujtuar sakrificën dhe guximin e të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com